“Doktrina e Besëlidhje 67–70: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 67–70”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 67–70
Doktrina e Besëlidhje 67–70
Vështrim i Përgjithshëm
Në nëntor të vitit 1831, në një konferencë të veçantë në Hajrëm të Ohajos, pleqtë e Kishës vendosën të botonin një koleksion të zbulesave të marra nga Jozef Smithi. Kur disa pleq ngurruan të dëshmonin se zbulesat erdhën nga Zoti, Ai zbuloi seksionin te Doktrina e Besëlidhje 67. Gjithashtu, katër nga pleqtë i kërkuan Jozef Smithit ta pyeste Zotin rreth vullnetit të Tij për ta. Profeti mori një zbulesë të shënuar tani te Doktrina e Besëlidhje 68. Ajo përfshin këshillën që prindërit t’ua japin mësim fëmijëve të tyre parimet dhe ordinancat e ungjillit.
Njihini rrethanat e çdo nxënësi: Çdo nxënës ka përvoja dhe marrëdhënie të ndryshme që ndikojnë në mënyrën se si ai mendon dhe ndihet rreth të vërtetave të ungjillit. Kërkoni ta kuptoni çdo nxënës dhe situatën e tij. Ndërsa i përgatitni mësimet dhe ndërsa nxënësit marrin pjesë në mësim, mendoni rreth variablave të ndryshme që mund të ndikojnë në mënyrën se si nxënësit reagojnë ndaj mësimit. Për më tepër mbi mënyrën se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni pjesën me titull “Shpëtimtari na Njeh dhe i Kupton Rrethanat, Nevojat dhe Pikat Tona të Forta” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 68:25–31”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 67
Qëllimi i mësimit: Të ndihmojë të rritet vetëbesimi i nxënësve që Zoti mund të na flasë nëpërmjet profetëve dhe se Doktrina e Besëlidhje është fjala e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë se sa të sigurt ndihen se Zoti na flet nëpërmjet profetëve dhe se libri Doktrina e Besëlidhje është fjala e Zotit. Ata mund të përsiatin për përvoja që kanë ndikuar në dëshmitë e tyre për këtë si edhe për çdo shqetësim që mund t’i pengojë bindjet e tyre.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Paraqitja në skicë e materialit “The Prophet’s Words Are True” [“Fjalët e Profetit Janë të Vërteta”] nga revista Për Forcën e Rinisë e qershorit të vitit 2021, e shtypur ose e paraqitur (Nëse kjo nuk është e mundur ose e volitshme, në këtë mësim ka një mundësi tjetër.)
Doktrina e Besëlidhje 68:25–31
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë urdhrin e Zotit që prindërit t’ua japin mësim ungjillin fëmijëve të tyre në shtëpi.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë se si e kanë mësuar ungjillin deri tani në jetën e tyre. Më pas ftojini ata të marrin parasysh se çfarë do të bënin njëlloj ose ndryshe kur t’ua japin mësim ungjillin fëmijëve të tyre.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Cilado prej të tre veprimtarive që mund të doni ta përdorni