Seminari
Zanafilla 28: Besëlidhjet me Zotin


“Zanafilla 28: Besëlidhjet me Zotin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Zanafilla 28: Besëlidhjet me Zotin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zanafilla 24–33: Mësimi 31

Zanafilla 28

Besëlidhjet me Zotin

Exterior of LDS Temple at Sunset

Pasi vëllai i tij Esau e kërcënoi për jetën, Jakobin e udhëzuan prindërit që të udhëtonte drejt vendlindjes së nënës së tij për të gjetur një grua. Gjatë udhëtimit, ai pa një vegim që e çoi të hynte në besëlidhjen e Abrahamit me Perëndinë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të bërë besëlidhje me Perëndinë në tempull.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shqyrtojnë premtimet e besëlidhjes së Abrahamit (Abraham 2:8–11). Nxënësit mund të inkurajohen që të përpiqen dhe t’i shpjegojnë një pjesëtari të familjes së tyre rreth besëlidhjes së Abrahamit dhe përse ajo është e rëndësishme për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pse besëlidhjet?

Mund ta filloni orën mësimore duke paraqitur fotografinë e një tempulli dhe duke kënduar këngën e Fillores “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99).

Pastaj paraqiteni nxitjen vijuese. Ftojini nxënësit të përzgjedhin pohimin që është më i vërteti për ta. Përndryshe, mund të thoni vetëm pjesën e parë të nxitjes dhe nxënësit mund ta përfundojnë pohimin me një a dy fjali që pasqyrojnë saktë ndjenjat dhe mendimet e tyre.

Kur mendoj rreth shkuarjes në tempull në të ardhmen për të bërë besëlidhje me Perëndinë, unë:

  • Nuk di se çfarë të mendoj. Nuk mendoj shumë rreth kësaj.

  • Emocionohem. Mezi e pres atë ditë.

  • Jam pak në ankth. Nuk di se çfarë të pres.

  • Më duket e pakuptimtë.

Jepuni kohë nxënësve për t’i shkruar përgjigjet e tyre. Ftojini ata të kërkojnë frymëzim nga Fryma e Shenjtë gjatë mësimit. Fryma e Shenjtë mund t’i ndihmojë ta vlerësojnë rëndësinë e bërjes së besëlidhjeve me Perëndinë.

Ëndrra e Jakobit

Ftojini nxënësit ta shkruajnë të vërtetën e papërfunduar vijuese në ditarët e tyre të studimit. Mund ta shkruani edhe në tabelë dhe ta zgjeroni gjatë gjithë mësimit.

Në këtë mësim do të studioni rreth Jakobit te Zanafilla 28. Te Zanafilla 28:3–4, 12–20, Perëndia bëri një besëlidhje me Jakobin, të cilën Jakobi e pranoi. Nga ky tregim, ne mund të marrim mësime të rëndësishme rreth vlerës së bërjes së besëlidhjeve me Perëndinë. Ndërsa e studioni këtë mësim, kërkoni mënyra për ta përfunduar këtë të vërtetë: Teksa bëjmë besëlidhje me Perëndinë dhe i mbajmë ato, Ai do të …

Kërkojuni nxënësve ta tregojnë atë që mbajnë mend rreth besëlidhjes që Zoti bëri me Abrahamin. Për hollësi specifike mbi këtë besëlidhje, shihni te Mësimi 23: “Zanafilla 12–17”. Pasi nxënësit të flasin, përmblidheni paragrafin vijues me fjalët tuaja.

