Seminari
Zanafilla 19: “Mos Shiko Prapa”


“Zanafilla 19: ‘Mos Shiko Prapa’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Zanafilla 19: ‘Mos Shiko Prapa’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zanafilla 18–23: Mësimi 26

Zanafilla 19

“Mos Shiko Prapa”

'Then the Lord rained down sulfur and fire on Sodom and Gomorrah. It was sent down from the sky by the Lord. So he overthrew those cities and all that region, including all the inhabitants of the cities and the vegetation that grew from the ground. But Lotaas wife looked back longingly and was turned into a pillar of salt. (Genesis, Chapter 19, 24-26). Woodcut after a drawing by Julius Schnorr von Carolsfeld (German painter, 1794 - 1872) from my archive, published in 1877.'

Zoti është shqetësuar gjithmonë për ndikimet e liga në jetën tonë. Pjesëtarët e familjes së Lotit u ndikuan nga ligësitë që i rrethonin në qytetin e Sodomës. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i shmangin ndikimet e liga në jetën e tyre që të mund ta ndjekin më plotësisht Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth ndikimeve në jetën e tyre ose tundimeve me të cilat përballen, që i pengojnë të ndjekin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ftojini ata të mendojnë rreth arsyes pse kanë nevojë t’i heqin këto pengesa nga jeta e tyre dhe mënyrën se si mund ta bëjnë këtë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Zgjedhje të vogla me pasoja të mëdha

Plaku Masimo De Feo, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi një të vërtetë të rëndësishme për pasojat që mund të kenë zgjedhjet tona:

Official Portrait of Elder Massimo De Feo  Photographed March 2017.

“Vendimet që marrim çdo ditë mund të duken të vogla, por ato gjithmonë kanë rrjedhoja reale dhe pasoja të mëdha, për mirë ose keq”. (“Small Choices, Big Consequences”, Ensign, gusht 2019, f. 34)

  • Cilët janë disa shembuj të zgjedhjeve të vogla që bëjmë, të cilat mund të kenë pasoja të mëdha?

Nëse është nevoja, merreni parasysh të jepni disa shembuj, të tillë si media që përdorim; lloji i miqve që zgjedhim ose zgjedhjet që bëjmë rreth studimit të shkrimeve të shenjta, frekuentimit të kishës ose lutjes. Shembuj të tjerë mund të kenë më tepër lidhje me nxënësit tuaj. Ftojini nxënësit të diskutojnë se si këto zgjedhje mund të kenë pasoja të mëdha, për mirë ose keq.

Më pas tregoni sa vijon për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten shpirtërisht për mësimin e sotëm.

Mendo për zgjedhjet që po bën aktualisht, të cilat po të çojnë drejt Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Gjithashtu, mendo për zgjedhjet që mund të jenë duke të të larguar prej Tyre. Ndërsa studion sot, kushtoju vëmendje mbresave shpirtërore për mënyrat se si mund të afrohesh më shumë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Loti i ngre çadrat e tij deri në Sodomë

Dhiata e Vjetër përmban një tregim për një burrë që quhej Loti, nipi i Abrahamit. Loti dhe familja e tij jetonin në qytetin e Sodomës, i cili njihej për ligësinë e tij të skajshme (shih te Zanafilla 13:13; 18:20; Ezekiel 16:49–50; Judë 1:7–8). Ishte një zgjedhje në dukje e vogël që e shtyu Lotin dhe familjen e tij të banonin në Sodomë.

Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që dinë për rrethanat që e shtynë Lotin të banonte në Sodomë. Shpjegimi vijues mund të përdoret sipas nevojës.

Pasi Abrahami, Loti dhe familjet e tyre u shpërngulën nga Egjipti në tokën e Kanaanit, pati një mosmarrëveshje mes barinjve të Abrahamit dhe barinjve të Lotit lidhur me tokën për kullotë. Për të ndihmuar në shmangien e konflikteve të mëtejshme, Abrahami dhe Loti i ndanë familjet dhe secili vendosi se ku do të jetonte (shih te Zanafilla 13:8–9).

Në vend që t’i lexojnë vargjet vijuese si klasë, nxënësit mund të punojnë me një partner. Dyshet mund të lexojnë vargjet dhe të bëjnë një vizatim që përshkruan veprimet e Lotit dhe Abrahamit.

Lexo te Zanafilla 13:10–13, 18, duke kërkuar se ku vendosi të jetonte secila familje. (Në këto vargje, Abrami i referohet Abrahamit. Zoti më vonë ia ndryshoi emrin në Abraham, siç shënohet te Zanafilla 17:5.)

  • Çfarë ndryshimesh vure re ndërmjet vendimeve të secilës familje?

  • Çfarë vendimi mund të marrë dikush sot që mund të jetë i ngjashëm me ngritjen e çadrës nga Loti deri në Sodomë? Çfarë këshille mund t’i jepje në këto situata?

Nëse nxënësit e kanë të vështirë të mendojnë vendime bashkëkohore që janë të ngjashme me ngritjen e çadrës nga Loti deri në Sodomë, ju mund të jepni disa shembuj, më pas t’i lejoni nxënësit të japin këshilla për këto situata. Shembujt mund të përfshijnë përdorimin e një gjuhe të papastër, zgjedhjen e mediave me përmbajtje të papërshtatshme, uljen e standardeve të veshjes ose thjeshtësisë për t’u përshtatur diku ose shpenzimi i kohës me miq që i shpërfillin mësimet e Shpëtimtarit.

