Seminari
Mësimi 131 – Doktrina e Besëlidhje 121–123: “Paqe i Qoftë Shpirtit Tënd”


“Mësimi 131– Doktrina e Besëlidhje 121–123: ‘Paqe i Qoftë Shpirtit Tënd’” Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 121–123”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 131: Doktrina e Besëlidhje 121–123

Doktrina e Besëlidhje 121–123

“Paqe i Qoftë Shpirtit Tënd”

Burgu i Libertisë dhe rajoni përreth

Pasi u tradhtua dhe u arrestua me akuza të rreme, Profeti Jozef Smith dhe udhëheqës të tjerë të Kishës u burgosën në një burg të vogël në Liberti të Misurit. Gjatë dimrit të viteve 1838–1839, shenjtorët në Misuri iu nënshtruan kushteve të tmerrshme dhe vuajtën shumë. Në mes të kësaj vuajtjeje, Zoti i ngushëlloi ata me këshillë të dhembshur dhe njohuri nga qielli. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si Perëndia mund të na ndihmojë nëpër sprovat tona.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

“O Perëndi, ku je ti?”

Përpara orës mësimore, merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet vijuese që nxënësit t’i shohin ndërsa mbërrijnë. Ndërsa fillon ora mësimore, ftojini nxënësit të tregojnë situata reale që mund ta shtyjnë një person të bëjë pyetje si këto.

Pasi nxënësit të kenë folur, ftojini ata të reflektojnë për sfidat me të cilat po përballen aktualisht ata ose njerëzit e tyre të dashur. Nxitini nxënësit ta shënojnë çdo mendim ose ndjenjë që mund të kenë për sfidat e tyre, duke përfshirë nëse kanë pasur pyetje si ato të paraqitura në tabelë.

Ndërsa nxënësit e vazhdojnë studimin e tyre, nxitini ta ftojnë Frymën e Shenjtë që t’i ndihmojë ata të përcaktojnë parime hyjnore, të cilat mund t’u ofrojnë paqe dhe ngushëllim vetjak gjatë sprovave të tyre.

Konteksti historik

pjesa e jashtme dhe e brendshme e Burgut të Libertisë

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë kontekstin historik të seksioneve që do të studiojnë, merreni parasysh ta shfaqni materialin filmik “Lessons from Liberty Jail” nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 3:00 deri në 8:49. Paraqitja e figurave të Burgut të Libertisë mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë atë që po kalonin Jozef Smithi dhe të burgosurit e tjerë.

Përndryshe, mund t’i organizoni nxënësit në grupe me nga tre veta dhe t’i jepni njërën nga përmbledhjet vijuese secilit nxënës në grup. Ftojini ata që t’i lexojnë me radhë përmbledhjet e tyre dhe ta tregojnë atë që mund të mendonin ose ndienin nëse do të vendoseshin në rrethana të ngjashme.

44:26

Përmbledhja 1: Më 31 tetor 1838, Xhorxh Hinkli, anëtar i Kishës dhe kolonel në milicinë e shtetit të Misurit, e tradhtoi Profetin Jozef Smith. Hinkli i tha Jozef Smithit se anëtarë të milicisë së Misurit, të cilët i kishin rrethuar shenjtorët në Far‑Uest të Misurit, dëshironin të takoheshin dhe t’i diskutonin kushtet e paqes. Kur arritën në takim nën flamurin e armëpushimit, Jozefi dhe udhëheqës të tjerë të Kishës u arrestuan me forcë si të burgosur lufte.

Përmbledhja 2: Gjatë muajit në vijim, Jozefi dhe të njohurit e tij u keqtrajtuan dhe u zhvendosën nga njëri burg në tjetrin ndërsa prisnin një gjyq të bazuar në akuza të rreme. Më 1 dhjetor 1838, burrat u burgosën në burgun e vogël në Liberti të Misurit. Gjatë katër muajve pasues, Jozef Smithi, vëllai i tij, Hajrëmi, Aleksandër Mek‑Rei, Liman Uajti dhe Kejlëb Bolduini u mbajtën në birucën e poshtme të burgut të Libertisë gjatë një dimri hidhësisht të ftohtë. Sidni Rigdoni ishte gjithashtu me ta për njëfarë kohe, por një gjykatës autorizoi lirimin e tij në fund të janarit të vitit 1839.

Përmbledhja 3: Përmasat e birucës ishin afërsisht 14 këmbë me 14 këmbë (4,3 metra me 4,3 metra) dhe tavani ishte nga 6 deri në 6,5 këmbë i lartë (nga 1,8 deri në 2 metra). E vetmja dritë natyrale ose ajër i pastër vinin nga dy dritare të vogla me hekura afër tavanit. Nga jashtë këtyre dritareve, njerëzit shpesh i tallnin dhe i fyenin të burgosurit. Burrat ishin të detyruar të flinin në dysheme me vetëm pak kashtë të pistë për shtrojë dhe iu qe dhënë një mbrojtëse shumë e lehtë nga i ftohti. Biruca kishte një kovë të vetme për jashtëqitjet dhe ushqimi i paktë i ofruar ishte aq i shpifur, saqë burrat mund ta hanin vetëm për shkak të urisë së dëshpëruar. Herë pas here, ushqimi ishte i helmuar. Të burgosurit kishin mall të fortë për shokët dhe familjet e tyre dhe ndien hidhërim të thellë kur dëgjuan rreth shenjtorëve të përvuajtur që u dëbuan nga Misuri gjatë dimrit të ftohtë.

