Seminari
Mësimi 114 – Doktrina e Besëlidhje 101:1–42: “Pavarësisht nga Mëkatet e Tyre, Brendësia Ime Mbushet me Dhembshuri”


“Mësimi 114 – Doktrina e Besëlidhje 101:1–42: ‘Pavarësisht nga Mëkatet e Tyre, Brendësia Ime Mbushet me Dhembshuri’” Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 101:1–42”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 114: Doktrina e Besëlidhje 98–101

Doktrina e Besëlidhje 101:1–42

“Pavarësisht nga Mëkatet e Tyre, Brendësia Ime Mbushet me Dhembshuri”

figurë e Krishtit me dhembshuri

Shenjtorët në Misuri e patën të vështirë të jetonin me drejtësi siç kishte urdhëruar Zoti. Si pasojë, ata humbën një pjesë të mirë të fuqisë dhe mbrojtjes së Zotit dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre prej armiqve të tyre. Pavarësisht kësaj, Zoti i siguroi ata për dashurinë dhe dhembshurinë e Tij ndaj tyre. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i ndiejnë dhembshurinë dhe mëshirën e Shpëtimtarit për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Arsyet përse ka vuajtje

Merreni parasysh ta paraqitni figurën e mëposhtme dhe t’i pyesni nxënësit për arsyet e ndryshme përse e reja mund të ndihet e shqetësuar. Mund t’i renditni përgjigjet e nxënësve në tabelë.

e re në ankth

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme, tregojuni atyre se sprovat që përjetojmë, mund të vijnë për një sërë arsyesh. Disa prej tyre përfshijnë vetë zgjedhjet tona, një pjesë të natyrshme të jetës, ose zgjedhjet e dobëta të të tjerëve. Merreni parasysh t’i renditni këto tri kategori në një pjesë tjetër në tabelë dhe t’i lejoni nxënësit t’i klasifikojnë arsyet që renditën, në secilën kategori.

Nëse dëshironi, mund t’i referoheni thënies te pjesa “Burime Shtesë” nga shënimi “Fatkeqësia” tek Tema dhe Pyetje për më shumë rreth këtyre tri arsyeve për vuajtjen.

Përgjigjja e Zotit ndaj vuajtjes së shenjtorëve

Ju mund të lexoni ose përmblidhni me vetë fjalët tuaja informacionin kontekstual të mëposhtëm.

Në vitin 1833, kundërshtia në Misuri u bë e dhunshme ndërsa turmat filluan të përdornin forcën për t’i larguar shenjtorët nga Indipendensa. Shenjtorët ishin të pasigurt a duhej të qëndronin të palëkundur ose t’ia mbathnin ndërsa moti ftohej dhe tensionet rriteshin. Profeti Jozef Smith ishte në Kirtland në Ohajo në këtë kohë, por po përditësohej për gjendjen e shenjtorëve. Duke e ditur dhimbjen dhe shqetësimin e tyre, Profeti u lut për t’i kërkuar Atit Qiellor nëse ata mund të riktheheshin në shtëpitë e tyre në Misuri. Ai mori një zbulesë të njohur tani si Doktrina e Besëlidhje 101. (Për më shumë informacion rreth sprovave të shenjtorëve, shih te Saints, vëll. 1, The Standard of Truth, kapitulli 17.)

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 101:1–2, duke kërkuar përse Zoti lejoi që shenjtorët të vuanin në mënyrën që vuajtën.

  • Çfarë gjete?

  • Cilat mund të kenë qenë shkaqet e tjera të vuajtjes së tyre?

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se krahas vuajtjes për shkak të shkeljeve të tyre, shenjtorët vuajtën për shkak të zgjedhjeve të dobëta të të tjerëve (turmat) dhe si një pjesë e natyrshme e jetës (i ftohti i dimrit).

Për veprimtarinë vijuese, ju mund t’i ndani nxënësit në dyshe. Ju mund t’i ftoni ata t’i lexojnë vargjet, ku njëri partner kërkon gjërat që mund të kenë qenë të vështira për t’u dëgjuar dhe tjetri kërkon gjërat që mund të kenë qenë ngushëlluese për t’u dëgjuar.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 101:3–9 duke kërkuar atë që mund të kishte qenë ngushëlluese për t’u dëgjuar dhe atë që do të kishte qenë e vështirë për t’u dëgjuar.

  • Çfarë gjete?

  • Sipas vargjeve 3 dhe 9, si i sheh Zoti ata që kanë mëkatuar?