Shkatërrimi i Sodomës dhe Gomorrës

Loti dhe familja e tij nuk qëndruan me çadër të ngritur deri në Sodomë. Përfundimisht, ata u shpërngulën dhe “ban[uan] Sodomë” (Zanafilla 14:12; theksimi i shtuar).

Nxënësit mund ta bëjnë referencë‑kryq vargun te Zanafilla 14:12 me vargun te Zanafilla 13:12 në shkrimet e tyre të shenjta. Nëse nxënësit bënë një vizatim më herët në mësim, mund t’i ftoni gjithashtu që ta përditësojnë vizatimin e tyre që të pasqyrojë vendndodhjen e re të Lotit.

Banorët e Sodomës dhe qytetit të Gomorrës aty pranë i refuzuan profetët që Zoti dërgoi për t’i paralajmëruar (shih te Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 212). Prej mëshirës së Tij, Zoti dërgoi lajmëtarë në Sodomë për ta paralajmëruar Lotin dhe familjen e tij që të largoheshin përpara se qyteti të shkatërrohej (shih te Zanafilla 19:12–13). Për shkak se njerëzit i refuzuan profetët dhe vazhduan në ligësi, ata u shkatërruan.

Lexo te Zanafilla 19:14–19, 24–26, duke kërkuar mënyrën se si Loti dhe familja e tij iu përgjigjën udhëzimeve për t’u larguar nga qyteti me shpejtësi.

  • Çfarë të bën përshtypje në këto vargje? Përse?

  • Çfarë mëson nga këto vargje rreth Zotit?

Nëse doni, mund edhe t’i pyesni nxënësit se çfarë po mësojnë që mund ta ndihmojë dikë që mendon se nuk ka ndonjë gjë të keqe të marrësh pjesë në vepra ligësie në dukje të vogla.

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë pse gruaja e Lotit u kthye në një “statujë prej kripe” (vargu 26), mund të jetë e dobishme të shpjegoni se gruaja e Lotit mund të mos ketë parë thjesht prapa, por mund të jetë kthyer në Sodomë (shih te Lluka 17:28–32). Mund të tregoni edhe thënien vijuese nga Presidenti Xhefri R. Holland.

Presidenti Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha arsye të mundshme pse gruaja e Lotit u kthye në një “statujë prej kripe” (vargu 26):

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland.  Photographed January 2018.

“Me ç’shihet, çfarë nuk shkonte me gruan e Lotit ishte se ajo nuk po shikonte thjesht prapa; në zemrën e saj ajo donte të kthehej prapa. …

Ka të ngjarë që gruaja e Lotit shikoi prapa me mëri drejt Zotit, për atë që Ai po i kërkonte asaj të linte pas.” (“Remember Lot’s Wife” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”,13 janar 2009], f. 2, speeches.byu.edu)

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta diskutojnë pyetjen vijuese me një partner ose në grup të vogël para se t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës.

  • Cilat janë disa të vërteta që mëson nga tregimi për Lotin dhe familjen e tij që mund të gjejnë zbatim në situatat me të cilat përballesh në jetën tënde?

    Duke përdorur vetë fjalët e tyre, nxënësit duhet të përcaktojnë të vërteta të ngjashme me sa vijon:

    Lejimi i ndikimeve të liga në jetën tonë – edhe ato në dukje të vogla – mund të na largojë nga Jezu Krishti.

    Si dishepuj të Jezu Krishtit, ne duhet t’i largohemi ligësisë dhe të mos shikojmë prapa.

    Për t’i ndihmuar nxënësit t’i kuptojnë më mirë dhe ta ndiejnë rëndësinë e këtyre të vërtetave, merreni parasysh të diskutoni pyetje si vijueset.

  • Çfarë mund të të ndihmojë t’i dallosh ndikimet në dukje të vogla që do të të largonin nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

  • Si mund të na ndihmojë Shpëtimtari që t’i lëmë pas gabimet e së shkuarës dhe të shkojmë përpara me besim?

Ftojini nxënësit të tregojnë përvojat që kanë, të cilat lidhen me të vërtetat që po diskutoni. Mund të tregoni edhe vetë përvojat tuaja.

Zbatoje në jetën tënde

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i zbatojnë të vërtetat që kanë studiuar, paraqitini udhëzimet dhe pyetjet vijuese. Ftojini nxënësit të kërkojnë frymëzim nga Perëndia për të dalluar ndryshimet që Ai do të donte që ata të bënin.

Mendo për veprimet që je ndier i nxitur të ndërmarrësh si rezultat i asaj që ke studiuar sot. Në ditarin tënd të studimit, shkruaj një plan për atë që do të bësh dhe kur do ta bësh. Nëse është nevoja, pyetjet vijuese mund të të ndihmojnë të krijosh një plan:

  • Cilat janë disa vendime në dukje të vogla që po merr aktualisht, të cilat përfundimisht mund të të largojnë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti? Çfarë ndryshimesh do të bësh?

  • Çfarë do të bësh për t’i lënë pas gabimet e së shkuarës dhe të shkosh përpara me besim te Jezu Krishti?

Merreni parasysh të dëshmoni për të vërtetat që keni studiuar sot. Inkurajojini nxënësit të veprojnë sipas planeve të tyre.