Megjithëse Jakobi ishte nipi i Abrahamit, ai mund të jetë ndier sikur bekimet e besëlidhjes së Abrahamit ishin të paarritshme për të. Jakobi nuk qe martuar ende në besëlidhje. Gjithashtu, konflikti për parëbirninë dhe bekimin e kishte shtyrë Esaun të dëshironte t’ia merrte jetën Jakobit (Zanafilla 27:41). Për ta mbrojtur Jakobin dhe për t’u siguruar që ai të kishte mundësinë për t’u martuar në besëlidhje, prindërit e Jakobit e udhëzuan atë të largohej nga shtëpia dhe të përshkonte qindra kilometra për në vendlindjen e nënës së tij (shih te Zanafilla 27:42–46; 28:1–2). Ky udhëtim do ta çonte Jakobin shumë larg Kanaanit, tokës së parëbirnisë që iu premtua.

Lexo te Zanafilla 28:10–15, duke kërkuar atë që përjetoi Jakobi një natë gjatë udhëtimit të tij.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një vizatim të asaj që Jakobi pa në ëndrrën e tij. Nxënësit mund t’ia tregojnë vizatimet e tyre një partneri dhe të shpjegojnë se çfarë u bëri përshtypje nga vargjet.

Pastaj ju mund të paraqitni figurën vijuese si një portretizim të vegimit.

The Old Testament prophet Jacob (Israel) lying asleep under a tree. A depiction of Jacob's dream of a ladder and angels descending from heaven is portrayed in the background.
  • Çfarë premtimesh nga besëlidhja e Abrahamit i ofroi Zoti Jakobit në këto vargje?

  • Çfarë premtimesh të tjera i bëri Zoti Jakobit te vargu 15?

    Mund t’i ftoni nxënësit t’i shtojnë këto premtime shtesë në të vërtetën e tyre. Ju mund t’i renditni përgjigjet e mundshme në tabelë. Përgjigjet mund të përfshijnë të jetë me ne, të na mbrojë e të kujdeset për ne, të mos na lërë.

  • Pse mendon se këto premtime mund të kenë qenë veçanërisht kuptimplota për Jakobin në këtë kohë?

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i kuptojnë më mirë këto premtime, ftojini ata të plotësojnë veprimtarinë vijuese në dyshe ose grupe të vogla. Nëse doni, mund t’i inkurajoni nxënësit të kërkojnë shkrime të shenjta ose thënie të tjera që i konfirmojnë këto premtime.

Studioji shkrimet e shenjta dhe thënien vijuese, duke kërkuar se si e thellojnë ato kuptueshmërinë tënde për premtimet që Zoti i bëri Jakobit.

Gjoni 14:18

Veprat e Apostujve 17:27 (vini re Përkthimin prej Joseph Smith‑it në anglisht)

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Elder Dale G. Renlund takes an official portrait in 2021.

“Teksa ecni në shtegun e besëlidhjeve, nga pagëzimi tek tempulli dhe gjatë gjithë jetës suaj, unë ju premtoj fuqi për të shkuar kundër rrjedhës së natyrshme të botës, fuqi për të mësuar, fuqi për t’u penduar e shenjtëruar dhe fuqi për të gjetur shpresë, ngushëllim e madje gëzim teksa përballeni me sfidat e jetës. Unë ju premtoj juve dhe familjes suaj mbrojtje kundër ndikimit të kundërshtarit, veçanërisht kur e bëni tempullin një përqendrim madhor në jetën tuaj.” (“Qasja te Fuqia e Perëndisë nëpërmjet Besëlidhjeve”, Liahona, maj 2023, f. 37)

Mund të jetë e dobishme që nxënësit të kuptojnë se bërja e besëlidhjeve nuk na kursen nga sfidat e jetës. Megjithatë, Plaku D. Tod Kristoferson dha mësim se këto besëlidhje na sigurojnë “shpres[ën] [t]onë më [të] madhe për ta shmangur mjerimin e shmangshëm nga njëra anë dhe për t’ua dalë mbanë me sukses vuajtjeve të pashmangshme të jetës nga ana tjetër” (“Arsyeja për Shtegun e Besëlidhjeve”, Liahona, maj 2021, f. 117).

  • Cilat nga këto premtime janë më kuptimplota për ty?

