Seminari
Mësimi 1 – Braktisja e Madhe: Nevoja për një Rivendosje të Kishës së Shpëtimtarit


“Mësimi 1 – Braktisja e Madhe: Nevoja për një Rivendosje të Kishës së Shpëtimtarit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Braktisja e Madhe”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 1: Proklamata mbi Rivendosjen

Braktisja e Madhe

Nevoja për një Rivendosje të Kishës së Shpëtimtarit

dritë duke përshkuar errësirën

Jezu Krishti e themeloi Kishën e Tij gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri. Pas vdekjes dhe Ringjalljes së Tij, Shpëtimtari i autorizoi Apostujt e Tij që ta udhërrëfenin Kishën me autoritetin dhe çelësat e Tij të priftërisë. Prej përndjekjes së fortë dhe vdekjes së Apostujve, njerëzit mbetën pa drejtim hyjnor nga profetët e gjallë. Mësimet dhe doktrina e Jezu Krishtit u ndryshuan, duke rezultuar në një periudhë që quhet Braktisja e Madhe. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë nevojën për një rivendosje të Kishës së vërtetë të Jezu Krishtit në ditët e mëvonshme.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të Jetuarit përpara Rivendosjes

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta diskutojnë pyetjen vijuese me një partner ose grup të vogël. Mund t’u kërkoni nxënësve gjithashtu që të diskutojnë pyetje më të hollësishme, si çfarë mund të kishin si profesion dhe çfarë mund të kishin bërë në kohën e lirë, ku mund të kishin jetuar, si do të kishte qenë shtëpia e tyre dhe llojet e ushqimeve që mund të kishin ngrënë.

Mund të përdorni edhe veprimtarinë plotësuese të të mësuarit “Imagjinojeni pështjellimin fetar gjatë Braktisjes së Madhe” gjatë kësaj pjese të mësimit.

Imagjino sikur jetove në vitin 1800 dhe jo sot.

  • Në ç’mënyra do të kishte qenë ndryshe jeta jote?

    Shpjegoni se një ndryshim do të kishte qenë të jetuarit pa ungjillin e Jezu Krishtit në tokë. Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë se si do të kishte qenë kjo gjë, merreni parasysh të bëni pyetje si kjo në vijim:

  • Si mund të ishte marrëdhënia jote me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Çfarë pyetjesh ose shqetësimesh mund të kesh pasur?

Braktisja e Madhe

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë disa nga ngjarjet që çuan drejt Braktisjes së Madhe, mund t’i ftoni ata të tregojnë atë që dinë për këto ngjarje ose të përdorin një pjesë të përmbledhjes vijuese. Mund të përdorni edhe materialin filmik “ What Is the Restoration?” [“Çfarë Është Rivendosja? ”] nga kodi kohor 0:32 deri në 2:08. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Braktisja ndodh kur njerëzit largohen nga doktrina e vërtetë e ungjillit dhe nuk i pranojnë shërbëtorët e autorizuar të Zotit. Një periudhë e braktisjes ndodhi pas periudhës së Dhiatës së Re, pasi Shpëtimtari e themeloi Kishën e Tij dhe i autorizoi Apostujt e Tij që ta udhëhiqnin atë.

“Pas vdekjes së Shpëtimtarit dhe Apostujve të Tij, njerëzit i korruptuan parimet e ungjillit dhe bënë ndryshime të paautorizuara në organizimin e Kishës dhe ordinancat e priftërisë. Për shkak të kësaj braktisjeje të shumëpërhapur, Zoti e hoqi autoritetin e priftërisë nga toka” (Tema dhe Pyetje, “Apostasy” [“Braktisje”], topics.ChurchofJesusChrist.org).

Lexoji shkrimet e shenjta vijuese, duke kërkuar kushtet që ekzistonin në tokë gjatë Braktisjes së Madhe.

Nxënësit mund t’i studiojnë këto vargje individualisht ose me një grup. Mund edhe t’i caktoni secilit grup të studiojë njërin grup të vargjeve dhe t’ia tregojë klasës atë që gjeti.

