Seminari
Jezu Krishti Është në Qendër të të Gjithë Adhurimit në Tempull: “Që Unë të Banoj në Mes Tyre”


“Jezu Krishti Është në Qendër të të Gjithë Adhurimit në Tempull: ‘Që Unë të Banoj në Mes Tyre’” Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Jezu Krishti Është në Qendër të të Gjithë Adhurimit në Tempull: ‘Që Unë të Banoj në Mes Tyre’” Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Përgatitja për në Tempull: Mësimi 201

Jezu Krishti Është në Qendër të të Gjithë Adhurimit në Tempull

“Që Unë të Banoj në Mes Tyre”

Salt Lake temple at sunset

Tempulli është një vend i shenjtë, i përkushtuar dhe i veçuar nga bota për të na ndihmuar të afrohemi me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Qendra e adhurimit tonë mund të gjendet në atë që është shkruar në secilin tempull: “Shtëpia e Zotit”. Gjithçka në tempull ka në qendër Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të qenë më afër Jezu Krishtit në shtëpinë e Tij.

Përgatitja e nxënësve: Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për këtë mësim, ftojini të përsiatin për bekimet që ata, ose të tjerë që ata i njohin, i kanë marrë duke frekuentuar tempullin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Qendra e adhurimit në tempull

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke paraqitur një gomë biçiklete ose ndonjë objekt tjetër që ka një qendër të dallueshme. Mund t’i përshtatni pyetjet bazuar në objektin që zgjidhni të paraqitni.

Bicycle tire wheel isolated on white background.
  • Pse është e rëndësishme qendra e gomës së biçikletës?

  • Si do të ndikonte heqja e qendrës në rolin që ka goma?

Lidhur me tempullin, Plaku Alen D. Hejni, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Official Portrait of Elder Allen D. Haynie.  Photographed in March 2017.

“[Jezu Krishti] është arsyeja pse vijmë në tempull. Ky është Ai që Ati ynë në Qiell dëshiron që ne të takojmë në tempull. Ai është në qendër të çdo simboli, çdo ordinance, çdo besëlidhjeje dhe çdo bekimi të shpresuar në tempull. Kërkimi i Jezusit në tempull na mundëson të kuptojmë pse jemi në tempull dhe pse duhet të kthehemi sërish [atje].” (“Meeting Jesus in the House of the Lord”, [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 10 tetor 2023], f. 6, speeches.byu.edu)

  • Si mund të ndikojë të kujtuarit se Shpëtimtari është thelbësor në gjithçka që bëjmë në tempull, te përvoja që ke atje?

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se ndërsa tempujt janë ndërtesa të bukura, ne i afrohemi Jezu Krishtit nga ajo që ndodh brenda tempullit.

Për ta ilustruar më tej këtë pikë, mund të shfaqni materialin filmik “A Symbol of Jesus Christ” [“Një Simbol i Jezu Krishtit”] (1:11).

Për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë për ndjenjat e tyre rreth tempullit, merreni parasysh të paraqitni shkallën matëse dhe udhëzimet vijuese.

Duke përdorur shkallën matëse të dhënë, merre parasysh të vlerësosh se sa fort pajtohesh me secilën nga thëniet vijuese:

  • Tempulli është një vend ku shkoj për t’u ndier afër Jezu Krishtit.

  • Dëshiroj ta forcoj marrëdhënien time me Shpëtimtarin në shtëpinë e Tij të shenjtë.

Gjatë gjithë mësimit të sotëm, shkruaj përshtypjet që mund të marrësh nga Shpirti, që ta shtojnë dëshirën për të qenë në tempull.

Tempujt në Dhiatën e Vjetër

Për t’i ndihmuar nxënësit tuaj të kuptojnë qëllimin e tempujve duke përdorur Dhiatën e Vjetër, merreni parasysh të shkruani “Tabernakulli” dhe “Tempulli i Salomonit” në tabelë. Ju mund të shfaqni figurat shoqëruese të këtyre ndërtesave dhe t’i ftoni nxënësit të përpiqen të përputhin figurën me emrin dhe të tregojnë atë që dinë për secilën prej tyre.

Nëse është e dobishme, mund të thoni sa vijon:

Tabernakulli ishte shtëpia e parë e Zotit, ose tempulli, i përmendur në Dhiatën e Vjetër (rreth vitit 1300 pr.K.). Ishte një strukturë e lëvizshme për izraelitët ndërsa ata udhëtonin në shkretëtirë. Tempulli i Salomonit ishte një shtëpi e përhershme e Zotit e ndërtuar në Jerusalem (rreth vitit 1000 pr.K.). Tempulli më vonë u shkatërrua dhe u rindërtua (rreth vitit 500 pr.K.). Sa herë që Zoti e urdhëroi popullin e Tij të ndërtonte një shtëpi për Të në Dhiatën e Vjetër, Ai foli për premtime të ngjashme.

