Seminari
Arsimimi për Tërë Qenien: T’i Japim Përparësi Arsimimit të Mendjes dhe Shpirtit


“Arsimimi për Tërë Qenien: T’i Japim Përparësi Arsimimit të Mendjes dhe Shpirtit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Arsimimi për Tërë Qenien: T’i Japim Përparësi Arsimimit të Mendjes dhe Shpirtit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm: Mësimi 189

Arsimimi për Tërë Qenien

T’i Japim Përparësi Arsimimit të Mendjes dhe Shpirtit

Japan: Nagoya Institute

Zoti na inkurajon ta bëjmë përparësi arsimimin laik dhe fetar në jetën tonë (shih te Doktrina e Besëlidhje 88:77–80). Arsimimi laik dhe fetar mund të përmirësojë aftësinë tonë për t’i shërbyer Perëndisë dhe të tjerëve dhe për të qenë të mbështetur te vetja. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të krijojnë një plan për të vazhduar arsimimin e tyre të lartë laik dhe fetar.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar të paktën dy mundësi që po i marrin parasysh për atë që do të bëjnë pas shkollës së mesme.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dhënia përparësi arsimimit

Vizatoni një figurë njeriu në tabelë. Mos ngurroni të shtoni ose t’i rregulloni hollësitë e skenarit në mënyrë që nxënësit të lidhen më mirë me të.

Stick Figure Personality

Rezarti dëshiron të vazhdojë jetën pas shkollës së mesme duke mos e vazhduar arsimimin e tij. Ai dëshiron t’i zgjatë orët e punës në punën e tij të tanishme. Para se të marrë vendimin përfundimtar, ai vendos të marrë parasysh avantazhet dhe disavantazhet e vazhdimit të arsimimit të tij.

  • Cilat mund të jenë disa nga avantazhet e vazhdimit të arsimimit që mund të përmendë Rezarti?

  • Cilat mund të jenë disa nga disavantazhet?

Nxënësit mund të fillojnë të bëjnë një listë me një partner ose grup të vogël. Ju mund të shkruani Avantazhet dhe Disavantazhet në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë në tabelë përgjigjet që menduan. Nëse e dhatë Mësimin 188: “Rëndësia e Arsimimit” kohët e fundit, mund t’u kujtoni nxënësve atë që diskutuan në mësimin me sende me hinkë. Nxënësit mund të vazhdojnë të shtojnë gjëra në këtë listë gjatë gjithë mësimit.

Arsimimi laik dhe fetar

Udhëheqësit e Kishës e kanë theksuar rëndësinë e arsimimit për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Arsimimi që theksojnë udhëheqësit e Kishës, përfshin edhe arsimimin laik, edhe fetar.

Shkruajeni fjalinë e paplotë vijuese në tabelë poshtë fjalës Avantazhet dhe ftojini nxënësit ta shkruajnë atë në ditarët e tyre.

Ndjekja e arsimimit edhe laik, edhe fetar më ndihmon …

Lexoje thënien vijuese duke kërkuar mënyrat e ndryshme se si mund ta plotësosh fjalinë.

Plaku Klark G. Gilbert, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Official VIO portrait of Clark G. Gilbert.

“A e dini se përse Kisha investon kaq shumë burime në arsim? Për shkak të dashurisë së Zotit për ju. Ai dëshiron të afroheni më pranë Tij dhe të gjeni forcë emocionale, intelektuale dhe shpirtërore. Udhëheqësit e Kishës dëshirojnë të njëjtën gjë! Lutemi për ju dhe për suksesin tuaj. Ne jemi të investuar në ju dhe për t’ju ndihmuar të arrini potencialin tuaj hyjnor.” (“Church Education: There Is a Place for Everyone”, Për Forcën e Rinisë, tetor 2023, f. 18)

Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që gjetën, dhe t’i renditin përgjigjet e tyre në tabelë. Përgjigjet e nxënësve mund të përfshijnë:

… të afrohem më pranë Zotit.

… të marr forcë nga Perëndia.

… të arrij potencialin tim hyjnor.

  • Përse mund të jenë edhe arsimimi laik, edhe fetar të nevojshëm për të ftuar këto bekime nga Zoti?

Arsimimi laik

Merreni parasysh të vizatoni në tabelë dy libra si vijuesit. Emërtojeni të parin “Laik” dhe të dytin “Fetar”. Ftojini nxënësit të vizatojnë libra të ngjashëm në ditarët e tyre të studimit.

Two Books

Poshtë librit të emërtuar “Laik”, ftojini nxënësit të renditin përgjigjet e tyre për pyetjen vijuese. Mund t’i ftoni ata të punojnë në dyshe ose grupe të vogla.

  • Cilat janë mundësitë në dispozicion për arsimimin laik pas shkollës së mesme?

    Ju mund të jepni mundësi të tjera që nxënësit nuk i përmendën, të tilla si shkollimi në internet, kolegji i lartë dy vjeçar, shkollat profesionale, mundësitë për ushtrim të zanatit, trajnimi në punë e me radhë.

  • Cilat mundësi janë në dispozicion nëpërmjet Sistemit Arsimor të Kishës (SAK)?

ikona e seminarit Për t’ju paraqitur nxënësve mundësitë e SAK-ut, mund të shfaqni materialin filmik “The Growth and Momentum of the Church Educational System” [“Rritja dhe Hovi i Sistemit Arsimor të Kishës”] (5:25), që jep një shpjegim të shkurtër të disa prej këtyre mundësive. Ky material filmik është në dispozicion në Newsroom.ChurchofJesusChrist.org.

