Eja, Më Ndiq
21–27 Dhjetor. “Tek Ai Kemi Shpresuar dhe Ai do të na Shpëtojë”: Krishtlindja


“21–27 Dhjetor. ‘Tek Ai Kemi Shpresuar dhe Ai do të na Shpëtojë’: Krishtlindja”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“21–27 Dhjetor. ‘Tek Ai Kemi Shpresuar dhe Ai do të na Shpëtojë’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

foshnja Jezus duke fjetur

For unto Us a Child Is Born [Sepse Na Ka Lindur një Fëmijë], nga Simon Dewey

21–27 Dhjetor: “Tek Ai Kemi Shpresuar dhe Ai do të na Shpëtojë”

Krishtlindja

Dhiata e Vjetër mbart një frymë pritjeje shumë të dëshiruar. Në këtë mënyrë, është pak a shumë e ngjashme me periudhën e Krishtlindjes. Duke filluar nga Adami dhe Eva, patriarkët, profetët, poetët dhe njerëzit e Dhiatës së Vjetër pritën me padurim për ditë më të mira, të mbushura me shpresë për përtëritjen dhe çlirimin nga Mesia. Dhe izraelitët kishin shpesh nevojë për atë shpresë – qoftë kur ishin në robëri në Egjipt apo Babiloni ose të zënë rob nga vetë mëkati apo rebelimi i tyre. Përmes gjithë këtyre përvojave, profetët u kujtuan atyre se një Mesia, një Çlirues, do të vinte që “të shpall[te] çlirimin e atyre që janë në robëri” (Isaia 61:1).

Ajo shpresë filloi të përmbushej kur lindi Jezu Krishti në Bethlehem. Çliruesi i fuqishëm i Izraelit lindi në një stallë dhe u vendos në një grazhd (shihni te Lluka 2:7). Por Ai nuk ishte vetëm Çliruesi i izraelitëve të lashtë. Ai erdhi për t’ju çliruar ju – për të mbajtur sëmundjet tuaja, për të marrë përsipër dhembjet tuaja, për t’u shtypur për paudhësitë tuaja, kështu që me vurratat e Tij, ju të mund të shëroheni (shihni tek Isaia 53:4–5). Kjo është arsyeja përse Krishtlindja pritet me kaq shumë gëzim edhe sot. Mesia erdhi mbi 2000 vjet më parë dhe Ai vazhdon të vijë në jetën tonë kurdoherë që e kërkojmë Atë.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

ikona e seminarit
Unë gëzohem në Shëlbuesin tim.

Krishtlindja njihet si një periudhë e gëzueshme për shkak të gëzimit që Jezu Krishti sjell në botë. Shekuj përpara se Shpëtimtari të lindte, profetët e Dhiatës së Vjetër shpesh ndien gëzim ndërsa folën për Mesian që do të vinte. Lexojini disa nga fragmentet në vijim dhe mendoni për arsyet përse ato do të kishin qenë të çmuara për ata që e pritën me padurim misionin e Shpëtimtarit: Psalmeve 35:9; Isaia 25:8–9; 44:21–24; 51:11; Sofonia 3:14–20; Moisiu 5:5–11. Përse këto fragmente janë të çmuara për ju? Çfarë arsyesh japin këto fragmente të shkrimeve të shenjta për të qenë të gëzueshme?

Shihni edhe te Dallin H. Ouks, “Lajm i Mirë për Gëzim të Madh” (takimi shpirtëror për Krishtlindjen nga Presidenca e Parë, 4 dhjetor 2022), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Botës Gëzim”, Himne, nr. 120.

një yll i shndritshëm në qiellin e natës

Simbolet mund të më ndihmojnë ta kujtoj Jezu Krishtin.

Shumë nga traditat që lidhen me Krishtlindjen, mund të kenë kuptime simbolike që na drejtojnë te Krishti. Ndërsa e studiuat Dhiatën e Vjetër këtë vit, ju mund të keni vënë re shumë simbole të Shpëtimtarit. Disa renditen më poshtë. Merrni parasysh t’i studioni ato dhe ta shënoni atë që ato ju mësojnë rreth Tij.

  • Ylli (Numrat 24:17; Mateu 2:2; Zbulesa 22:16).

