“Tajpei, Tajvan”, Liahona, shtator 2023.
Kisha Është Këtu
Tajpei, Tajvan
Godina e parë kishtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Tajvan, e përfunduar në vitin 1966, u ndërtua në kryeqytetin e Tajpeit nga anëtarët vendorë. Sot, Kisha në Tajvan ka:
-
62 100 anëtarë (përafërsisht)
-
16 kunje, 98 lagje dhe degë, 2 misione
-
1 tempull në Tajpei, 1 të njoftuar në Kaoshiung
Vizitat në Tempull
Familja Ruan ecën drejt rrethinave të tempullit në Tajpei. Motra Ruan thotë: “Vajtja në tempull më kujton përparësitë në jetë dhe më jep forcë shpirtërore dhe një ndjenjë paqeje”. Në konferencën e përgjithshme të tetorit 2021, Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi se tempulli i dytë i Tajvanit do të ngrihet në Kaoshiung.
Më shumë rreth Kishës në Tajvan
-
Një histori e shkurtër e Kishës në Tajvan.
-
Një misionare në Tajvan mëson rreth vlerës së saj vetjake nga statuja e famshme “Jadeite Cabbage” [“Lakra prej Xhadeiti”].
-
Një pioniere nga Tajvani mëson se si të nderojë paraardhësit e saj ndërkohë që i zbaton urdhërimet.
-
Duke dhënë shërbesë me dashuri të pastër, anëtarët e lagjes e ndihmojnë Kenin që të kthehet në kishë.
-
Pavarësisht nga shtytjet shoqërore, Han Lini punon shumë që nga rinia e tij që të bëhet një baba i mirë.
-
Irena dhe Jeje Irena dhe Jeje mësojnë që të respektojnë njerëz të tjerë dhe fe të tjera ndërkohë që vizitojnë një tempull budist me gjyshin e tyre.
-
Leximi i shkrimeve të shenjta rreth Shpëtimtarit u sjell paqe këtyre të rinjve.
Kjo familje po kënaqet duke mësuar rreth historisë së vet familjare. Programi FamilySearch është në dispozicion në gjuhën kineze dhe 29 gjuhë të tjera.
Të rejat mblidhen për një mësim të udhëhequr nga të rejat dhe të përkrahur nga udhëheqëset në ditën e Shabatit.
Tempulli i Tajpeit në Tajvan u përkushtua në vitin 1984 nga Presidenti Gordon B. Hinkli.
Tempulli i Kaoshiungut në Tajvan u njoftua nga Presidenti Rasëll M. Nelson në vitin 2021.