Seminari
Rëndësia e Arsimimit: Bekimet Materiale dhe Shpirtërore të Arsimimit


“Rëndësia e Arsimimit: Bekimet Materiale dhe Shpirtërore të Arsimimit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Rëndësia e Arsimimit: Bekimet Materiale dhe Shpirtërore të Arsimimit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm: Mësimi 188

Rëndësia e Arsimimit

Bekimet Materiale dhe Shpirtërore të Arsimimit

A classroom of high school students

Ndërkohë që marrja e një arsimimi mund të jetë shumë sfiduese, ia vlen sakrifica dhe përpjekja. Jo vetëm që një arsimim mund ta bekojë jetën tonë dhe të personave që na rrethojnë, por ai na përgatit të jemi mjete më të mira në përmbushjen e punës së Zotit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e arsimimit si nga ana materiale, ashtu edhe shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin diçka që u pëlqen të mësojnë, dhe mënyrën se si e zhvilluan atë interes. Ata gjithashtu mund të përsiatin mënyrën se si të mësuarit rreth këtij interesi ka qenë me vlerë për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Liri ose kufizim

Merreni parasysh të vizatoni në tabelë dy hinka, siç tregohet më poshtë. Nxënësit mund t’i vizatojnë këto hinka në ditarët e tyre. Ju gjithashtu mund të sillni një hinkë në klasë ose të formoni një hinkë të thjeshtë me letër.

Ftojini nxënësit të vënë në dukje anën e hinkës që duket më kufizuese dhe anën që duket më e hapur ose e lirë. Më pas, shkruani Marrja e një Arsimimi mbi figurën e parë.

Culinary funnel

Imagjino sikur gryka e vogël e kësaj hinke përfaqëson marrjen e një arsimimi.

  • Në ç’mënyra marrja e një arsimimi mund t’u duket fillimisht shtrënguese ose kufizuese disa njerëzve?

  • Çfarë mund të përfaqësojë gryka më e madhe në fund? Përse?

Nxënësit mund të shpjegojnë se ndërkohë që marrja e një arsimimi kërkon shumë përpjekje, disiplinë dhe sakrificë, ajo mund të çojë në bekime nga Zoti, duke përfshirë më shumë liri, mundësi dhe rritje.

Shkruani Zgjedhja për të Mos Marrë një Arsimim mbi figurën e dytë.

Tani imagjino sikur gryka më e madhe e kësaj hinke përfaqëson zgjedhjen për të mos marrë një arsimim.

  • Çfarë mund të përfaqësojë gryka më e vogël në fund? Përse?

Nxënësit mund të shpjegojnë se zgjedhja për të mos bërë përpjekje për të marrë një arsimim, mund të duket çliruese fillimisht, por mund të çojë në liri, mundësi dhe rritje të kufizuar ose të reduktuar.

Përsiati pyetjet vijuese:

  • Sa i rëndësishëm është arsimimi për ty? Përse?

  • Si mund të ndikojë zgjedhja jote për të marrë ose për të mos marrë një arsimim tek ti dhe te njerëzit që të rrethojnë?

Fryma e Shenjtë mund të të ndihmojë të dallosh mesazhe vetëm për ty. Ndërsa mëson rreth arsimimit, kushtoju vëmendje mbresave që mund të të ndihmojnë me synimet për arsimimin dhe jetën tënde.

Ji gjithnjë duke mësuar

Paraqitini thëniet vijuese. Ju mund t’ia shpërndani udhëzuesin Për Forcën e Rinisë çdo nxënësi, ose t’i ftoni ata ta gjejnë atë në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Mund t’i ftoni nxënësit t’i studiojnë thëniet individualisht, më pas t’i diskutojnë pyetjet që pasojnë, në grupe të vogla.

Lexoji thëniet vijuese, duke kërkuar atë që mëson rreth të mësuarit dhe arsimimit.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Krijuesi ynë pret që fëmijët e Tij kudo të marrin një arsimim si një përpjekje vetjake.” (“Education – A Religious Responsibility” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang” – Ajdaho, 26 janar 2010], byui.edu)

Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve shpjegon:

“Ati Qiellor dëshiron që bijat dhe bijtë e Tij të jenë gjithmonë duke mësuar. Ju keni arsye materiale dhe shpirtërore për të kërkuar dhe për ta dashur të mësuarit. Arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me fitimin e parave. Është pjesë e synimit tuaj të përjetshëm që të bëheni më shumë si Ati Qiellor. …

