Seminari
2 Kronikave 14–16: “Në Rast se e Kërkoni, Ai do të Vijë tek Ju”


“2 Kronikave 14–16: ‘Në Rast se e Kërkoni, Ai do të Vijë tek Ju’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“2 Kronikave 14–16: ‘Në Rast se e Kërkoni, Ai do të Vijë tek Ju’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

2 Kronikave 14–20; 26; 30: Mësimi 90

2 Kronikave 14–16

“Në Rast se e Kërkoni, Ai do të Vijë tek Ju”

Jesus Christ

Disa njerëz mund ta kërkojnë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin vetëm kur gjërat po shkojnë mirë. Të tjerë mund ta kërkojnë ndihmën e Tyre vetëm në kohë shqetësimesh. Ashtu si Asa, mbreti i Judës, ne mund ta kërkojmë Zotin gjatë kohëve me paqe, si edhe të vështira. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për ta kërkuar Zotin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të mënyrave se si mund ta kërkojnë Zotin në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përpjekje për të gjetur

Merreni parasysh ta filloni mësimin duke i ftuar nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si ne i kërkojmë gjërat që kanë humbur. Mund të renditni ose paraqitni disa gjëra që ndryshojnë në vlerë, si një laps, një detyrë shtëpie e rëndësishme, një telefon celular, një dhuratë nga një i afërm e me radhë. Pyetini nxënësit se çfarë përpjekjesh do të bënin për ta gjetur secilin send nëse do të humbte.

  • Përse ndryshojnë përpjekjet e tua për të gjetur diçka në varësi të asaj që po kërkon?

    Merreni parasysh të shkruani Kërkoni Zotin në krye të tabelës.

  • Çfarë mendon se do të thotë ta kërkosh Zotin?

Nëse nxënësit e kanë të vështirë të përgjigjen, mund të pyesni se si ata arrijnë ta njohin dikë dhe të zhvillojnë një marrëdhënie të mirë. Më pas pyesni se si ata mund të kërkojnë të njohin dhe të zhvillojnë një marrëdhënie me Zotin. Mund të shpjegoni se fjala në hebraisht e përkthyer kërko në vargjet që do të studiojnë sot (2 Kronikave 14:4; 15:2, 12; 6:12), është darash dhe do të thotë të kërkosh, pyesësh, vizitosh, ndjekësh, konsultohesh ose të përkushtohesh.

Në ditarin tënd të studimit, përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Cilat janë disa gjëra që ti ose të tjerët që ti i njeh, keni bërë për të kërkuar Zotin?

  • Sa përpjekje bën për të kërkuar Zotin?

Ndërsa studion sot, kërko mënyra se si mund ta kërkosh Zotin. Shkruaje çdo mendim ose ndjenjë që të vjen nga Fryma e Shenjtë.

Një shembull i të kërkuarit të Zotit

Merreni parasysh të tregoni ose përmblidhni paragrafin vijues.

Librat e Kronikave dhe Mbretërve mbulojnë përafërsisht të njëjtën periudhë kohore. Te 2 Kronikave 14–16 dhe 1 Mbretërve 15, lexojmë një tregim për mbretin Asa, mbretin e tretë të Judës.

Mund të krijoni tabelën vijuese në dërrasë për t’i ndihmuar nxënësit për veprimtarinë e radhës. Nxënësit mund ta krijojnë tabelën edhe në ditarët e tyre të studimit.

Mënyra se si Asa dhe populli i tij e kërkuan Zotin

Mënyra se si Zoti i bekoi ata

Mënyra se si Asa dhe populli i tij e kërkuan Zotin

Mënyra se si Zoti i bekoi ata

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në katër grupe të ndryshme. Kërkojini secilit grup që të lexojë një grup të ndryshëm të vargjeve vijuese. Një nxënës nga secili grup mund të shkruajë në tabelë atë që mësuan.

Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë për të kuptuar termin “Asherimët” te 2 Kronikave 14:3, shpjegoni se ato ishin vende ku njerëzit adhuronin perënditë e rreme.

Lexoje njërin nga grupet vijuese të vargjeve, duke kërkuar atë që bënë Asa dhe populli i tij dhe mënyrën se si Perëndia i bekoi ata:

  • 2 Kronikave 14:3–7. Gjatë një kohë paqeje

  • 2 Kronikave 14:9–13. Kur etiopasët i sulmuan

  • 2 Kronikave 15:1–9. Gjatë një kohë paqeje

  • 2 Kronikave 15:10–12, 15. Gjatë një kohë paqeje

    Bëni pyetjen vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë nga ajo që kanë studiuar. Ndërsa nxënësit flasin, shtojini përgjigjet e tyre në tabelën në dërrasë.

  • Çfarë mësove nga përvojat e Asas dhe popullit të tij?

