Seminari
Mësimi 80 – Doktrina e Besëlidhje 67: Një Dëshmi e së Vërtetës


“Mësimi 80 – Doktrina e Besëlidhje 67: Një Dëshmi e së Vërtetës”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 67”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 80: Doktrina e Besëlidhje 67–70

Doktrina e Besëlidhje 67

Një Dëshmi e së Vërtetës

Jozef Smithi duke shkruar një zbulesë

Shumë udhëheqës të Kishës e përkrahën botimin e zbulesave që Profeti Jozef Smith i kishte marrë dhe e kuptuan se ato vinin nga Perëndia. Të tjerë u përqendruan në papërsosuritë që perceptuan në zbulesa dhe, për rrjedhojë, ishin të pasigurt se ato vinin nga Zoti. Ky mësim mund të ndihmojë të rritet vetëbesimi i nxënësve që Zoti na flet nëpërmjet profetëve dhe se Doktrina e Besëlidhje është fjala e Tij.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një dëshmi

Përcaktoni një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth dëshmisë së tyre për të vërtetat e ungjillit që lidhen me planin e Atit Qiellor. Ata mund ta kryejnë veprimtarinë në vijim në tabelë ose në ditarin e tyre të studimit.

Vizatoni një skicë njeriu në njërën anë të tabelës. Në tjetrën, renditni aspektet e ndryshme të planit të Atit Qiellor për të cilat mund të nevojitet që dikush të fitojë një dëshmi. Ju mund të paraqitni gjithashtu figura që përfaqësojnë aspektet e planit të Atit Qiellor, si një figurë të Jezu Krishtit, profetit të tanishëm ose shkrimeve të shenjta. Përzgjidhni disa nga këto aspekte dhe ftojini nxënësit ta diskutojnë sa vijon.

  • Përse mund të jetë e dobishme të kesh një dëshmi të këtyre aspekteve të planit të Atit Qiellor?

  • Cilat janë disa pengesa që mund ta pengojnë forcimin e kësaj dëshmie?

Ndërsa nxënësit përgjigjen, ju mund t’i renditni pengesat ndërmjet skicës së njeriut dhe listës së gjërave për të cilat duhet të kërkojmë dëshmi në jetën tonë.

Pas diskutimit, mund t’i ftoni nxënësit të mendojnë rreth dëshmisë së tyre për pjesë të ndryshme të planit të Atit Qiellor. Ftojini të kërkojnë të vërteta gjatë mësimit që mund t’i ndihmojnë ata ta fitojnë ose forcojnë dëshminë e tyre.

Si të merret dhe forcohet një dëshmi

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë kontekstin e seksionit 67, mund të jepni disa hollësi nga paragrafi vijues.

Nga fundi i vitit 1831, Jozef Smithi mori një koleksion zbulesash nga Zoti, por shumë pak njerëz kishin qasje te kopje të tyre. Zoti u zbuloi se ishte e nevojshme që ata t’i botonin në një libër. Si Libri i Mormonit, Libri i Urdhërimeve (i botuar më vonë si Doktrina e Besëlidhje) supozohej të përfshinte dëshmi nga dëshmitarët. Megjithatë, disa udhëheqës të Kishës ishin ngurrues për të dëshmuar; ata kishin shqetësime me një pjesë të gjuhës dhe dëshironin ta përmirësonin atë.

Merreni parasysh të shtoni fjalën “gjuhë” në listën e pengesave. Pyesni nëse ka ndonjë mënyrë se si këto mund të kenë lidhje me rininë sot.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 67:1–5, duke kërkuar atë që Zoti u tregoi këtyre burrave.

  • Si mendon, përse ishte e nevojshme që ata ta dëgjonin këtë?

  • Cilën të vërtetë të ungjillit mund të përcaktosh nga këto vargje?

    Ndërsa nxënësit flasin, ndihmojini ata të përcaktojnë një të vërtetë si kjo: Zoti i dëgjon lutjet tona, i njeh zemrat tona dhe mund të na japë një dëshmi për të vërtetën që kërkojmë.

  • Si mendon se kjo mund të na ndihmojë kur jemi duke kërkuar një dëshmi ose kemi vështirësi me të?

  • Përse mendon se “frik[a] në zemr[ën tonë]” (Doktrina e Besëlidhje 67:3) mund të na pengojë t’i marrim bekimet? 3 Ju u përpoqët të besoni se duhet të merrni bekimin që ju ofrua juve; por vini re, në të vërtetë unë ju them se pati frikë në zemrat tuaja dhe në të vërtetë kjo është arsyeja që nuk e morët.

  • Te vargu 5, çfarë pranoi Zoti rreth Jozef Smithit? Megjithëse Profeti nuk ishte i përsosur dhe elokuent, përse mund të mos jetë diçka e urtë të përpiqesh të “shprehe[sh] përtej gjuhës së tij”? (Doktrina e Besëlidhje 67:5.)

