“Kapërcimi i Pengesave ndaj Arsimimit të Mëtejshëm: Përdorimi i të Gjitha Burimeve në Dispozicion”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Kapërcimi i Pengesave ndaj Arsimimit të Mëtejshëm: Përdorimi i të Gjitha Burimeve në Dispozicion”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm: Mësimi 190
Kapërcimi i Pengesave ndaj Arsimimit të Mëtejshëm
Përdorimi i të Gjitha Burimeve në Dispozicion
Zoti ka dhënë mësimin se “lavdia e Perëndisë është inteligjencë” (Doktrina e Besëlidhje 93:36). Gjithashtu, udhëheqësit e Kishës kanë dhënë vazhdimisht mësim rreth rëndësisë së arsimimit. Megjithatë, ndonjëherë pengesat e bëjnë të vështirë vazhdimin e arsimimit tonë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë burimet në dispozicion për kapërcimin e pengesave ndaj arsimimit të mëtejshëm.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të pengesave që mund t’i pengojnë adoleshentët të vazhdojnë arsimimin e tyre pas shkollës së mesme. Vërini ata të vijnë të përgatitur për t’ia treguar listën e tyre klasës.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Përcaktimi i pengesave
Shënim: Pengesat ndaj arsimimit të mëtejshëm ndryshojnë anembanë botës. Mund të jetë e nevojshme t’i përshtatni skenarët ose pengesat e mundshme në bazë të zonës suaj dhe nevojave të nxënësve tuaj.
Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke vizatuar ose paraqitur një figurë të një adoleshenti që shikon përtej një lumi përfaqësimin e një arsimimi të ardhshëm si ai më poshtë. Më pas, jepni skenarin vijues.
Në një mësim seminari të kohëve të fundit, mësuesi i Landit dha disa thënie nga udhëheqësit e Kishës rreth rëndësisë së arsimimit pas shkollës së mesme. Landi e beson këtë këshillë dhe dëshiron ta ndjekë atë. Por ndërsa mendon për të ardhmen, mendja i mbushet me të gjitha pengesat që mund ta pengojnë të arrijë qëllimin e tij.
Pasi të jepni përvojën e Landit, mund t’i ftoni nxënësit të renditin pengesat e mundshme te ose pranë figurës së lumit që mund të pengojnë Landin ose adoleshentë të tjerë të vazhdojnë arsimimin e tyre. Nëse nxënësit e bënë përgatitjen e tyre, mund t’i ftoni të tregojnë disa pengesa nga listat e tyre.
Inkurajojini nxënësit të marrin parasysh pengesat e jashtme, si edhe pengesat e brendshme. Pengesat e jashtme mund të përfshijnë kufizimet financiare, notat e ulëta ose mungesën e të drejtës së përdorimit. Pengesat e brendshme mund të përfshijnë vetëbesimin e ulët ose mungesën e shpresës ose dëshirës.
Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth pengesave të mundshme ndaj arsimimit të tyre të vazhdueshëm, mund t’i ftoni ata të bëjnë sa vijon.
Në ditarin e studimit, përgjigju për këto pyetje:
-
Cilat pengesa (nga tabela ose të tjera) shqetësohesh se mund të pengojnë vazhdimin e arsimimit tënd?
-
Sa i sigurt je se mund t’i mposhtësh këto pengesa?
-
Si mund të të ndihmojë Shpëtimtari t’i kapërcesh këto pengesa?
Gjatë mësimit të sotëm, kërko mbresa nga Shpirti për të të ndihmuar të përcaktosh mënyra specifike se si t’i kapërcesh pengesat ndaj arsimimit.
Kalimi i Lumit Jordan
Për t’i ndihmuar nxënësit t’i përdorin shkrimet e shenjta për të mësuar se si t’i kapërcejnë pengesat ndaj arsimimit të tyre, merreni parasysh të diskutoni tregimin e Jozueut dhe fëmijëve të Izraelit që kalojnë lumin Jordan (shihni Mësimin 62: “Jozueut 2–4” për më shumë hollësi). Mund ta lexoni ose përmblidhni paragrafin vijues, sipas nevojës.
Kur Jozueu dhe fëmijët e Izraelit mbërritën në Kanaan, Zoti u premtoi atyre të gjithë tokën në anën tjetër të lumit Jordan (shih te Jozueut 1:1–7). Megjithatë, për të arritur synimin e tyre, ata u përballën me pengesën e kalimit të lumit që kishte dalë nga shtrati (shih te Jozueut 3:15).
Mund t’i organizoni nxënësit në dyshe për të lexuar dhe diskutuar vargjet vijuese. Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se frazat “ndalen tok” (vargu 13) dhe “u ngritën tok” (vargu 16) i referohen ndalimit të rrjedhës së lumit Jordan.
Lexo te Jozueut 3:6–8, 13–17 duke kërkuar sa vijon:
-
Veprimet besnike që ndërmorën priftërinjtë për t’u mundësuar fëmijëve të Izraelit të kalonin lumin Jordan
-
Ndihmën e Perëndisë për t’u mundësuar fëmijëve të Izraelit të kalonin lumin Jordan
Nxënësit mund t’ua tregojnë dysheve atë që zbulojnë. Ata mund të diskutojnë mënyrën se si veprimet besnike të priftërinjve dhe ndihma e Zotit u mundësuan fëmijëve të Izraelit ta kapërcenin pengesën.
