Seminari
Proklamata mbi Rivendosjen: Vështrim i Përgjithshëm


“Proklamata mbi Rivendosjen: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Proklamata mbi Rivendosjen”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Proklamata mbi Rivendosjen

Proklamata mbi Rivendosjen

Vështrim i Përgjithshëm

Gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtari themeloi Kishën e Tij në tokë dhe thirri Apostujt e Tij për ta udhëhequr atë. Apostujt përfundimisht u vranë, gjë që çoi në një periudhë që njihet si Braktisja e Madhe. Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e filluan procesin e rivendosjes së ungjillit në tokë duke iu shfaqur Profetit Jozef Smith në vitin 1820. Përvjetori i 200-të i Vegimit të Parë u përkujtua në vitin 2020 në dokumentin “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës”. Jozef Smithi i shënoi zbulesat që mori nga Zoti dhe shumë prej tyre gjenden në librin Doktrina e Besëlidhje, i cili shërben si një dëshmitar që Jezu Krishti flet në kohën tonë.

ikona e trajnimit Nxitni zakonin e studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta. Pak gjëra do të kenë një ndikim më të fuqishëm dhe më afatgjatë për mirë në jetën e nxënësve sesa të ndihmuarit e tyre që të mësojnë t’i duan shkrimet e shenjta dhe t’i studiojnë ato përditë. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’i ftoni nxënësit të vendosin një synim për leximin dhe të bëjnë një plan vetjak për të studiuar çdo ditë. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët të Arrinin ta Njihnin Atë duke e Studiuar Fjalën e Tij” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit: Për të Gjithë Ata që Japin Mësim në Shtëpi dhe në Kishë (2022). Mund të shihni gjithashtu një shembull të mënyrës se si e bëjmë këtë, në mësimin e kësaj jave me titull “Parathënia për Librin Doktrina e Besëlidhje”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju ofron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Braktisja e Madhe

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë nevojën për një rivendosje të Kishës së vërtetë të Jezu Krishtit në ditët e mëvonshme.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë kuptimin e fjalës braktisje duke përdorur programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Inkurajojini ata të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar atë që mësuan.

“Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës”

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë të vërtetën dhe rëndësinë e Rivendosjes së vazhdueshme të ungjillit të Jezu Krishtit.

Parathënia për Librin Doktrina e Besëlidhje

Qëllimi i mësimit: Ky mësimi ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për të mësuar ta njohin Shpëtimtarin më mirë ndërsa e fillojnë studimin e tyre të librit Doktrina e Besëlidhje.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përcaktojnë disa nga fragmentet e tyre të parapëlqyera nga Doktrina e Besëlidhje dhe të përgatiten që të shpjegojnë se pse ato fragmente janë kuptimplota për ta.