Eja, Më Ndiq
7–13 Dhjetor. “Shenjtëri Zotit”: Hagai 1–2; Zakaria 1–4; 7–14


“7–13 Dhjetor. ‘Shenjtëri Zotit’: Hagai 1–2; Zakaria 1–4; 7–14”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“7–13 Dhjetor. ‘Shenjtëri Zotit’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

Tempull i Laies në Havai nën një qiell me re

Tempulli i Laies, Havai

7–13 Dhjetor: “Shenjtëri Zotit”

Hagai 1–2; Zakaria 1–4; 7–14

Pas dekadash robërie, një grup izraelitësh, ndoshta duke përfshirë edhe profetët Hagai dhe Zakaria, u lejuan që të ktheheshin në Jerusalem. Disa njerëz në këtë grup sollën ndërmend se si dukej tempulli përpara se të shkatërrohej. Atyre që pyetën veten nëse tempulli do të ngjante ndonjëherë sërish me shtëpinë e Zotit “në lavdinë e [saj] të mëparshme” (Hagai 2:3), Hagai u tha fjalët nxitëse të Zotit: “‘Ji i fortë, o mbarë popull i vendit’, thotë Zoti, ‘dhe i hyni punës, sepse unë jam me ju, … mos kini frikë’.” “Unë do ta mbush këtë tempull me lavdi, … dhe në këtë vend unë do të sjell paqen” (Hagai 2:4–5, 7, 9).

Por nuk ishte vetëm tempulli i shenjtë që kishte nevojë për rindërtim. Në shumë mënyra, populli i Perëndisë ishte shpirtërisht i rrënuar. Dhe rindërtimi i një populli të shenjtë kërkon më tepër se prerjen e gurëve dhe renditjen e tyre për të ndërtuar një shtëpi të shenjtë. Do të thotë që mbishkrimi “Shenjtëri Zotit” duhet të gdhendet jo vetëm mbi murin e një tempulli ose madje mbi “zilkat e kuajve” dhe “çdo tenxhere në Jeruzalem” (Zakaria 14:20–21). Ai gjithashtu duhet të gdhendet në çdo zemër.

Për një vështrim të përgjithshëm të librave Hagai dhe Zakaria, shihni zërat “Hagai” dhe “Zakaria” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Hagai 1; 2:1–9

ikona e seminarit
“Mendohuni mirë për sjelljen tuaj.”

Kishte shumë gjëra të rëndësishme për t’u bërë që të rindërtohej Jerusalemi. Por pasi kishin kaluar afërsisht 15 vjet që nga koha e kthimit të izraelitëve, Zoti ishte i pakënaqur që rindërtimit të tempullit nuk i ishte dhënë përparësi më e lartë (shihni te Hagai 1:2–5; shihni edhe tek Ezdras 4:24). Ndërsa lexoni te Hagai 1; 2:1–9, merrni parasysh pyetje si këto:

  • Me çfarë pasojash u përballën izraelitët ngaqë nuk e kishin përfunduar tempullin?

  • Çfarë bekimesh u premtoi Zoti atyre nëse do ta përfundonin ndërtimin e shtëpisë së Tij?

  • Cili është mesazhi i Zotit për ju te Hagai 1:5–7? Si mund t’i përputhni përparësitë tuaja me përparësitë e Zotit? Si jeni bekuar ngaqë e keni vënë Perëndinë të parin në jetën tuaj?

Shenjtorët e hershëm të ditëve të mëvonshme u përballën me një situatë të ngjashme me të izraelitëve në kohën e Hagait (shihni te Doktrina e Besëlidhje 95). Çfarë mësoni nga këta dy shembuj rreth ndjenjave të Zotit për tempujt?

Shihni edhe te Dejll G. Renland, “Jezu Krishti Është Thesari”, Liahona, nëntor 2023, f. 96–99; Terens M. Vinson, “Dishepujt e Vërtetë të Shpëtimtarit”, Liahona, nëntor 2019, f. 9–11; “Shtëpin’ Tënde Per’ndi, Duam”, Himne, nr. 157; “Provo City Center Temple Completed” [“Tempulli i Provo‑Siti‑Sentërit u Mbarua”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org.

