Seminari
Jobit 1–3; 12–13: “Ende do të Mirëbesoj tek Ai”


“Jobit 1–3; 12–13: ‘Ende do të Mirëbesoj tek Ai’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Jobit 1–3; 12–13: ‘Ende do të Mirëbesoj tek Ai’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Jobit 1–3; 12–14; 19; 21–24; 38–40; 42: Mësimi 97

Jobit 1–3; 12–13

“Ende do të Mirëbesoj tek Ai”

The Old Testament prophet Job depicted kneeling on the ground looking up to the light of the Lord. His friends are in the background of the painting. Job has one hand stretched toward the light. (Job 42:1-8)

A je munduar ndonjëherë të jesh besnik ndaj Perëndisë gjatë kohëve të vështira? Jobi ishte një njeri besnik që gëzonte një jetë të bekuar. Papritmas, Jobi humbi pasurinë, fëmijët dhe shëndetin e tij. Megjithatë, Jobi nuk e humbi besimin e tij te Jezu Krishti. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të mirëbesuar tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti gjatë sprovave.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si kanë reaguar ndaj sprovave të tyre. Kërkojuni atyre të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të diskutuar përvojat e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Para se të filloni mësimin e sotëm, mund t’ju ndihmojë t’u thoni nxënësve se librat e radhës (Jobit–Kantiku i Kantikëve) njihen si librat e poezisë ose letërsia e urtësisë. Këta libra janë shkruar në formë poetike dhe nuk kanë për qëllim të përçojnë histori. Ashtu si shkrimet e tjera të shenjta, këta libra mund të na drejtojnë te Jezu Krishti dhe të na ndihmojnë ta ndjekim Atë. (Shënim: Jozef Smithi e përshkroi Kantikun e Kantikëve si “shkrime jo të frymëzuara” [Joseph Smith Translation, note on Song of Solomon].)

Mënyra se si reagojmë ndaj sprovave

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke shkruar në tabelë “Personi A” dhe “Personi B”. Ftojini nxënësit të krijojnë një skenar për secilin person, një që përshkruan një sprovë afatgjatë dhe një që përshkruan një sprovë afatshkurtër. Nxitjet vijuese mund të ndihmojnë.

  1. Që kur Personi A ishte fëmijë, atij i është dashur të përballojë …

  2. E sotmja sa vjen e bëhet më keq për Personin B. Ajo nisi me …

Pasi nxënësit t’i kenë krijuar të dy skenarët, ftojini ata të diskutojnë pyetjet vijuese për “Personin A” dhe “Personin B”. Ata mund ta bëjnë këtë në dyshe ose në grupe të vogla.

  • Si do të dukej nëse ky person do të reagonte keqas ndaj kësaj sprove?

  • Si do të dukej nëse ky person do të reagonte mirë ndaj kësaj sprove?

  • Si do të dukej nëse ky person do të reagonte ndaj kësaj sprove me mirëbesim tek Ati Qiellor?

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të diskutuar, ndihmojini ata të mendojnë rreth mënyrës se si reagojnë ndaj sprovave të tyre. Sa vijon është një mënyrë se si mund ta bëni këtë.

Në një shkallë nga 1–5 (ku 1 nuk është aspak e vërtetë për ty dhe 5 është shumë e vërtetë për ty), mendo se sa të vërteta janë thëniet vijuese për ty:

  • Unë reagoj mirë ndaj sprovave.

  • Unë gjej forcë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti gjatë sprovave.

Ji i hapur ndaj të ndjerit ose të mësuarit të gjërave rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që mund të të ndihmojnë t’i përballosh sprovat e tua me mirëbesim më të madh në Ta.

Jeta e Jobit

Lexo te Jobit 1:1–3, duke kërkuar atë që mëson rreth Jobit. (Shënim: fjala i ndershëm përkthehet në “i plotë, i plotësuar, që ka integritet.”)

  • Çfarë gjete?

Mund t’i shkruani përgjigjet e nxënësve në tabelë. Para se ta vazhdoni historinë e Jobit, merreni parasysh të lexoni ose të përmblidhni sa vijon.

Është e rëndësishme të kuptohet se Jobi ishte një person i vërtetë (shih te Doktrina e Besëlidhje 121:10), por jeta e Jobit tregohet duke përdorur disa elemente poetike. Për shembull, në fillim të historisë së Jobit, Zoti dhe Satani përshkruhen sikur po bëjnë dy biseda. Këto nuk janë ndërveprime të vërteta ndërmjet Zotit dhe Satanit, por ilustrojnë rolin e Satanit si kundërshtari ose armiku ynë. Ato mund të jenë një mënyrë poetike e përgatitjes së lexuesit për atë që vjen më pas në jetën e Jobit: pikëllimet, tundimet e tij dhe humbja e të mirave të kësaj bote.

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë bisedën e parë, mund t’u kërkoni tre vullnetarëve të lexojnë. Njëri vullnetar mund të lexojë fjalët e tregimtarit, një tjetër fjalët e Zotit dhe i treti fjalët e Satanit. Kërkojuni nxënësve t’i lexojnë fjalët pa i dramatizuar ato në asnjë mënyrë. Merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet vijuese rreth të cilave nxënësit të mendojnë ndërsa dëgjojnë.