Ju mund ta pyesni më pas klasën për sa vijon:
-
Si mund ta ndihmojë ky tregim një adoleshent që përballet me pengesa ndaj vazhdimit të arsimimit të tij?
Në ditarin e studimit, shkruaj një pohim të vërtete në bazë atë asaj që mësove, që mund të gjejë zbatim në kapërcimin e pengesave ndaj çuarjes më tej të arsimimit.
Nxënësit mund të përdorin vetë fjalët e tyre për të treguar një të vërtetë si: Ndërsa shkojmë përpara me besim te Jezu Krishti, Ai do të na ndihmojë t’i kapërcejmë pengesat me të cilat përballemi.
-
Përse shkuarja përpara me besim te Jezu Krishti (bërja e të gjitha gjërave brenda fuqisë sonë) mund të jetë e nevojshme për kapërcimin e pengesave ndaj arsimimit?
-
Përse kërkimi i ndihmës së Perëndisë me besnikëri mund të jetë i nevojshëm për të kapërcyer pengesat ndaj arsimimit?
Mund t’u kujtoni nxënësve se të ecurit përpara me besim te Jezu Krishti përfshin çdo përpjekje që ata mund të bëjnë. Për shembull, biseda me një këshilltar, fitimi i parave dhe pagimi me besnikëri i të dhjetave janë të gjitha mënyra për të shkuar përpara me besim te Jezu Krishti për të kapërcyer pengesat ndaj arsimimit.
Skenar ushtrimi
Veprimtaria vijuese i ndihmon nxënësit të ushtrojnë të menduarit në mënyrë kritike. Mund t’u vini në dukje nxënësve se të menduarit në mënyrë kritike është një aftësi që mund të na ndihmojë të marrim vendime të mira. Ai përfshin 1) vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit rreth vendimit, 2) bërjen e pyetjeve rreth asaj që po vëzhgoni, 3) diskutimin e vëzhgimeve tuaja me të tjerët dhe 4) zgjidhjen e problemeve në bazë të asaj që mësoni. Ju mund t’i vini nxënësit ta plotësojnë secilin prej këtyre hapave si pjesë të kësaj veprimtarie.
Ftojini nxënësit të krijojnë në një copë letër një skenar me një pengesë që ka lidhje me një adoleshent/e. Nëse kanë nevojë për ndihmë, ata mund të plotësojnë hapësirat bosh në fjalinë vijuese.
(emri i adoleshentit/es) e di se arsimimi pas shkollës së mesme është i rëndësishëm. Por një pengesë ndaj vazhdimit të arsimimit të tij ose saj është (përshkruaj një pengesë).
Mund t’i mblidhni më pas skenarët e plotësuar, t’i përzieni ata dhe t’ia shpërndani sërish klasës.
Nxënësit mund të përdorin fletushkën “Mbledhja e Informacionit për të Kapërcyer Pengesat ndaj Arsimimit” dhe mësimet që mësuan nga kapitulli te Jozueut 3 për t’i ndihmuar t’u përgjigjen pyetjeve më poshtë në lidhje me skenarin që morën. Ata mund t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në pjesën e pasme të letrës së skenarit.
-
Çfarë pyetjesh mund të bëjë ky person ndërsa merr parasysh burimet në dispozicion? Me kë mund t’i diskutojë disa nga pyetjet e tij?
-
Çfarë veprimesh mund të ndërmarrë ky person për të shkuar përpara me besim te Jezu Krishti për ta kapërcyer pengesën e tij?
-
Si mund ta ndihmojë Perëndia këtë person ta kapërcejë pengesën e tij?
Ju mund t’i ftoni nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë skenarin dhe këshillën e tyre klasës. Si pjesë e diskutimit tuaj, mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë përvoja ku Perëndia i ka ndihmuar ata ose dikë që ata njohin, të kapërcejnë një pengesë ndaj çuarjes më tej të arsimimit të tyre. Ose mund të jepni një shembull nga “Komentet e Plakut dhe Motrës Gilbert”, nga kodi kohor 3:25 deri në 5:48 në takimin shpirtëror mbarëbotëror të majit 2024 për të rinjtë në moshë madhore.
Përfundimi
Mund t’i ftoni nxënësit të shqyrtojnë listën e pengesave vetjake që përcaktuan në fillim të orës mësimore. Inkurajojini ata të kërkojnë udhërrëfim nga Shpirti ndërsa u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre.
-
Çfarë burimesh mund të përdorësh nga diskutimi i sotëm për të të ndihmuar t’i kapërcesh pengesat dhe të përgatitesh për arsimimin e ardhshëm?
-
Çfarë veprimesh besnike mund të ndërmarrësh në mënyrë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të mund të të ndihmojnë t’i kapërcesh pengesat e tua?
Mund ta përmbyllni duke dëshmuar se, ndërsa bëjmë me gëzim të gjitha gjërat që janë në fuqinë tonë, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të na ndihmojnë t’i kapërcejmë pengesat ndaj çuarjes përpara të arsimimit tonë.