“Të Vepruarit me Besim për të Gjetur Përgjigje: Ecja Përpara, Mirëbesimi te Zoti”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Të Vepruarit me Besim për të Gjetur Përgjigje: Ecja Përpara, Mirëbesimi te Zoti”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Zotërimi Doktrinor: Mësimi 163
Të Vepruarit me Besim për të Gjetur Përgjigje
Ecja Përpara, Mirëbesimi te Zoti
Mund të jetë sfiduese të presim vullnetin dhe kohën e Atit Qiellor për të marrë përgjigje për pyetjet tona për ungjillin. Shumë tregime të Dhiatës së Vjetër demonstrojnë mënyrën se si ndjekësit e Perëndisë vazhduan të bënin zgjedhje që demonstruan besimin dhe mirëbesimin e tyre tek Ai ndërkohë që kërkonin përgjigje. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të veprojnë me besim te Jezu Krishti teksa kërkojnë përgjigje për pyetjet e tyre për ungjillin.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i përsëritin paragrafët 5–7 te pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” e materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Ata mund të përgatiten për të treguar përse mendojnë se veprimet tona janë të rëndësishme kur kërkojmë përgjigje për pyetjet ose shqetësimet rreth ungjillit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Duke pritur Zotin për përgjigje ndaj pyetjeve
Merreni parasysh të paraqitni figura nga disa tregime të Dhiatës së Vjetër të njerëzve që vepruan me besim te Zoti. Mund t’u caktoni grupeve të vogla të nxënësve që të studiojnë një fragment të shkrimit të shenjtë që shkon me një nga figurat. Ju mund të përzgjidhni tregime të tilla si:
-
Gruaja besnike nga Sarepta gjatë zisë së bukës (1 Mbretërve 17:7–12).
-
Naamani duke kërkuar shërim nga lebra e tij (2 Mbretërve 5:1–3, 9–10).
-
Thirrja e Enokut për të predikuar ungjillin (Moisiu 6:26–28, 31).
Nxënësit mund të lexojnë pjesën e tregimit që paraqet situatën sfiduese (referencat në kllapat më sipër) dhe mund t’u përgjigjen pyetjeve vijuese. (Më pas në mësim nxënësit do të studiojnë mënyrën se si këta individë vepruan me besim.)
-
Si kërkuan rrethanat e këtij personi besim te Zoti?
-
Me çfarë shqetësimesh ose rrethanash mund të përballen adoleshentët sot që u kërkojnë atyre të veprojnë sipas besimit të tyre te Zoti?
Nëse do të ishte e dobishme për nxënësit që të përcaktojnë shembuj të ditëve të sotme të pyetjeve, mund të shfaqni materialin filmik “Veproni me Besim: Gurgdhendësi” (4:57), nga kodi kohor 0:00 deri në 1:48 dhe t’i ftoni nxënësit të kërkojnë situatat sfiduese me të cilat u përballën këta dy adoleshentë. Merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit të përcaktojnë pyetjet që patën adoleshentët. Mund t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë pyetjet në njërën gjysmë të tabelës.
4:56Pasi nxënësit të kenë përcaktuar disa pyetje, mund t’i ftoni ata të përgjigjen në ditarët e tyre të studimit për sa vijon.
-
Kur ke pasur ti ose dikush që ti njeh pyetje ose shqetësime rreth ungjillit?
-
Cilat janë disa gjëra që ke bërë ose mund t’i bësh për t’u ndier afër Shpëtimtarit kur ke shqetësime ose pyetje për ungjillin?
Është normale të kesh pyetje ose shqetësime rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit ose ungjillit të Tyre. Të tre parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore mund të na ndihmojnë t’i kapërcejmë pyetjet ose shqetësimet e vështira. Këto parime mund të na ndihmojnë të kuptojmë mënyrën se si të qëndrojmë pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ndërsa kërkojmë përgjigje.
Besimi është një parim veprimi
Mund t’u thoni nxënësve se mësimi i sotëm do të përqendrohet te parimi i parë: Veproni me besim. Merreni parasysh ta shkruani të vërtetën e paplotë vijuese në tabelë: Kur përballemi me pyetje ose shqetësime për ungjillin, ne mund të veprojmë me besim te Jezu Krishti duke…
Mund ta kopjoni grafikun vijues në tabelë, duke i ftuar nxënësit të gjejnë të paktën një mënyrë për ta plotësuar të vërtetën e theksuar me të zezë nga secili paragraf.
Lexoji paragrafët 5, 6 dhe 7 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023), duke kërkuar mënyra për ta plotësuar thënien në tabelë.
|
Kur përballemi me pyetje ose shqetësime për ungjillin, ne mund të veprojmë me besim te Jezu Krishti duke… | |
|---|---|
|
Paragrafi 5 | |
|
Paragrafi 6 | |
|
Paragrafi 7 |
-
Duke përdorur secilin paragraf, si do ta plotësoje thënien në tabelë?