Ndjenjat e Jakobit rreth përvojës së tij

Mund të jetë e dobishme t’i paraqitni fragmentin dhe pyetjet vijuese. Ftojini nxënësit të lexojnë dhe diskutojnë në dyshe ose grupe të vogla. (Merreni parasysh t’u tregoni nxënësve se fjalët “frikë” dhe “i tmerrshëm” tregojnë se Jakobi ishte i mahnitur. “I tmerrshëm” përkthehet më mirë si “i mahnitshëm”.)

Lexo te Zanafilla 28:16–21, duke kërkuar reagimin e Jakobit ndaj përvojës së tij.

  • Çfarë ndjenjash rreth Zotit sheh se po shpreh Jakobi?

  • Si mund t’i japin shtysë këto ndjenja atij që të bëjë një besëlidhje me Zotin?

    Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të diskutuar, mund të ftoni disa që t’ia tregojnë klasës atë që mësuan.

    seminary icon Dhënia e mundësive që nxënësit t’ia tregojnë njëri‑tjetrit atë që po mësojnë, mund ta rritë vetëbesimin e tyre për të marrë pjesë në bashkëbisedime për ungjillin. Për trajnim shtesë mbi mënyrën se si t’i inkurajoni nxënësit që t’u tregojnë gjëra të tjerëve, shihni pjesën “Nxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve. (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 35)

  • Cilat fjalë ose fraza nga vargjet 16–21 mund të kenë lidhje me tempujt bashkëkohorë?

Nxënësit mund të vënë në dukje fjalë ose fraza si “me siguri Zoti është në këtë vend” (vargu 16); “shtëpia e Perëndisë” dhe “porta e qiellit” (vargu 17); “Bethel” (vargu 19), që do të thotë “shtëpia e Perëndisë” dhe “lidhi një kusht” (vargu 20). Nëse doni, mund t’i ftoni nxënësit që t’i shenjojnë këto fraza në shkrimet e tyre të shenjta.

Nxënësit mund t’i plotësojnë vizatimet e tyre të vegimit duke shkruar “shtëpia e Perëndisë”, “porta e qiellit” ose “tempulli” diku pranë fundit të shkallëve.

Bërja e besëlidhjeve me Zotin

Ftojini nxënësit ta bëjnë veprimtarinë vijuese në ditarët e tyre të studimit. Mund të jetë e dobishme t’u thoni nxënësve që ata do të reflektojnë për këto përgjigje në një mësim të ardhshëm. Nxënësit do ta përdorin atë që shkruajnë këtu, për të përfunduar një veprimtari vlerësimi te Mësimi 37: “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2”.

Për t’i përgatitur nxënësit që t’i shkruajnë përgjigjet e tyre, nëse doni, mund ta tregoni paragrafin vijues me fjalët tuaja.

Kur Jakobi u largua nga shtëpia e prindërve dhe u nis i vetëm, ai bëri besëlidhje me Perëndinë. Perëndia premtoi se do të ishte me të, do të kujdesej për të dhe do ta mbronte Jakobin. Pas pak vitesh, do të përballesh me shumë zgjedhje rreth asaj që do të bësh më pas në jetë. Mes këtyre vendimeve do të jetë mundësia për të bërë besëlidhje me Perëndinë në tempull. Mendo për këtë kohë në të ardhmen tënde teksa u përgjigjesh pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë bekimesh të premtuara ke përjetuar nga të përpjekurit fort për t’i mbajtur besëlidhjet e tua me Perëndinë ose nga shërbimi në tempull?

  • Me çfarë situatash mund të përballesh në të ardhmen ku do të kishe dobi nga kujdesi dhe mbrojtja që Perëndia u premton njerëzve që bëjnë besëlidhje me Të?

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për mënyrën se si i keni përjetuar premtimet që lidhen me bërjen dhe mbajtjen e besëlidhjeve me Zotin.