Kapërcimi i pengesave me ndihmën e Zotit

Zoti e njeh zemrën tonë dhe mund të na ndihmojë t’i kapërcejmë pengesat ndaj dëshmive tona. Në këtë rast, Zoti dha një sfidë për pleqtë e Kishës së Tij për t’i ndihmuar ata të marrin një “dëshmi për të vërtetën” (vargu 4) e zbulesave të marra nga Jozef Smithi.

Nëse nxënësit tuaj do të pëlqenin një sfidë, veprimtaria vijuese mund të paraqitet si pyetësor. Ftojini ata t’i lexojnë vargjet me kujdes dhe më pas t’i mbyllin shkrimet e tyre të shenjta dhe të përpiqen të përgjigjen për pyetjet vijuese.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 67:6–9, duke kërkuar hollësitë e sfidës së Zotit.

  • Çfarë lloj zbulese supozohej të zgjidhnin ata? (Shih vargun 6.)

  • Çfarë lloj personi supozohej të përzgjidhnin ata? (Shih vargun 6.)

  • Çfarë u ftua ky person të shkruante? (Shih vargun 7.)

  • Çfarë do të ndodhte nëse ata do t’ia dilnin mbanë? (Shih vargun 7.)

  • Çfarë do të ndodhte nëse do të dështonin? (Shih vargjet 8–9.)

    Për të zbuluar se çfarë ndodhi më pas, mund të shtypni ose paraqitni skicën e vizatuar “The Prophet’s Words Are True” [“Fjalët e Profetit Janë të Vërteta”] nga revista Për Forcën e Rinisë e qershorit të vitit 2021 dhe t’i ftoni nxënësit ta lexojnë atë. Përndryshe, mund të shpjegoni se Uilliam Mek‑Lelini, një arsimtar 25‑vjeçar dhe i kthyer rishtas në besimin në Kishë, u caktua si “më i mençuri” (vargu 6) i grupit dhe e pranoi sfidën e Zotit. Kur mbaroi, të gjithë e dalluan se ajo që ai shkroi, nuk ishte nga Zoti.

  • Si mendon, cilat janë disa nga mësimet që mësuan këta njerëz nga kjo përvojë?

    Ndërsa nxënësit përgjigjen, mund t’i ftoni ata të shqyrtojnë vargun 9. Mund të shpjegoni gjithashtu se shumë nga pleqtë nënshkruan një dokument duke dhënë dëshminë e tyre zyrtare për vërtetësinë e zbulesave në Librin e Urdhërimeve.

  • Si e tregon kjo përvojë se Zoti i njihte ata dhe mund t’i ndihmonte për dëshmitë e tyre?

Zoti vazhdoi duke u premtuar këtyre burrave përvoja shpirtërore edhe më të mëdha nëse ata do të “zhvishe[shin] nga xhelozitë e frika dhe përule[shin] përpara [Tij]” (Doktrina e Besëlidhje 67:10).

Si zbatohet kjo e vërtetë sot

Imagjino sikur dikush që ti e njeh ka vështirësi të besojë se Zoti na flet nëpërmjet profetëve dhe se Doktrina e Besëlidhje është fjala e Zotit.

Nëse nxënësit do të duan, ata mund të shtojnë hollësi në skenar duke përzgjedhur njërën prej pengesave të renditura në tabelë dhe duke sugjeruar se personi ka nevojë ta kapërcejë atë për të marrë një dëshmi. Mund të tregoni ose paraqitni më pas udhëzimet vijuese.

Mendo se si mund ta ndihmosh këtë person duke bërë sa vijon:

  1. Shkruaj atë që do të thoshe për ta ndihmuar atë ta dijë se Zoti i dëgjon lutjet tona, e njeh zemrën tonë dhe mund të na japë një dëshmi për profetët dhe librin Doktrina e Besëlidhje. Nëse është e mundur, mund të duash të përfshish ndonjë përvojë vetjake ose përvoja të njerëzve pranë teje, që dëshmojnë për këto të vërteta.

  2. Përdori shkrimet e shenjta, historitë nga shkrimet e shenjta ose përvojat vetjake për të treguar disa gjëra që mund t’i bëjmë për t’i rritur dëshmitë tona për profetët dhe librin Doktrina e Besëlidhje (disa shembuj përfshijnë Doktrina e Besëlidhje 1:37–38; 21:4–6; Moroni 10:4–5). Trego se si mund të na bekojë Zoti për këto veprime.

Ftoni nxënës të ndryshëm ta tregojnë atë që përgatitën. Falënderojini nxënësit për idetë dhe përvojat e tyre.

Përmbylleni duke i ftuar nxënësit të përsiatin për dëshmitë e tyre që Zoti flet nëpërmjet profetëve dhe që libri Doktrina e Besëlidhje është i vërtetë. Dëshmoni se Zoti i dëgjon lutjet e tyre, e njeh zemrën e tyre dhe mund t’i ndihmojë ata të fitojnë dëshmi. Ftojini ata ta shkruajnë çdo frymëzim që morën gjatë gjithë këtij mësimi.