7:17

Provo City Center Temple Completed

Zakaria 1–3; 7–8;14

Zoti mund të më bëjë të shenjtë.

Sipas mendimit tuaj, cila është vlera e të pasurit të fjalëve “shenjtëri Zotit” të gdhendura mbi sende të përditshme si ato të përmendura te Zakaria 14:20? (Shihni edhe tek Eksodi 28:36–38.) Cila është vlera e të pasurit të atyre fjalëve të gdhendura tek tempujt sot? Çfarë do të thotë kjo frazë për ju? Si mund ta bëni shenjtërinë pjesë të jetës suaj të përditshme? Përsiatini këto pyetje ndërsa lexoni ftesat e Zotit drejtuar popullit të Tij për t’u bërë më i shenjtë te Zakaria 1:1–6; 3:1–7; 7:8–10; 8:16–17.

Gjithashtu mund të lexoni vargjet te Zakaria 2:10–11; 8:1–8; 14:9–11, 20–21 për të mësuar se si do të jetë jeta në një kohë të ardhshme kur ne të gjithë të banojmë me Zotin në një gjendje shenjtërie. Çfarë ju bën përshtypje rreth vegimit të Zakarias për të ardhmen e Jerusalemit? Çfarë gjeni këtu që do të donit ta shihnit në komunitetin tuaj? Si mund të përgatiteni që të jetoni në kushtet që përshkroi Zakaria?

Jezusi duke hyrë në Jerusalem mbi një gomar

“Ja, mbreti yt po të vjen; ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar” (Zakaria 9:9). Triumphal Entry [Hyrja Ngadhënjimtare], nga Harry Anderson

Zakaria 9:9–11; 11:12–13; 12:10; 13:6–7; 14:1–9

Jezu Krishti është Mesia i premtuar.

Disa nga shkrimet e Zakarias ju drejtojnë si te shërbesa tokësore e Jezu Krishtit, ashtu edhe tek Ardhja e Tij e Dytë përfundimtare. Më poshtë janë disa profeci të Zakarias, së bashku me shkrime të shenjta rreth përmbushjes së tyre. Ndërsa i studioni këto fragmente, pyeteni veten: Çfarë më mëson kjo rreth Shpëtimtarit?

  • Zakaria 9:9–11 (shihni te Mateu 21:1–11; 1 Pjetër 3:18–19)

  • Zakaria 11:12–13 (shihni te Mateu 26:14–16; 27:1–7)

  • Zakaria 12:10 (shihni te Gjoni 19:37; Zbulesa 1:7)

  • Zakaria 13:6–7; 14:1–9 (shihni te Mateu 26:31; Doktrina e Besëlidhje 45:47–53)

Si mendoni se do të kishte qenë po të ishit mes njerëzve që e mirëpritën Jezusin në Jerusalem, siç përshkruhet te Zakaria 9:9–11? Si mund ta mirëpritni Atë në jetën tuaj, në shtëpinë tuaj dhe në komunitetin tuaj?

Shihni edhe tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mesia”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “The Lord’s Triumphal Entry into Jerusalem” [“Hyrja Ngadhënjimtare e Zotit në Jerusalem”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; Ronald A. Rasband, “Hosana Më të Lartit Perëndi”, Liahona, maj 2023, f. 108–112.

1:22

The Lord's Triumphal Entry into Jerusalem

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Hagai 1:2–8

“Mendohuni mirë për sjelljen tuaj.”

  • Ndërsa lexoni me fëmijët tuaj pjesë te Hagai 1:2–5, ndihmojini që të zbulojnë arsyet përse Zoti nuk ishte i kënaqur me njerëzit. Mbase fëmijët tuaj mund të zgjedhin një frazë nga vargu 6 dhe të bëjnë një vizatim rreth saj. Ata mund t’ia tregojnë njëri‑tjetrit dhe të hamendësojnë se cilën frazë përfaqëson secili vizatim. Kur shpenzojmë kohë për gjëra të tjera nga ato që dëshiron Zoti, si është e ngjashme me të ngrënit por pa u ngopur? Mund të flisni me njëri­tjetrin rreth mënyrës se si mund të gjeni kohë për gjërat që janë të rëndësishme për Zotin.