Jini gjithnjë duke mësuar. Kërkoni mundësi për të zgjeruar mendjen dhe aftësitë tuaja. Këto mundësi mund të përfshijnë arsimin formal në shkollë ose trajnimin profesional, si dhe të mësuarit joformal nga burime që ju i mirëbesoni. Përfshijeni Zotin në përpjekjet tuaja dhe Ai do t’ju udhërrëfejë. Ndërsa mësoni për botën përreth jush, mësoni edhe për Shpëtimtarin, i cili e krijoi botën. Studiojini jetën dhe mësimet e Tij. Bëjeni seminarin, institutin dhe studimin vetjak të ungjillit pjesë të të mësuarit tuaj gjatë gjithë jetës. …

Arsimimi e rrit aftësinë tuaj për t’i shërbyer Zotit. Ju fuqizon që t’i bekoni të tjerët, veçanërisht familjen tuaj. Sa më shumë të mësoni, aq më shumë mund të ndihmoni për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë dhe për të ndikuar në botë për mirë.” (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022], f. 31–32)

  • Cilat fraza nga këto thënie janë më kuptimplotat për ty? Përse?

  • Çfarë të vërtetash të përjetshme mund të mësojmë nga këto thënie?

    Shënojini të vërtetat që tregojnë nxënësit, pranë hinkës së parë në tabelë. Nxënësit mund të bëjnë të njëjtën gjë me vizatimin e tyre. Ata mund të tregojnë të vërteta të tilla si vijueset:

    • Arsimimi është pjesë e synimit tonë të përjetshëm për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor.

    • Ati Qiellor dëshiron që bijat dhe bijtë e Tij të jenë gjithmonë duke mësuar.

    • Arsimimi rrit aftësinë tonë për t’i shërbyer Zotit dhe për t’i bekuar të tjerët.

  • Pse është të mësuarit dhe arsimimi një pjesë e rëndësishme e planit të Atit Qiellor?

  • Si mund ta ndihmojnë këto të vërteta dikë që e sheh arsimimin si kontrollues dhe kufizues?

Rëndësia e arsimimit

Të mësuarit dhe arsimimi kanë qenë gjithmonë pjesë thelbësore e përparimit për fëmijët e Atit Qiellor. Për shembull, Adami dhe Eva u mësuan fëmijëve të tyre gjëra shpirtërore si edhe laike (shih te Moisiu 5:10–12; 6:5–6), duke i ndihmuar kështu të bëheshin më shumë si Ati Qiellor.

ikona e seminarit Në varësi të kohës, merreni parasysh të përdorni një ose më shumë nga mundësitë vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të shohin mënyrën se si Zoti mund t’i bekojë ata më tej sepse kërkuan një arsimim. Ata mund ta renditin çdo bekim që gjejnë, poshtë vizatimit të hinkës së parë.

4:56
2:58
  • Nxënësit mund të gjejnë një shkrim të shenjtë ose citim që i frymëzon të kërkojnë të mësuarit dhe arsimimin. Ata mund të kërkojnë “Arsimim” tek Tema dhe Pyetje ose te programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Shkrimet e shenjta vijuese mund të jenë të dobishme: Fjalët e Urta 3:13–20; 4:5–8; Doktrina e Besëlidhje 130:18–19.

Më pas, nxënësit mund ta tregojnë atë që mësuan ose gjetën. Ata gjithashtu mund të tregojnë mënyrën se si bekimet që gjetën janë provë e cilësdo prej të vërtetave në tabelë. Nxënësit e gatshëm mund t’i përgjigjen më pas njërës ose të dyja pyetjeve vijuese:

  • Çfarë bekimesh nga Zoti ke parë në jetën tënde ose në jetën e të tjerëve për shkak të të mësuarit dhe arsimimit?

  • Çfarë përvojash ke pasur që të ndihmojnë të shohësh se Ati Qiellor kujdeset për arsimimin tënd?

Përfundimi

Imagjino sikur ke një shok që e urren shkollën dhe po merr parasysh mundësi që nuk do të kërkojnë arsimim të mëtejshëm pas shkollës së mesme. Shkruaje atë që do t’i thoshe shokut tënd duke përdorur atë që mësove sot. Sa vijon janë shembuj të asaj që mund të duash të përfshish:

  • Bekimet materiale dhe shpirtërore me të cilat Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund të na bekojnë nga marrja e një arsimimi.

  • Shkrimet e shenjta, citimet ose mendimet apo përvojat vetjake që janë kuptimplota për ty.

Ftojini disa nxënës të shprehen para klasës. Merreni parasysh të dëshmoni për bekimin e madh që mund të jetë arsimimi në jetën tonë, sidomos për të na ndihmuar të bëhemi më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.