“Plaku Rajën K. Olsen”, Liahona, maj 2022.
Plaku Rajën K. Olsen
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Kur Plaku Rajën K. Olsen u rrit në Sendi të Jutës në SHBA, prindërit e tij kurrë nuk e lanë të largohej nga shtëpia pa këtë kujtues përcaktues: “Mbaj mend se kush je”.
“Kur isha i ri kjo më ngrinte nervat”, – tha ai, duke qeshur. “Por ato fjalë më ndihmuan të mbaja mend identitetin tim hyjnor. Më ndihmuan të kujtoj se kam një Atë Qiellor që më do dhe se Shpëtimtari është miku im më i mirë. Çdo gjë që mund të shpresojmë të bëjmë ose arrijmë, është vetëm nëpërmjet Tij.”
Ai identitet sigurues për vetveten dhe shembujt e prindërve të tij, të shokëve misionarë, të bashkëpunëtorëve në Kishë dhe të këshilluesve të urtë të biznesit, janë mjete të çmuara që Plaku Olsen do t’i përdorë teksa fillon shërbimin e tij si një Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë.
I lindur më 11 tetor 1974 dhe i rritur në Luginën e Solt-Lejkut në Jutë, Rajën Kërk Olseni është biri i Kërk dhe Kathi Olsenit.
Dashuria e Plakut Olsen për Amerikën Latine dhe gjuhën spanjolle u forcua kur ai shërbeu si misionar kohëplotë në Misionin e Argjentinës, Rezistencia. Më vonë, ai dhe bashkëshortja e tij, Xhuli Dorington Olseni, shërbyen së bashku kur ai kryesoi në Misionin e Uruguait në Montevideon Perëndimor nga viti 2016 deri në vitin 2019.
Ai dhe Motra Olsen u martuan më 20 nëntor 1998, në Tempullin e Solt-Lejkut. Ata janë prindër të katër fëmijëve.
Në kohën e thirrjes së tij si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, Plaku Olsen po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal. Ai gjithashtu ka shërbyer si president kunji, president i misionit të kunjit, këshilltar i lartë, peshkop, këshilltar në peshkopatë dhe këshilltar në një presidencë të Të Rinjve të lagjes.
Plaku Olsen mori një diplomë universitare në komunikim në masë në Universitetin e Jutës dhe ka punuar në një larmi fushash biznesi. Ai ishte presidenti i zonës për “Arthur J. Gallagher & Co.”, një kompani globale sigurimesh, deri në kohën kur mori thirrjen si president misioni. Në kohën e thirrjes së tij si I Shtatëdhjetë, ai po punonte si zëvendëspresident zonal drejtues për atë kompani.