Lexo te Jobit 1:6–12, duke kërkuar përgjigjet për pyetjet vijuese:

  • Çfarë shpallje bëri Satani për drejtësinë e Jobit?

  • Çfarë donte Satani që t’i ndodhte Jobit?

Lejojini nxënësit t’i japin përgjigjet e tyre. Nëse është e nevojshme, ndihmojini nxënësit të kuptojnë se Satani shpalli që Jobi ishte i drejtë vetëm sepse Zoti e bekonte atë. Për ta vërtetuar këtë shpallje, Satani donte që Jobit t’i hiqeshin bekimet.

Shembulli i Jobit

Për pjesën tjetër të historisë së Jobit, ju mund të krijoni një tabelë si vijuesja në dërrasë. Mund t’i organizoni më pas nxënësit në dyshe ose në grupe të vogla për të plotësuar tabelën. Kërkojuni grupeve që të diskutojnë pyetjet që vijojnë. Mund të jetë e dobishme të ecni rrotull për t’i ndihmuar dhe inkurajuar nxënësit. (Shënim: Ulcerat janë plagë të dhembshme në lëkurë. Jobi “shqeu” ose grisi rrobat e tij dhe e rruajti kokën si shenja vajtimi.)

Çfarë vuajti Jobi?

Në ç’mënyrë u përgjigj Jobi?

Çfarë vuajti Jobi?

Lexo te Jobit 1:13–19; 2:7.

Në ç’mënyrë u përgjigj Jobi?

Lexo te Jobit 1:20–22; 2:9–10; 13:15; 23:10.

  • Çfarë të bën përshtypje rreth përgjigjes së Jobit?

  • Çfarë mund të ketë kuptuar Jobi rreth Perëndisë për t’u përgjigjur në atë mënyrë?

    Nxënësit mund të vënë në dukje se Jobi e pranoi se bekimet e tij kishin ardhur nga Perëndia (shihni te Jobit 1:21), e kuptoi se sprovat janë pjesë e planit të Perëndisë (shihni te Jobit 2:10) dhe e dinte se Perëndia ishte në dijeni për të dhe se sprovat e tij do ta përmirësonin (shihni te Jobit 23:10).

    Pasi nxënësit ta përfundojnë veprimtarinë, ndihmojini ata të përcaktojnë një të vërtetë duke bërë një pyetje si vijuesja.

  • Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Jobit që mund të na ndihmojë gjatë sprovave?

Ndër përgjigjet e tjera, nxënësit mund të përcaktojnë diçka si: ne mund të zgjedhim t’i mirëbesojmë Perëndisë gjatë sprovave tona.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të gjejnë dhe shenjojnë se ku e shohin këtë të vërtetë te Jobit 13:15.

Shembuj në shkrimet e shenjta

Mendoni për mënyrat se si mund t’i ndihmoni nxënësit ta rritin mirëbesimin tek Ati Qiellor gjatë sprovave të tyre. Një mënyrë është t’i vini nxënësit të kërkojnë shkrime të shenjta në të cilat njerëzit shpjegojnë arsyet pse mirëbesuan te Perëndia gjatë një sprove. Nxënësit mund të bëjnë veprimtarinë vijuese.

  1. Gjej një shembull në shkrimet e shenjta ku dikush zgjodhi të mirëbesonte te Perëndia gjatë sprovave të tij.

  2. Shenjoji fjalët ose frazat që shpjegojnë arsyen përse ky person mirëbesoi te Perëndia.

  3. Përgatitu të shpjegosh mënyrën se si konceptet që shenjove të kanë ndihmuar ose mund të të ndihmojnë të mirëbesosh te Perëndia.

Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë për të përcaktuar tregimet në shkrimet e shenjta, mund t’i ftoni ata të kërkojnë fjalën “mirëbesim” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Ose mund të jepni shembuj të tillë si:

Daniel 2:19–23 – Danieli u përball me urdhrin e mbretit Nebukadnetsar që të gjithë dijetarët në mbretëri (përfshirë Danielin) do të vriteshin nëse askush nuk mund ta interpretonte ëndrrën e tij.

2 Nefi 4:17–23 – Nefi vajtoi për dobësitë e tij dhe u ndje i papërshtatshëm.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit të tregojnë në grupe të vogla ose t’ia tregojnë klasës atë që gjetën. Mund të shfaqni gjithashtu për nxënësit materialin filmik “Mountains to Climb” [“Male për t’i Ngjitur”] (5:05), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Vërini ata të kërkojnë atë që tregoi Presidenti Ajring, që mund ta rritë mirëbesimin e tyre tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti gjatë sprovave.

5:10

Përfundimi

Mund ta përmbyllni orën mësimore duke i ftuar nxënësit t’i shkruajnë vetes një shënim ose t’i dërgojnë vetes një mesazh me tekst duke iu përgjigjur pyetjes vijuese. Nëse shkruan një shënim, ftojini ata ta palosin atë dhe ta vendosin në xhep ose diku ku do ta shohin më vonë atë ditë. Mund të vini muzikë të qetë instrumentale ndërsa nxënësit shkruajnë.

  • Çfarë është diçka që ndjeve sot që të ka ndihmuar të duash të mirëbesosh tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti gjatë sprovave?