Ju mund të vini në dukje se Doktrina e Besëlidhje 121–123 përmban përzgjedhje të një letre nga Profeti Jozef për shenjtorët. Ai e shkroi atë afër fundit të burgosjes së tij në Burgun e Libertisë pas muajsh vuajtjeje. Letra përfshinte disa kërkesa plot lutje të Jozefit dhe këshillën e përzemërt të Shpëtimtarit.

Mësime nga Burgu i Libertisë

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 121:1–6, duke kërkuar pyetjet dhe përgjërimet që Jozef Smithi ia shprehu Zotit.

ikona e trajnimit Ndihmojini nxënësit që t’i lidhin shkrimet e shenjta me jetën e tyre: Pyetjet vijuese janë një shembull i ofrimit të ndihmës që nxënësit ta lidhin atë që po mësojnë, me jetën e tyre. Për t’u ushtruar më shumë mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni trajnimin e titulluar “Prepare Invitations and Prompts That Help Students Find Personal Relevance to a Scripture Block” [“Përgatitni Ftesa dhe Nxitje që i Ndihmojnë Nxënësit të Gjejnë Lidhje Vetjake me një Bllok të Shkrimeve të Shenjta”], që gjendet te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Jepni Mësim Doktrinën.

  • Te cilat pyetje ose kërkesa nga Jozef Smithi mund ta gjesh veten?

  • Si e treguan fjalët e Jozef Smithit besimin e tij dhe nderimin për Perëndinë?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i vendosin një faqeje bosh në ditarin e tyre, titullin “Mësime nga Burgu i Libertisë”. Ndërsa e studiojnë përgjigjen e Perëndisë për lutjet e Jozefit, nxitini të bëjnë një listë të të vërtetave që ata i zbulojnë.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 121:7–9, 26, 33; 123:17, duke kërkuar këshillë nga Perëndia që mund ta ndihmojë dikë gjatë një sprove të vështirë.

Pasi anëtarët e klasës t’i mbarojnë së hartuari listat e tyre të të vërtetave, sugjeroni që të zgjedhin dy që u pëlqejnë vërtet, dhe t’i shkruajnë ato në një fletë letre të veçantë. Vërini nxënësit t’i shkëmbejnë letrat me dikë që është i ulur afër tyre. Ftojini nxënësit të rrethojnë një fjalë ose frazë të parapëlqyer në letrat që morën, dhe të shkruajnë një përshkrim të shkurtër të arsyes se përse e pëlqejnë atë. Ky proces mund të përsëritet shumë herë me nxënës të ndryshëm. Kur nxënësit i marrin sërish letrat e tyre, nxitini ata që t’i shtojnë pikëpamjet që mësuan nga të tjerët, në faqet e ditarit të tyre të studimit.

Ftojini disa nxënës ta shkruajnë një të vërtetë nga lista e tyre në tabelë. Sa vijon janë shembuj të parimeve që ata mund t’i japin: Në planin e përjetshëm të Perëndisë, sprovat e të drejtëve do të jenë veç një çast i vogël; Nëse ne i durojmë mirë sprovat tona, Perëndia do të na ekzaltojë lart; Perëndia mund të na japë paqe mes sprovave tona. Merreni parasysh t’i bëni dikujt pyetje për diskutim si ato në vijim.

  • Po të kishe qenë në Burgun e Libertisë, cili parim do të kishte qenë më ngushëllues për ty? Përse?

  • Cilat janë disa mënyra se si Perëndia të ka bekuar me paqe dhe ngushëllim gjatë një sprove?

  • Si mendon, cili është ndryshimi ndërmjet durimit të një sprove dhe durimit mirë të një sprove?

  • Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si Jezu Krishti i duroi vetë sprovat dhe vështirësitë e Tij?

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më tej se si Zoti mund t’i ndihmojë ata nëpër sprova të vështira, merreni parasysh të jepni thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

44:26

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Plaku Xhefri R. Holland

“Mësimet e dimrit të vitit 1838–1839 na mësojnë se çdo përvojë mund të bëhet një përvojë shëlbuese nëse ne mbetemi të lidhur me Atin tonë në Qiell përmes saj. Këto mësime të vështira na mësojnë se kur njeriu gjendet në zgrip, Perëndia ka një mundësi dhe nëse do të jemi vërtet të përulur e besnikë, nëse do të jemi besues dhe nuk do ta mallkojmë Perëndinë për problemet tona, Ai mund t’i kthejë burgjet e padrejta, çnjerëzore dhe shkatërruese të jetës sonë … në një rrethanë që mund të na sjellë ngushëllim e zbulesë, shoqërim hyjnor dhe paqe.” (Jeffrey R. Holland, “Lessons from Liberty Jail”, Ensign, shtator 2009, f. 28)

  • Si e ke parë të vërtetën e thënies së Plakut Holland në jetën tënde ose në jetën e dikujt që ti e njeh?

Për ta mbyllur, ftojini nxënësit të plotësojnë sa vijon në ditarët e tyre të studimit. Mund t’u kërkoni vullnetarëve ta tregojnë atë që shkruan.

Mendo rreth sfidave për të cilat reflektove në fillim të mësimit. Përzgjidh të paktën një të vërtetë nga lista jote “Mësime nga Burgu i Libertisë” që mund të të ndihmojë ty ose të tjerët në një sprovë të tanishme. Shpjegoje shkurtimisht se si Zoti mund të të bekojë dhe forcojë për të vepruarit me besim në këtë të vërtetë.