Ju mund t’i organizoni nxënësit në grupe me nga tre veta dhe ta ftoni secilin pjesëtar të grupit të lexojë dhe të raportojë për një nga fragmentet vijuese. Për t’i ndihmuar nxënësit të kujtojnë qëllimin e Zotit për tempujt, ju gjithashtu mund t’i ftoni ata t’i vënë si referencë këto vargje në shkrimet e tyre të shenjta.

Lexoji referencat vijuese të shkrimeve të shenjta, duke kërkuar se çfarë i premtoi Zoti popullit të Tij të besëlidhjes nëse ata i ndërtonin Atij një shtëpi.

  • Eksodi 25:8 (tabernakulli)

  • 1 Mbretërve 6:12–13

  • Hagai 2:7

    Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që gjetën. Secili grup mund të përmbledhë një të vërtetë që mund të mësojmë nga këto tre fragmente, që mund të zbatohet për tempujt sot.

    Nxënësit mund të kenë përcaktuar diçka të ngjashme si: Zoti e urdhëron popullin e Tij të ndërtojë tempuj që Ai të mund të banojë mes tyre.

  • Çfarë mendon se do të thotë se nëpërmjet tempujve Zoti mund të “banoj[ë]” mes nesh?

Që Zoti të “banoj[ë]” mes nesh mund të nënkuptojë të ndiejmë praninë dhe fuqinë e Tij, ta njohim Atë më mirë dhe të forcojmë marrëdhënien tonë me Të.

Bekime nga adhurimi i Zotit në shtëpinë e Tij

Një mënyrë se si shohim prova se Zoti banon mes nesh në shtëpinë e Tij, është përmes bekimeve që na jep ndërsa frekuentojmë tempullin.

  • Çfarë bekimesh ke parë, ose mendon se mund të vijnë, nga adhurimi i Zotit në shtëpinë e Tij?

Merreni parasysh t’i renditni përgjigjet e nxënësve në tabelë.

Studimi i thënies vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë bekimet shtesë që vijnë nga adhurimi i Zotit në shtëpinë e Tij. Merreni parasysh t’i organizoni nxënësit në dyshe. Ftojini ata ta lexojnë thënien së bashku dhe t’u përgjigjen pyetjeve shoqëruese.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“[A]ta që shërbejnë dhe adhurojnë në shtëpinë e Zotit, … mund të presin të marrin përgjigje për lutjet, zbulesë vetjake, besim më të madh, forcë, ngushëllim, njohuri të shtuar dhe fuqi të shtuar.

Koha në tempull do t’ju ndihmojë të mendoni çelestialisht dhe të rrokni një këndvështrim të asaj se kush jeni vërtet, kush mund të bëheni dhe të llojit të jetës që mund të keni përgjithmonë. Adhurimi i rregullt në tempull do ta përforcojë mënyrën se si e shihni veten dhe se ku e keni vendin në planin e madhërishëm të Perëndisë. Jua premtoj këtë gjë.

… Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, ja ku është premtimi im. Asgjë nuk do t’ju ndihmojë më shumë që të mbaheni fort te shufra e hekurit, sesa adhurimi në tempull aq rregullisht sa ta lejojnë rrethanat tuaja. Asgjë nuk do t’ju mbrojë më shumë teksa hasni mjegullat e errësirës së botës. Asgjë nuk do ta përforcojë më shumë dëshminë tuaj për Zotin Jezu Krisht dhe Shlyerjen e Tij ose t’ju ndihmojë ta kuptoni planin e madhërishëm të Perëndisë. Asgjë nuk do ta qetësojë më shumë shpirtin tuaj gjatë kohëve të dhembjes. Asgjë nuk do t’i hapë më shumë qiejt. Asgjë!” (“Ngazëllehuni nga Dhurata e Çelësave të Priftërisë”, Liahona, maj 2024, f. 121, 122).

  • Çfarë bekimesh premtoi Presidenti Nelson që mund të trajtojnë nevojat reale të adoleshentëve?

  • Cilin, nëse ka, nga këto bekime prej Zotit ke përjetuar ti ose dikush që e njeh?

Pasi nxënësit të kenë pasur mundësinë t’i diskutojnë pyetjet në dyshe, ju mund t’i ftoni disa prej tyre të tregojnë atë që diskutuan, së bashku me çfarëdo pyetje që mund të kenë rreth bekimeve.

Zbatimi në rrafshin personal

Për t’i ndihmuar nxënësit ta ndiejnë vlerën e këtyre bekimeve, merreni parasysh t’u jepni atyre një mundësi për të shkruar përgjigjet e tyre për njërën ose të gjitha pyetjet vijuese në ditarët e tyre. Pas një kohe të mjaftueshme, mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që shkruan.

  • Si je ndier më afër Zotit në tempull?

  • Si e ke përjetuar ndonjërin nga bekimet e renditura si rezultat i frekuentimit në tempull?

Zgjidh një nga bekimet e renditura që dëshiron të marrësh.

  • Pse mendon se mund ta përdorësh këtë bekim në jetën tënde pikërisht tani?

Merreni parasysh ta mbyllni me një dëshmi ose përvojë vetjake për mënyrat se si mund të ndiheni afër Zotit në shtëpinë e Tij të shenjtë.