  • Gjithashtu mund t’u lexoni fëmijëve tuaj vargun 8 dhe t’i ftoni të bëjnë sikur po “ngjit[en] ndër male”, po “[sjellin dru]” dhe po “ndërto[jnë] tempullin [e Zotit]”. Fëmijët tuaj mund të bëjnë një listë të gjërave që i bëjnë në një ditë të zakonshme, përfshirë gjërat që Zoti u ka kërkuar të bëjnë. Kërkojuni fëmijëve tuaj të “mendoh[en] mirë për sjelljen [e tyre]” duke qarkuar ato që Zoti mund të thotë se janë gjërat më të rëndësishme në listën e tyre.

Mësimdhënia e përqendruar te shtëpia. Presidenti Rasëll M. Nelson ka dhënë mësim se shtëpia duhet të jetë “qend[ra e] të mësuarit të ungjillit” (“Të Bëhemi Shenjtorë Shembullorë të Ditëve të Mëvonshme”, Liahona, nëntor 2018, f. 113). Teksa familja juaj studion këshillën e Hagait për t’u “mend[uar] mirë për sjelljen tuaj”, ju mund të flisni për mënyrat se si ta vini Perëndinë të parin në jetën tuaj familjare.

Zakaria 3:1–7

Bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve mund të më ndihmojnë të jem më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

  • Në një vegim, Zakaria pa një prift të lartë i cili ishte “veshur me rroba të papastra” (Zakaria 3:3). Një engjëll i dha atij rroba të pastra. Mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj që të zbulojnë të vërteta të rëndësishme duke lexuar së bashku te Zakaria 3:1–7 dhe duke folur për atë që mund të përfaqësojnë rrobat e papastra dhe rrobat e pastra. Si bëhemi të pastër nga mëkatet tona, edhe pasi pagëzohemi? Si na ndihmon besëlidhja jonë e pagëzimit të “ec[im] në rrugët e [Zotit]”?

  • Ju dhe fëmijët tuaj mund të shikoni figurën e një pagëzimi, si ajo në këtë përvijim. Përse vishemi me të bardha në pagëzimin tonë? Ju mund të këndoni një këngë rreth pagëzimit, të tillë si “Kur Un’ t’Pagëzohem” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 53); çfarë na mëson kënga rreth arsyes përse Zoti dëshiron që ne të pagëzohemi?

baba duke pagëzuar bijën e tij në një lumë

Zakaria 9:9–11; 11:12; 13:6–7

Jezu Krishti është Mesia i premtuar.

  • Fëmijëve tuaj mund t’u pëlqejë të përfytyrojnë ngjarjen e treguar te Zakaria 9:9, kur Jezusi erdhi në Jerusalem gjatë javës së fundit në jetën e Tij në vdekshmëri. Për të ndihmuar për këtë, tregojuni atyre një figurë të ngjarjes, si ajo që është në këtë përvijim. Gjithashtu mund t’u tregoni tregimin “Shpëtimtari Shkon në Jerusalem” (tek Tregime nga Dhiata e Re, f. 110–112). Fëmijët tuaj mund të tregojnë me gisht drejt njerëzve në figurë që po “ngazëll[ehen] me të madhe”. Kush është mbreti te Zakaria 9:9? Përse jemi mirënjohës për Të?

    1:35

    Chapter 44: The Savior Goes to Jerusalem

  • Merreni parasysh t’i ndihmoni fëmijët tuaj që t’i krahasojnë profecitë nga Zakaria me vargjet te Dhiata e Re që përshkruajnë përmbushjen e tyre. Këtu janë disa shembuj: Zakaria 9:9 dhe Mateu 21:5–9; Zakaria 9:11 dhe 1 Pjetër 3:18–19; Zakaria 11:12 dhe Mateu 26:14–16; Zakaria 13:7 dhe Mateu 26:31. Çfarë mësojmë për Shpëtimtarin nga këto vargje?

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Shenjat në shumë tempuj lexojnë “Shenjtëri Zotit” dhe “Shtëpia e Zotit” në gjuhë të ndryshme

“Shenjtëri Zotit” shfaqet në çdo tempull.

faqja e veprimtarisë së Fillores: Jezu Krishti mund të ma pastrojë shpirtin