Seminari
Jobit 1–3; 12–14; 19; 21–24; 38–40; 42: Vështrim i Përgjithshëm


“Jobit 1–3; 12–14; 19; 21–24; 38–40; 42: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Jobit 1–3; 12–14; 19; 21–24; 38–40; 42: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Jobit 1–3; 12–14; 19; 21–24; 38–40; 42

Jobit 1–3; 12–14; 19; 21–24; 38–40; 42

Vështrim i Përgjithshëm

Jobi ishte një njeri besnik që gëzonte një jetë të bekuar. Papritmas, Jobi humbi pasurinë, fëmijët dhe shëndetin e tij. Megjithëse këto sfida ishin të vështira, Jobi mirëbesoi te Zoti, që e ndihmoi Jobin t’i shihte sprovat e tij me një këndvështrim të përjetshëm. Zoti e bekoi shumë Jobin në fund të jetës së tij.

ikona e seminaritKërkoni t’i njihni nxënësit – t’i kuptoni rrethanat, nevojat dhe pikat e tyre të forta. Kur nxënësit ndiejnë se mësuesi i tyre kujdeset sinqerisht për ta, ata ka më shumë të ngjarë të vijnë në orën mësimore të gatshëm për të mësuar dhe për të dhënë idetë dhe përvojat e tyre. Kërkoni mundësi për t’i pyetur nxënësit rreth interesave të tyre përpara, gjatë ose pas orës mësimore. Mund të bëni pyetje rreth artikujve që sjellin nxënësit në klasë ose veprimtarive në të cilat janë të përfshirë. Për më shumë mbi mënyrën se si Shpëtimtari bëri lidhje, shihni pjesën “Shpëtimtari na Njeh dhe i Kupton Rrethanat, Nevojat dhe Pikat Tona të Forta” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 13). Për trajnim shtesë mbi vëzhgimin dhe bërjen e pyetjeve rreth interesave të nxënësve, shihni pjesën “Kërkoni t’i njihni ata – t’i kuptoni rrethanat, nevojat dhe pikat e tyre të forta”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Jobit 1–3; 12–13

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të mirëbesuar tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti gjatë sprovave.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si kanë reaguar ndaj sprovave të tyre. Kërkojuni atyre të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të diskutuar përvojat e tyre.

  • Material filmik: “Mountains to Climb” [“Male për t’i Ngjitur”] (5:05)

Jobit 14; 19

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë shpresën që vjen nëpërmjet Ringjalljes së Jezu Krishtit.

Jobit 21–24; 38–40; 42

Qëllimi i mësimit: T’u japë nxënësve një mundësi për t’i ndihmuar të tjerët t’i shohin sprovat e tyre me një këndvështrim të përjetshëm.

  • Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve pyetjen “Përse na lejon Perëndia të përjetojmë sprova?” Ftojini ata t’i gjejnë përgjigjet duke përdorur burimet e caktuara në mënyrë hyjnore, të tilla si shkrimet e shenjta, mësimet nga udhëheqësit e Kishës ose prindërit e tyre. Ata gjithashtu mund t’i pyesin pjesëtarët e familjes ose shokët se si do t’i përgjigjeshin pyetjes.

  • Figurë: Jobi

  • Fletushkë: “Kuptueshmëria e Sprovave

  • Material filmik: “Why Do Bad Things Happen to Good People?” [“Përse Njerëzve të Mirë iu Ndodhin Gjëra të Këqija?”] (4:39)

  • Materiale për nxënësit: Një zar me gjashtë faqe për çdo dyshe nxënësish

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për lojën me zare