“2 Kronikave 14–20; 26; 30: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“2 Kronikave 14–20; 26; 30: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
2 Kronikave 14–20; 26; 30
2 Kronikave 14–20; 26; 30
Vështrim i Përgjithshëm
Mbreti Asa, mbreti i tretë i Judës, kërkoi Zotin gjatë kohëve me paqe, si edhe të vështira. Megjithëse besimi i Asas u lëkund më pas në jetë, i biri, Jozafati, jo vetëm që u përpoq ta ndiqte Zotin, por e ndihmoi gjithashtu popullin e Tij të kthehej te Zoti. Si rrjedhojë, kur amonitët dhe të tjerë e sulmuan Judën, Zoti luftoi në betejat e tyre për ta.
Inkurajojini nxënësit që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin duke e studiuar ungjillin çdo ditë. Studimi i fjalës së Zotit çdo ditë në shkrimet e shenjta është themelor për të mësuarit e zellshëm e të pavarur të ungjillit gjatë gjithë jetës. Një mënyrë për të inkurajuar studimin e përditshëm, është të bëhen pyetje që i ndihmojnë nxënësit ta lidhin studimin e tyre vetjak dhe familjar të shkrimeve të shenjta me përvojën në klasë. Një shembull i kësaj gjendet te Mësimi 91: “2 Kronikave 17–20”. Për të mësuar më shumë, shihni te “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët të Arrinin ta Njihnin Atë duke e Studiuar Fjalën e Tij” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 25).
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
2 Kronikave 14–16
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për të kërkuar Zotin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të mënyrave se si mund ta kërkojnë Zotin në jetën e tyre.
-
Sende për t’u paraqitur: Disa gjëra që ndryshojnë në vlerë, si një laps, një detyrë shtëpie e rëndësishme, një telefon celular, një dhuratë nga një i afërm e me radhë
-
Materiale për nxënësit: Kopje të broshurës Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022)
-
Material filmik: “Gjeni Kohë për Zotin” (5:49) nga kodi kohor 1:00 deri në 3:29
2 Kronikave 17–20
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të mësojnë t’i përcaktojnë parimet e ungjillit nga shkrimet e shenjta.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të reflektojnë mbi atë që po mësojnë në studimin e tyre vetjak dhe familjar të shkrimeve të shenjta. Ata mund të vijnë në orën mësimore gati për të treguar një parim që e gjetën, dhe mënyrën se si ai i ndihmon ata.
-
Figurë: Dikush duke ngjitur një shkëmb