    Nxënësit mund të përcaktojnë të vërteta duke përfshirë se edhe kur kemi mëkatuar, Zoti na jep dhembshuri dhe mëshirë.

    Ndihmojini nxënësit të diskutojnë mënyrën se si ky parim mund të na ndihmojë t’i drejtohemi Zotit në kohën tonë. Pyetjet si ato në vijim mund të ndihmojnë.

  • Çfarë mëson rreth Zotit ndërsa Ai jep dhembshuri dhe mëshirë ndaj nesh kur ne mëkatojmë në vend që t’i shpërfillë mëkatet tona?

  • Përse mendon se Jezu Krishti mund të japë dhembshuri dhe mëshirë si përgjigje ndaj mëkateve tona?

Me shtysë nga karakteri i Krishtit

Ftojini nxënësit të përsiatin përse ata vetë kanë nevojë për dhembshurinë dhe mëshirën e Shpëtimtarit. Kërkojuni atyre të reflektojnë mbi mënyrën se si marrja e dhembshurisë dhe mëshirës së Tij mund ta bekojë jetën e tyre.

ikona e trajnimit Jepuni mundësi nxënësve për t’i diskutuar të vërtetat e ungjillit. Veprimtaria vijuese i nxit nxënësit t’i studiojnë dhe më pas t’i diskutojnë të vërtetat e ungjillit që ata po i mësojnë. Për më shumë trajnim mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni trajnimin e titulluar “Nxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë”, që gjendet te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve. Merreni parasysh ta ushtroni zotësinë duke i ftuar nxënësit t’ia tregojnë njëri-tjetrit atë që po mësojnë.

Ju mund t’i ndani nxënësit në dyshe dhe t’i ftoni ata ta lexojnë thënien dhe fragmentin e shkrimit të shenjtë më poshtë. Më pas ata mund t’i diskutojnë pyetjet së bashku.

Lexoje thënien dhe fragmentin vijues të shkrimit të shenjtë duke kërkuar atë që mëson rreth karakterit të Jezu Krishtit që mund ta ndihmojë dikë që ka mëkatuar.

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

13:12
Plaku Ulises Soares

“Ndryshe nga unë dhe ju, Krishti është në gjendje t’i shohë qartësisht të gjithë aspektet e një situate të dhënë. Edhe duke i ditur të gjitha dobësitë tona sikurse i di Ai, Shpëtimtari nuk na dënon me nxitim, por vazhdon të punojë me ne plot dhembshuri gjatë gjithë kohës.” (Ulises Soares, “Dhembshuria Jetëgjatë e Shpëtimarit”, Liahona, nëntor 2021, f. 15)

Hebrenjve 4:14–16

  • Çfarë gjete? Si do ta ndihmojë kjo dikë që ka mëkatuar?

Merreni parasysh të tregoni një përvojë vetjake të mënyrës se si ju jeni bekuar nga dhembshuria dhe mëshira e Shpëtimtarit. Ftojini nxënësit e gatshëm që gjithashtu të tregojnë përvoja. Mbajeni mend që ju ose nxënësit nuk duhet të tregoni përvoja që janë tepër vetjake ose të rrëfeni mëkatet e së shkuarës.

Po Sioni?

Merreni parasysh t’u tregoni nxënësve se shenjtorët në Misuri po shpresonin ta ndërtonin Sionin në Indipendensë, por u detyruan të largoheshin. Megjithëse nxënësit mund të mos e gjejnë veten te humbja e Sionit, ata mund të ndiejnë se kanë humbur diçka tjetër të çmuar ose të shenjtë për ta, si shokët ose mundësitë për t’u rritur shpirtërisht. Ftojini ata t’i lexojnë vargjet vijuese dhe të mendojnë se çfarë japin mësim ato rreth Shpëtimtarit.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 101:16–19, duke kërkuar ngushëllimin dhe këndvështrimin që ofron Zoti.

  • Çfarë të ndihmojnë të kuptosh këto vargje rreth këndvështrimit të Shpëtimtarit?

  • Çfarë mësimi dha Zoti rreth Sionit që mund të ketë lidhje me jetën tonë tani?

    Ju mund t’i ftoni nxënësit të reflektojnë mbi vetë sfidat dhe zgjedhjet e tyre. Ata mund të përgjigjen për pyetjet vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Cilin varg nga Doktrina e Besëlidhje 101:1–19 dëshiron të mbash mend?

  • Çfarë ke ndier rreth dhembshurisë ose mëshirës së Shpëtimtarit që mund të jetë një bekim në jetën tënde?

  • Cili është një hap që mund ta hedhësh bazuar në atë që ke ndier?