Shtojini këto mundësi në listën në tabelë. Nxënësit mund të shtojnë gjëra edhe në listën e tyre në ditarin e studimit.

Ju mund të shpërndani fletushkën “Mundësitë e Sistemit Arsimor të Kishës” dhe t’i lejoni nxënësit të mësojnë më shumë rreth mundësive që janë interesante për ta. (Instituti do të diskutohet në pjesën e ardhshme.) Për nxënësit që do të diplomohen së shpejti, merreni parasysh të tregoni afatet e aplikimit për shkollat e SAK-ut, të treguara në pjesën Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit të këtij mësimi te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Para se të kaloni te pjesa tjetër e mësimit, mund të jetë me dobi t’i ftoni nxënësit të bëjnë pyetjet që mund të kenë rreth institucioneve të ndryshme të SAK-ut.

Arsimimi fetar

  • Cila mundësi e arsimimit fetar është në dispozicion për secilën mundësi arsimimi laik të përmendur?

Për çdo zë të renditur poshtë arsimimit laik, vërini nxënësit të renditin një mundësi arsimimi fetar që mund ta shoqërojë atë. Sigurohuni që nxënësit të kuptojnë se secila prej shkollave të SAK-ut e ka arsimin fetar si pjesë të programit të detyrueshëm mësimor. Nxënësit mund të shkruajnë orë mësimore fetare pranë vijës së cilësdo prej shkollave të SAK-ut.

Nëse nxënësit nuk e përmendin, ftojini ata të shkruajnë institut pranë çdo mundësie tjetër arsimi laik të renditur. Nëse është e nevojshme, shpjegoni se për ata që nuk frekuentojnë një shkollë të SAK-ut, instituti është një vend ku çdo i ri/e re në moshë madhore (18–35 vjeç), kudo në botë, mund të ndjekë orë mësimore fetare pa pagesë.

Mendoni për mënyrat se si mund t’i ndihmoni nxënësit e seminarit të shohin se si frekuentimi i institutit mund t’i ndihmojë ata në të ardhmen. Diskutimi i këtij skenari dhe disa prej pyetjeve vijuese është një mënyrë se si mund ta bëni këtë.

Supozo sikur Rezarti vendosi të merrte arsim shtesë pas shkollës së mesme në një shkollë profesionale dhe po merrte parasysh a duhej të frekuentonte edhe institutin.

  • Çfarë arsyesh mund të japë Rezarti për mosfrekuentimin e institutit?

  • Në ç’mënyrë ka qenë seminari i dobishëm për ty ndërkohë që ke shkuar në shkollë?

  • Si mund të jetë e dobishme për Rezartin të vazhdojë të mësojë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ndërkohë që shkon në një shkollë profesionale?

    Shfaqni materialin filmik “Ftesë Vetjake për të Frekuentuar Institutin” (2:44), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ftojini nxënësit të kërkojnë bekimet e premtuara për frekuentimin e institutit. Ju gjithashtu mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë rreth institutit në fletushkë.

    2:51

    Mund të shtoni më shumë ide në listën në tabelë poshtë fjalës Avantazhet që nxënësit i japin si pjesë e këtij diskutimi.

  • Cilat bekime të bënë përshtypje më shumë nga ato që premtoi Presidenti Nelson për frekuentimin e institutit?

  • Nga ajo që ke diskutuar, çfarë mendon se mund ta shtyjë Rezartin të frekuentojë institutin?

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë mënyrën se si të gjejnë një institut kudo ku mund të banojnë pas shkollës së mesme duke shkuar te myinstitute.ChurchofJesusChrist.org/findInstitute. Merreni parasysh të përzgjidhni disa nga mundësitë e arsimimit të përmendura më herët poshtë librit të parë. Përcaktoni vendndodhjen e atyre mundësive dhe shënoni qytetin në faqen e internetit për të demonstruar mënyrën se si gjendet dhe si bëhet regjistrimi në institut. Ju gjithashtu mund të demonstroni mënyrën se si të gjeni një institut në internet në të njëjtën hallkë lidhëse.

Bëj një plan

Thuajuni nxënësve se pavarësisht nëse e përfundojnë ose jo shkollën e mesme këtë vit, ata mund të kenë dobi nga bërja e një plani për arsimimin e tyre laik dhe fetar. Për t’i ndihmuar nxënësit të bëjnë një plan, paraqitni udhëzimet dhe pyetjet vijuese. Ftojini ata t’u përgjigjen pyetjeve në ditarët e tyre të studimit.

Duke përdorur pyetjet më poshtë për të të udhërrëfyer, bëj një plan për arsimimin tënd të ardhshëm laik dhe fetar. Kërko udhërrëfim nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë ndërsa reflekton mbi përgjigjet dhe i shkruan ato.

  • Çfarë synimesh të ardhshme ke?

  • Çfarë zgjedhjesh arsimore do të të ndihmojnë t’i arrish ato synime?

  • Çfarë planesh mund të bësh për arsimimin tënd fetar vitin e ardhshëm? Në vitet e mëvonshme?

Shpesh është e dobishme që nxënësit të dëgjojnë ide nga nxënësit e tjerë. Merreni parasysh të ftoni disa vullnetarë t’i tregojnë planet e tyre.

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për rëndësinë e vendosjes së përparësisë te të mësuarit laik dhe fetar gjatë gjithë jetës.