-
A ka mënyra të tjera për të vepruar me besim te Jezu Krishti që do t’i shtoje në këtë listë?
Nxënësit mund ta plotësojnë thënien me fraza të tilla si:
… vazhduar t’i zbatojmë urdhërimet. (Paragrafi 5)
… u mbështetur në atë që tashmë e dimë se është e vërtetë. (Paragrafi 6)
… mirëbesuar tek Ati Qiellor derisa të marrim përgjigje. (Paragrafi 7)
Ju mund ta përdorni sa vijon për t’u dhënë nxënësve një mundësi që ta vlerësojnë mënyrën se sa mirë mendojnë se mund ta përdorin secilën prej këtyre tri thënieve për të trajtuar pyetjet ose shqetësimet e tyre në lidhje me ungjillin.
Ndalu një çast për të reflektuar mbi këto mënyra për të vepruar me besim te Jezu Krishti kur ke pyetje. Në një shkallë nga 1 (pak) deri në 5 (shumë), sa i sigurt ndihesh për të vepruar me besim te Shpëtimtari në këto mënyra? Kushtoji vëmendje nxitjeve nga Shpirti për të ndihmuar të rritet besimi yt në vetvete në fushat ku e kupton se mund të përmirësohesh.
Veprimet që tregojnë besimin tonë te Jezu Krishti
Grupet mund t’i përdorin referencat vijuese për të vazhduar të studiojnë tregimin e shkrimit të shenjtë që nisën në fillim të mësimit, duke kërkuar mënyrën se si personi veproi me besim te Zoti.
-
Gruaja besnike nga Sarepta gjatë zisë së bukës (1 Mbretërve 17:13–16)
-
Naamani duke kërkuar shërim nga lebra e tij (2 Mbretërve 5:11–15)
-
Thirrja e Enokut për të predikuar ungjillin (Moisiu 6:37–39; 7:12–13)
Nëse e shfaqët fillimin e materialit filmik “Veproni me Besim: Gurgdhendësi” më herët në mësim, mund të shfaqni përfundimin e tij nga kodi kohor 1:49 deri në 4:57. Ftojini nxënësit të kërkojnë mënyrën se si Zoti i bekoi adoleshentët ndërsa vepruan me besim tek Ai.
Nxënësit mund të kenë dobi nga dhënia e ideve që mund ta ndihmojnë dikë të veprojë me besim kur përballet me shqetësime ose pyetje rreth ungjillit. Një mënyrë për ta bërë këtë është të paraqitni udhëzimet vijuese.
Imagjino sikur të ftuan t’i japësh këshillë dikujt që pati pyetje ose shqetësime në lidhje me ungjillin. Përzgjidh të paktën dy nga sa vijon për t’i plotësuar:
-
Përcaktoji mënyrat se si mund të veprojë ky person me besim te Jezu Krishti duke iu përgjigjur pyetjeve vijuese:
-
Çfarë urdhërimesh mund të vazhdojë të zbatojë ai ose ajo?
-
Çfarë do të shpresoje që të dinte ose të kujtonte ky person rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?
-
Çfarë mund të bëjë ai ose ajo për të demonstruar mirëbesimin tek Ata?
-
-
Gjej të paktën një fragment të zotërimit doktrinor ose fragment tjetër të shkrimit të shenjtë që mund ta ndihmojë këtë person të veprojë me besim te Jezu Krishti.
-
Gjej një thënie nga një udhëheqës i Kishës që mund ta ndihmojë këtë person të veprojë me besim te Jezu Krishti.
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’ia tregojnë një partneri këshillën që mund të japin. Ju gjithashtu mund t’u jepni nxënësve një mundësi për të treguar përvojat që ata kanë pasur duke vepruar me besim te Jezu Krishti ndërkohë që kërkojnë përgjigjet ose bekimet e ungjillit.
Bëj një plan për të vepruar me besim
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një plan për të vepruar me besim te Jezu Krishti kur përballen me pyetje ose shqetësime rreth ungjillit. Një mënyrë për ta bërë këtë është të jepni nxitjet vijuese të cilave duhet t’u përgjigjen në ditarët e tyre të studimit. Nëse jua lejon koha, mund t’i ftoni nxënësit e gatshëm ta tregojnë atë që shkruan.
-
Diçka që dua të kujtoj rreth të vepruarit me besim te Jezu Krishti është .
-
Një gjë që dëshiroj ta bëj për të vepruar me besim te Jezu Krishti herën tjetër që lindin pyetje ose shqetësime është .