  • Bariu (Psalmeve 23; Lluka 15:4–7; Gjoni 10:11).

  • Qengji (Zanafilla 22:8; Eksodi 12:5; 1 Pjetër 1:18–20).

  • Uji (Eksodi 17:1–6; Jeremia 2:13; Ezekiel 47:1–12; Gjoni 4:7–14).

  • Shkëmbi (1 Samuelit 2:2; 2 Samuelit 22:2–3; Psalmeve 118:22–23; Isaia 28:16; Efesianëve 2:20).

  • Filizi (Isaia 11:1–2; Jeremia 23:5; 33:15).

  • Drita (Psalmeve 27:1; Isaia 9:2; 60:19; Mikea 7:8; Gjoni 8:12).

Çfarë simbolesh, fragmentesh dhe tregimesh të tjera keni gjetur në shkrimet e shenjta që dëshmojnë për Jezu Krishtin?

Shihni edhe te 2 Nefi 11:4; Mosia 3:14–15; Moisiu 6:63; “Jezu Krishti” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit].

“Do të quhet … i [A]dmirueshëm.”

Jezu Krishtit i referohen me shumë emra dhe tituj të ndryshëm. Kërkoni titujt në vargjet vijuese: Psalmeve 23:1; 83:18; Isaia 7:14; 9:6; 12:2; 63:16; Amos 4:13; Zakaria 14:16; Moisiu 7:53. Për çfarë titujsh të tjerë mund të mendoni? Ju madje mund të kënaqeni duke renditur titujt për Jezu Krishtin që gjeni te himnet për Krishtlindjen. Si ndikon secili titull në mënyrën se si mendoni për Të?

Merrni parasysh të zgjidhni një titull ose rol të Shpëtimtarit, që do t’ju ndihmojë për ta kujtuar Atë gjatë gjithë vitit të ardhshëm.

Shihni edhe te Kuentin L. Kuk, “Paqja Vetjake në Kohë Sfiduese”, Liahona, nëntor 2021, f. 89–92; “Engjëjt Ja në Këng’ Ngritur”, Himne, nr. 129.

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Dhiata e Vjetër më mëson për Jezusin.

  • Mbase ju dhe fëmijët tuaj mund të keni disa zbukurime për Krishtlindje që mund t’i përdorni për të filluar një bashkëbisedim rreth Jezu Krishtit. Ndoshta mund të flisni për atë se si një yll, dritat ose një dhuratë Krishtlindjeje na sjell ndërmend Shpëtimtarin. Më pas mund të shihni te një ose më shumë prej shkrimeve të shenjta vijuese për diçka që mund të simbolizojë Jezu Krishtin: Zanafilla 22:8; Numrat 24:17; Psalmeve 23:1; 27:1. Ndoshta fëmijët tuaj mund të ngrenë lart një figurë apo zbukurim që përputhet me secilin varg ndërkohë që lexoni. Në ç’mënyrë është Jezusi si një qengj, yll, bari ose dritë? Merreni parasysh të këndoni së bashku një këngë Krishtlindjeje, si “Yjet Ndrinin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 24).

  • Fëmijët tuaj gjithashtu mund të shohin te figura në fund të këtij përvijimi ndërsa u lexoni tek Isaia 9:6. Kërkojuni fëmijëve tuaj që të tregojnë me gisht te foshnja Jezus kur të dëgjojnë frazën “ka lindur një fëmijë”. Jepni dëshminë tuaj se profetët në Dhiatën e Vjetër e dinin se Jezusi do të lindte.

  • Ndërsa përgatiteni për të studiuar jetën e Jezu Krishtit te Dhiata e Re vitin e ardhshëm, merrni parasysh të shqyrtoni me fëmijët tuaj atë që kanë mësuar për Të këtë vit në Dhiatën e Vjetër. Ju mund të shqyrtoni përvijimet në këtë burim dhe çdo shënim te studimi vetjak, që t’ju ndihmojnë të kujtoni atë që keni mësuar. Fëmijët më të vegjël në moshë mund të përfitojnë duke parë materialin Tregime nga Dhiata e Vjetër ose figurat në manualin Eja, Më Ndiq. Cilat profeci ose histori ju bënë më shumë përshtypje? Çfarë kemi mësuar rreth Shpëtimtarit?