Përdorni pyetje si ato në vijim për të diskutuar për atë që mësuan nxënësit nga këto vargje. Si pjesë e këtij diskutimi, mund të jetë e rëndësishme të shpjegoni se megjithëse Kisha dhe autoriteti i Shpëtimtarit nuk ishin në tokë gjatë Braktisjes së Madhe, kishte shumë individë që jetonin gjatë asaj kohe, të cilët e donin Perëndinë dhe mundoheshin ta ndiqnin me besnikëri Atë sipas kuptueshmërisë që kishin.

  • Cilat janë disa fjalë ose fraza që gjete, të cilat e përshkruajnë gjendjen e botës gjatë Braktisjes së Madhe?

  • Si mund të krahasohej mospasja e qasjes tek ungjilli i vërtetë i Jezu Krishtit me një zi buke? Çfarë ofrojnë Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij që i sjell jetë dhe ushqim botës?

  • Si mendon, përse është e rëndësishme ta kuptojmë Braktisjen e Madhe dhe pasojat e saj?

Në përgjigje të pyetjes së mëparshme, nxënësit mund të thonë diçka të ngjashme me të vërtetën vijuese: Doktrina dhe autoriteti i Jezu Krishtit duhej të rivendoseshin për të kapërcyer rrjedhojat e Braktisjes së Madhe. Merreni parasysh ta shkruani këtë të vërtetë në tabelë.

Rivendosja e ungjillit të Shpëtimtarit

Shumë herë në historinë e botës, Ati Qiellor i ka ndihmuar fëmijët e Tij që kanë rënë në braktisje, duke thirrur profetë që të vendosin të vërtetën dhe ta shpallin ungjillin. Në periudhën tonë ungjillore, Ai e filloi Rivendosjen e ungjillit nëpërmjet Profetit Jozef Smith (shih te Joseph Smith – Historia 1:15–20; Doktrina e Besëlidhje 1:17).

Mësimi i radhës, “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës”, do t’u japë nxënësve një mundësi për të studiuar më shumë rreth Rivendosjes së ungjillit të Shpëtimtarit në ditët e mëvonshme.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta dallojnë modelin e Perëndisë për bekimin e fëmijëve të Tij me ungjillin pas periudhave të braktisjes, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “ Periudhat ungjillore: Modeli i Braktisjes dhe i Rivendosjes ” (6:52), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ftojini nxënësit të mendojnë rreth asaj që mësojnë ose ndiejnë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin ndërsa e shikojnë këtë material filmik.

6:56
  • Çfarë mëson rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga gatishmëria e Tyre për ta rivendosur ungjillin në tokë gjatë periudhave të braktisjes?

  • Çfarë siguron ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit që të ndihmon ty të rritesh shpirtërisht?

Shpjegoje Braktisjen e Madhe dhe nevojën për Rivendosje

Për t’i ndihmuar nxënësit ta dëftojnë kuptueshmërinë e tyre për atë që kanë mësuar, merreni parasysh të tregoni skenarin vijues dhe t’u jepni nxënësve një mundësi për t’iu përgjigjur atij.

Imagjino sikur ke një shok ose shoqe që nuk është anëtar/e i/e Kishës, por ka kureshtje rreth bindjeve të tua. Pas ca diskutimeve, shoku ose shoqja jote thotë: “A e ke pyetur veten ndonjëherë se pse ka shumë kisha të krishtera në tokë? Nuk e kuptoj si mund të vendosin njerëzit se cilës kishë t’i përkasin kur ka kaq shumë kisha.”

Në ditarin tënd të studimit, krijo një skicë të shkurtër që përmban shkrime të shenjta dhe ide, që mund t’i tregosh, të cilat mund ta ndihmojnë shokun ose shoqen tënde. Sigurohu që ta përfshish atë që ke mësuar sot për Braktisjen e Madhe dhe nevojën për Rivendosje. Përpiqu të përdorësh fjalët e tua për të shprehur arsyen pse qe e domosdoshme një rivendosje e doktrinës, autoritetit dhe Kishës së Shpëtimtarit për të kapërcyer rrjedhojat e Braktisjes së Madhe.

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj mbi të vërtetat që keni diskutuar në këtë mësim. Mund t’i ftoni nxënësit të luten për një mundësi që t’i tregojnë dikujt tjetër atë që mësuan sot dhe rëndësinë e Rivendosjes.