2025
Zëra të Rinisë
Mars 2025


Zëra të Rinisë

Do të Jem Mirë

e re duke parë te një kompjuter

Ilustrimi nga Katelyn Budge

Vihem në siklet kur frekuentoj mësimet e Kishës dhe seminarin, dhe kur jap biseda në mbledhjen e sakramentit. Por më pëlqen të kujtoj vargun te Doktrina e Besëlidhje 84:88: “Unë do të jem në të djathtën e në të majtën tuaj dhe Shpirti im do të jetë në zemrat tuaja e engjëjt e mi përreth jush, për t’ju ngritur lart”.

Kur e lexoj ose kujtoj atë shkrim të shenjtë, ndiej se Jezusi po kujdeset për mua dhe po më përkrah. Ai më ndihmon kur bëj gabime.

Ndjej se Ati Qiellor i ka përgatitur këto mundësi për mua. Ai do të bëjë të mundur që unë të bëj më të mirën, edhe nëse është e vështirë.

Pavarësisht nga ajo që do të ndodhë, unë do të jem mirë, sepse Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të më ndihmojnë ndërsa veproj me besim.

Ema Y., 15 vjeçe, Ibaraki, Japoni

I pëlqen të luajë lojëra tavoline dhe lojëra në kompjuter, të luajë sporte me familjen e saj, të shikojë filma dhe të bëjë punime artistike për aktivitetet e rinisë.