Duke përdorur fjalët e nxënësve, ndihmojini ata të përcaktojnë të vërteta të tilla si vijueset:

  • Ndërsa e kërkoj Zotin me gjithë zemrën time, Ai do të më japë prehje (2 Kronikave 14:7; 15:15)

  • Nëse e kërkoj Zotin, unë do ta gjej Atë (2 Kronikave 15:2)

Ndërsa nxënësit flasin, merreni parasysh të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë për t’i ndihmuar ata të mendojnë rreth kuptimit të disa prej fjalëve ose frazave. Për shembull, mund të pyetni: “Çfarë mendoni se do të thotë të gjeni Zotin?” ose “Si mund të duket prehja që na jep Zoti?”

Për mësimet që mund të ndihmojnë për këto pyetje ose të tjera, shihni pjesën Burime Shtesë.

Kërkimi dhe gjetja e Zotit

Ndihmojini nxënësit të bëjnë lidhjet ndërmjet jetës së Asas dhe jetës së tyre. Mund ta riemërtoni tabelën ekzistuese në dërrasë me titullin Mënyra se si mund ta kërkoj Zotin në kolonën e majtë dhe Mënyra se si mund të më bekojë Zoti në kolonën e djathtë. Më pas, ftojini nxënësit të bëjnë sa vijon në grupe ose më vete.

Krahas asaj që bënë Asa dhe populli i tij, shto në kolonën në anën e majtë të listës sate mënyrat se si ti mund ta kërkosh Zotin. Këto mënyra mund të vijnë nga përvoja jote, shembujt në shkrimet e shenjta ose historia e Kishës, apo bisedat nga udhëheqësit e Kishës.

Nxënësit mund t’i shtojnë shembujt e tyre në kolonën në anën e majtë në tabelë.

Nëse e ndieni se veprimtaritë vijuese do t’i ndihmonin nxënësit të përcaktojnë mënyra domethënëse për ta kërkuar Zotin, mund të bëni cilëndo ose të dyja:

  • Drejtojini nxënësit te pjesa “Ftesat” e secilës prej pjesëve kryesore te broshura Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022). Pjesët kryesore përfshijnë “Jezu Krishti do t’ju ndihmojë”, “Duajeni Perëndinë, duajeni të afërmin tuaj” e me radhë.

  • Shihni “Gjeni Kohë për Zotin” nga kodi kohor 1:00 deri në 3:29 (në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org). Ndërsa nxënësit e dëgjojnë Presidentin Rasëll M. Nelson, ftojini ata të përcaktojnë mënyrat se si mund ta kërkojmë Zotin.

5:49

Nëse doni, mund t’i ndihmoni nxënësit të mendojnë rreth pengesave që mund të hasin ndërsa përpiqen fort të kryejnë veprimet që sapo treguan. Për ta bërë këtë, merreni parasysh të bëni pyetjet vijuese.

  • Çfarë mund të na shpërqendrojë nga kërkimi i Zotit?

  • Çfarë të ndihmon ta kërkosh Zotin pavarësisht nga shpërqendrimet?

    Merreni parasysh t’i ftoni ata të shenjojnë frazën “ai do të vijë tek ju” te 2 Kronikave 15:2. Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë për mënyra se si mund ta gjejmë Zotin, bëni pyetjen vijuese.

  • Si të ka bekuar Zoti ty ose dikë që ti njeh ndërsa e ke kërkuar Atë?

Pasi nxënësit të flasin, inkurajojini ata t’i shkruajnë mendimet e tyre në kolonën në anën e djathtë të tabelës. Nëse doni, mund të dëshmoni se bekimet që treguan nxënësit, mund të jenë provë që ata e kanë gjetur Atë.

Bërja e një plani

Ndihmojini nxënësit të veprojnë sipas diçkaje që e kanë ndier ose mësuar gjatë mësimit. Për ta bërë këtë, inkurajojini ata të marrin parasysh mbresat që mund të kenë marrë nga Shpirti gjatë gjithë orës mësimore. Gjithashtu, te mësimi 87, nxënësit iu rikthyen synimeve të tyre për studimin e shkrimeve të shenjta si një mënyrë për të ardhur më pranë Zotit. Nëse është e dobishme, ata mund të vlerësojnë ecurinë e synimeve të tyre dhe të vendosin nëse do të duan t’i përdorin synimet e tyre edhe në këtë plan.

Zgjidh një gjë që mund të bësh për të kërkuar Zotin. Jepu përgjigje pyetjeve vijuese në ditarin e studimit. Planifiko se si mund ta përfshish këtë veprim në jetën tënde.

  • Si mendon, përse mund të të ndihmojë ky veprim ta gjesh Zotin më shumë në jetën tënde?

  • Çfarë sfidash mund të hasësh ndërsa përpiqesh fort ta bësh këtë?

  • Çfarë hapash specifikë mund të ndërmarrësh për ta bërë atë pavarësisht këtyre sfidave?

Merreni parasysh ta përfundoni orën mësimore me dëshminë tuaj për bekimet e kërkimit të Zotit.