“Në Tempull, Ne Besëlidhim që t’i Bindemi Ligjit të Bindjes dhe të Sakrificës: Besëlidhja për t’iu Bindur Perëndisë dhe për të Bërë Sakrifica për Hir të Tij”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Në Tempull, Ne Besëlidhim që t’i Bindemi Ligjit të Bindjes dhe të Sakrificës: Besëlidhja për t’iu Bindur Perëndisë dhe për të Bërë Sakrifica për Hir të Tij”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Përgatitja për në Tempull: Ligji i Bindjes dhe i Sakrificës: Mësimi 202
Në Tempull, Ne Besëlidhim që t’i Bindemi Ligjit të Bindjes dhe të Sakrificës
Besëlidhja për t’iu Bindur Perëndisë dhe për të Bërë Sakrifica për Hir të Tij
Ati Qiellor i do të gjithë fëmijët e Tij. Një nga mënyrat se si Ati Qiellor e demonstron dashurinë e Tij, është duke i ftuar fëmijët e Tij të bëjnë besëlidhje me Të në tempull. Këto besëlidhje përfshijnë premtimin tonë për t’iu bindur ligjit të bindjes dhe ligjit të sakrificës. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë ligjet e bindjes dhe të sakrificës, të cilat besëlidhim gjatë dhurimit që t’i mbajmë.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth kësaj pyetjeje përpara se të vijnë në orën mësimore: Si do ta bekojë jetën time bërja e besëlidhjeve shtesë me Atin Qiellor?
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Qëllimi i tempujve
Fillojeni këtë mësim duke i ndihmuar nxënësit të kuptojnë pse do të dëshironin të bënin besëlidhje me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Në vijim është një mënyrë për ta bërë këtë gjë. Mund të filloni duke përcaktuar disa rrethana sfiduese me të cilat njerëzit mund të përballen në jetë, që mund t’i bëjnë të distancohen nga Perëndia. Disa ide mund të jenë shkurorëzimi, sëmundja ose humbja e një vendi pune.
-
Pse disa rrethana sfiduese, me të cilat përballen njerëzit, i bëjnë ata që të distancohen nga Perëndia?
-
Pse është kaq vendimtare, në këto lloj rrethanash, që ne të qëndrojmë afër Perëndisë në vend që të distancohemi nga Ai?
Përsiat se si mund të përgatitemi për sfidat e jetës në mënyrë që të qëndrojmë afër Perëndisë dhe të marrim ndihmën dhe fuqinë e Tij.
Sillni në klasë tre llastikë për stërvitje. Ftoni tre nxënës të vijnë përpara klasës ose shfaqni imazhet shoqëruese dhe përshkruani se çfarë po ndodh. Vëreni llastikun e parë të stërvitjes rreth kyçeve të dorës së nxënësit të parë. Pastaj rrotullojeni llastikun e dytë të stërvitjes dy herë rreth kyçeve të dorës të nxënësit të dytë. Pastaj rrotullojeni llastikun e tretë të stërvitjes tri herë rreth kyçeve të dorës të nxënësit të tretë.
Ftojeni secilin nga tre nxënësit t’i tendosin duart për të parë se kush mund ta bëjë më lehtësisht. Ju gjithashtu mund të pyesni klasën se cili nga tre nxënësit mendojnë se mund ta heqë më kollaj llastikun e stërvitjes nga duart.
Përndryshe, mund të shfaqni materialin filmik “Stronger and Closer Connection to God Through Multiple Covenants” [“Lidhje më e Fortë dhe më e Afërt me Perëndinë nëpërmjet Besëlidhjeve të Shumta”], nga kodi kohor 4:13 deri në 5:44 ku Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, e demonstroi këtë mësim me sende me dy të reja dhe një të ri në moshë madhore.
-
Çfarë mund të na mësojë ky mësim me sende rreth bërjes dhe mbajtjes së besëlidhjeve me Perëndinë?
Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi se si bërja e besëlidhjeve me Perëndinë mund të na bekojë ne:
“Secila besëlidhje shton një lidhje, duka na afruar më shumë Perëndinë dhe duke e forcuar lidhjen tonë me Të.
… Kur përballemi me sfidat e jetës, gjasat për t’u distancuar me Perëndinë bien.” (“Stronger and Closer Connection to God Through Multiple Covenants”, [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 5 mars 2024], f. 2, 3, speeches.byu.edu)
Ju mund t’u kërkoni nxënësve të përcaktojnë disa nga besëlidhjet që bëjmë me Perëndinë.
Ne bëjmë besëlidhje me Atin Qiellor në tempull si pjesë e dhurimit në tempull. Si pjesë e dhurimit, ne besëlidhim për të mbajtur ligjet e bindjes, sakrificës, ungjillit të Jezu Krishtit, dëlirësisë dhe përkushtimit (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 27.2). Ky mësim përqendrohet te ligji i bindjes dhe ai i sakrificës.
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë në ditarin e tyre sa vijon: Si pjesë e dhurimit në tempull, ne besëlidhim me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin për të jetuar ligjin e bindjes dhe ligjin e sakrificës.
Ligji i bindjes dhe ligji i sakrificës
Fletushka shoqëruese “Ligji i Bindjes dhe i Sakrificës”, është hartuar për t’i ndihmuar nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për këto ligje. Në vijim janë disa mënyra se si nxënësit mund ta plotësojnë fletushkën:
1. Nxënësit mund të punojnë në dyshe, ku secili partner merr një pjesë për ta plotësuar. Më pas, ata mund t’ia tregojnë njëri-tjetrit atë që mësuan.
2. Nxënësit mund të punojnë individualisht dhe të zgjedhin një pjesë që dëshirojnë ta plotësojnë. Pasi ta plotësojnë pjesën, ata mund të gjejnë dikë që ka studiuar një pjesë tjetër, dhe t’ia tregojnë atë që mësuan.
3. Nxënësit mund të organizohen në grupe me nga tre veta. Secilit nxënës më pas mund t’i caktohet një nga tre pyetjet në lidhje me bindjen për t’u përgjigjur. Pasi të diskutojnë atë që mësuan për bindjen, ata mund të bëjnë të njëjtën gjë për sakrificën.
Ajo që Mësova
Fryma e Shenjtë mund t’i pohojë të vërtetat që nxënësit mësuan, ndërsa japin përvoja dhe dëshmi. Ftojini nxënësit të tregojnë një përvojë vetjake ose të mendojnë për dikë që është shembull i bindjes ose gatishmërisë për të sakrifikuar për punën e Zotit. Mund të jetë e dobishme të tregoni një histori dhe dëshmi vetjake. Mund të përdoren pyetjet vijuese ndërsa nxënësit tregojnë përvoja, si pjesë e një diskutimi në klasë, ose që nxënësit t’u përgjigjen në ditarët e tyre të studimit.
-
Si mund të na ndihmojë bindja ndaj ligjit të bindjes dhe ligjit të sakrificës që të bëhemi më shumë si Jezu Krishti?
-
Si mund të na ndihmojë besëlidhja në tempull për t’iu bindur këtyre dy ligjeve, që të afrohemi me Perëndinë dhe ta forcojmë lidhjen tonë me Të?