Traditat e Krishtlindjes mund të na drejtojnë te Jezu Krishti.

  • Familjet izraelite kishin tradita, të tilla si Pashka Judease dhe festa të tjera, që kishin për qëllim t’i drejtonin zemrat dhe mendjet e tyre te Zoti (shihni tek Eksodi 12). Çfarë traditash keni ju dhe fëmijët juaj në kohën e Krishtlindjes që ju ndihmojnë të përqendroheni te Jezu Krishti? Çfarë traditash dini nga historia juaj familjare? Ju mund të merrni parasysh të diskutoni me fëmijët tuaj për disa tradita të cilat dëshironi t’i filloni. Disa ide mund të përfshijnë shërbimin ndaj dikujt në nevojë, të zgjedhësh diçka që do t’ia ofroni si “dhuratë” Shpëtimtarit, duke e ftuar një mik ose mikeshë ta shohë me ju takimin shpirtëror për Krishtlindjen nga Presidenca e Parë (broadcasts.ChurchofJesusChrist.org), të shkruarit vetë të një kënge Krishtlindjeje ose gjetjen e një mënyre krijuese për ta shpërndarë lajmin për lindjen e Krishtit.

Në shtëpi, të mësuarit dhe të jetuarit janë të pandashme. “Ungjilli gjen lidhje konkrete në shtëpi. Atje, njerëzit me të cilët po e mësoni ungjillin, janë njerëzit me të cilët do ta jetoni atë – çdo ditë. Në fakt, në shumicën e kohës, të jetuarit e ungjillit është mënyra se si e mësojmë ungjillin. Pra, nëse e mësoni dhe e jepni mësim ungjillin në shtëpi, kërkoni mënyra për ta lidhur atë që po mësoni me atë që po bëni. Në shtëpinë tuaj, le të jetë ungjilli diçka sipas të cilit përpiqeni fort të jetoni, jo thjesht diçka për të cilin bisedoni” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 31).

një skenë nga Lindja e Krishtit

Ilustrim i Lindjes së Krishtit, nga Ethan Brown

Ati Qiellor më dha dhuratën e Birit të Tij për të qenë Shpëtimtari im.

  • Si mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj që të ndiejnë nderimin dhe gëzimin për lindjen e Krishtit? Ju mund të shihni materialin filmik “Krishti Fëmijë” (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit] ose lexoni së bashku te Mateu 1:18–25; 2:1–12; Lluka 1:26–38; 2:1–20. Secili fëmijë mund të zgjedhë një person nga materiali filmik ose tregimi nga shkrimi i shenjtë dhe të tregojë se si u ndje ai person për Shpëtimtarin. Pastaj mund t’i tregoni njëri‑tjetrit ndjenjat tuaja rreth Tij.

    17:57

    The Christ Child

  • Ndoshta ju dhe fëmijët tuaj mund të flisni rreth dhuratave që ju janë dhënë ose që i keni marrë përgjatë viteve, të cilat ju kanë dhënë gëzim. Më pas mund të lexoni së bashku tek Isaia 25:9 dhe të bisedoni rreth arsyes pse gëzoheni që Ati Qiellor na dërgoi një Shpëtimtar. Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj ta kuptojnë më mirë rolin e Jezu Krishtit si Shpëtimtari ynë, ftojini të lexojnë tek Isaia 25:8–9; 53:3–5 dhe Osea 13:14. Çfarë na mësojnë këto shkrime të shenjta rreth mënyrës se si na shpëton Zoti?

  • Gjithashtu mund të këndoni së bashku një këngë Krishtlindjeje, të tillë si “Larg në një Koritë” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 26–27) ose “O Qyteza e Bethleh’mit” (Himne, nr. 127). Ndihmojini fëmijët tuaj të gjejnë fraza te kënga të cilat i ndihmojnë të dinë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i duan ata.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

një skenë nga Lindja e Krishtit

The Nativity [Lindja e Krishtit], nga N. C. Wyeth

faqja e veprimtarisë së Fillores: Dhiata e Vjetër më mëson për Jezusin