“37. Kunjet, Lagjet dhe Degët e Specializuara”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“37. Kunjet, Lagjet dhe Degët e Specializuara”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm.
37.
Kunjet, Lagjet dhe Degët e Specializuara
37.0
Parathënia
Një president kunji mund të propozojë krijimin e kunjeve, lagjeve dhe degëve të specializuara për t’u shërbyer anëtarëve siç përvijohet në këtë kapitull.
37.1
Lagjet dhe Degët sipas Gjuhës së Folur
Një president kunji mund të propozojë krijimin e një lagjeje ose dege sipas gjuhës së folur për anëtarë të kunjit: 1) që nuk flasin gjuhën amtare vendore ose 2) që përdorin gjuhën e shenjave.
37.7
Grupet në Kunje, Misione dhe Zona
Grupet janë bashkësi të vogla, të autorizuara për anëtarët, të cilat mbikëqyren nga një peshkop, president dege ose president misioni. Presidenti i kunjit ose misionit mund ta rekomandojë krijimin e një grupi në rrethanat vijuese:
-
Është i vështirë udhëtimi për anëtarët e mundshëm të grupit që të mblidhen me një lagje ose degë.
-
Një numër i vogël anëtarësh flasin një gjuhë që është e ndryshme nga anëtarët në lagje ose degë.
-
Anëtarëve në ushtri u jepet shërbim më i mirë duke qenë në një grup.
Një grup duhet të ketë të paktën dy anëtarë. Njëri duhet të jetë një prift i denjë në Priftërinë Aarone ose një mbajtës i denjë i Priftërisë Melkizedeke.
Në kunje, presidenti i kunjit cakton një peshkop ose president dege që ta organizojë e mbikëqyrë grupin. Në misione, presidenti i misionit cakton një president dege që ta organizojë e mbikëqyrë grupin.
Presidenti i kunjit, presidenti i misionit, peshkopi ose presidenti i degës thërret një udhëheqës grupi dhe e veçon atë. Udhëheqësi i grupit organizon dhe drejton mbledhjet e grupit, që përfshijnë administrimin e sakramentit.
Një udhëheqës grupi nuk mban çelësa të priftërisë dhe nuk autorizohet:
-
Të marrë të dhjeta dhe oferta.
-
Të këshillojë anëtarët rreth një mëkati të rëndë.
-
Të japë kufizime joformale ose formale të anëtarësisë.
-
Të kryejë detyra të tjera që kërkojnë çelësa të priftërisë.
Zakonisht, grupet përdorin Programin e Njësisë Bazë.
Dokumentet e anëtarësisë së anëtarëve të grupit mbahen në lagjen ose degën që e mbikëqyr grupin.
Zyrat qendrore të Kishës nuk caktojnë një numër njësie për grupet.