Seminari
Kërkimi i Zbulesës Vetjake për Pyetjet e Mia: Kuptueshmëria e Mënyrës se si Ju Flet Zoti


“Kërkimi i Zbulesës Vetjake për Pyetjet e Mia: Kuptueshmëria e Mënyrës se si Ju Flet Zoti”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Kërkimi i Zbulesës Vetjake për Pyetjet e Mia: Kuptueshmëria e Mënyrës se si Ju Flet Zoti”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zotërimi Doktrinor: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet e Mia: Mësimi 162

Kërkimi i Zbulesës Vetjake për Pyetjet e Mia

Kuptueshmëria e Mënyrës se si Ju Flet Zoti

Revelation

Ati Qiellor dëshiron tʼua zbulojë mendjen dhe vullnetin e Tij fëmijëve të Tij. Dijenia për këtë mund të ndihmojë ndërsa kërkojmë përgjigje për pyetjet tona, marrim vendime të rëndësishme dhe përpiqemi të bëhemi dishepuj më të mirë të Jezu Krishtit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si mund të marrin udhërrëfim dhe zbulesë nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë “Recognizing the Promptings of the Holy Ghost” [“Dallimi i Nxitjeve të Frymës së Shenjtë”] nga pjesa “Zbulesa” tek Tema dhe Pyetje në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Ndërsa nxënësit lexojnë, ata mund të mendojnë për pyetjet që kanë rreth marrjes së zbulesës nga Ati Qiellor. Ata mund t’i sjellin pyetjet e tyre në orën mësimore. Si një alternativë përpos përdorimit të burimit Tema dhe Pyetje, nxënësit mund të lexojnë te Joseph Smith – Historia 1:10–13 dhe të kërkojnë atë që bëri Jozef Smithi për të kërkuar dhe për t’u përgatitur për të marrë zbulesë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dallimi i zërave

Ndërsa nxënësit vijnë në klasë, caktojuni disave prej tyre një numër të ndryshëm me udhëzimet vijuese: “Kur ta thërras numrin tënd, të lutem thuaj: ‘Zoti na flet nëpërmjet Frymës së Shenjtë’”. Shpjegoni se kur thirret numri i tyre, ata mund të zgjedhin ta thonë frazën me një pëshpëritje ose me zërin e zakonshëm.

Për ta filluar orën mësimore, ftojini nxënësit të mbyllin sytë. Shpjegoni se ata do të përpiqen t’i identifikojnë shokët e tyre të klasës duke dëgjuar zërat e tyre. Thërritni numra të ndryshëm me radhë. Pasi çdo nxënës, numrin e të cilit thërrisni, e thotë frazën, ftojeni pjesën tjetër të klasës të ngrejë dorën nëse e di se kush foli.

Pastaj bëni pyetjet vijuese:

  • A ishte e lehtë ose e vështirë të identifikoje se kush po fliste? Përse?

  • Përse mund të jetë e vështirë për një vizitor në klasën tonë të identifikojë se kush foli?

Paraqitni vetëvlerësimin vijues dhe ftojini nxënësit të mendojnë për përgjigjet e tyre.

Përsiati përgjigjet e tua për pyetjet vijuese. Nëse dëshiron, mund t’i shënosh disa nga mendimet e tua në ditarin tënd të studimit.

  • Sa i/e sigurt jam që e dalloj zërin e Zotit në jetën time?

  • Çfarë pyetjesh kam rreth marrjes së zbulesës nga Ati Qiellor?

Merreni parasysh të dëshmoni se Ati Qiellor dëshiron t’i flasë secilit prej fëmijëve të Tij. Shpjegoni se, ndërsa kërkojmë zbulesë, Ai do të na ndihmojë që të na shtohet siguria në dallimin e zërit të Tij dhe në marrjen e përgjigjeve dhe udhërrëfimit nga Ai.

Një zë i qetë, i ulët

Ndërkohë që largohej nga njerëzit që kërkonin ta vrisnin, Elija profeti u fsheh në një shpellë (shih te 1 Mbretërve 19:1–10). Ndërkohë që ishte atje, Zoti i foli atij.

Lexo te 1 Mbretërve 19:9–12, duke kërkuar atë që mësoi Elija rreth mënyrës se si mund të komunikojë Zoti me ne.

  • Çfarë mëson rreth Zotit nga përvoja e Elijas?

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë se një nga mënyrat se si Zoti komunikon me ne është nëpërmjet zërit të qetë, të ulët të Frymës së Shenjtë.

Disa nxënës mund të pyesin veten a do t’u flasë Perëndia vërtet atyre dhe mund të mos dinë se si ta dallojnë kur Ai e bën. Thënia dhe veprimtaria vijuese e studimit për kapitullin tek 3 Nefi 11 ndihmojnë të trajtohen këto shqetësime.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Ne mund t’i lutemi Atit tonë Qiellor dhe të marrim udhërrëfim e drejtim.… Nëse me të vërtetë do ta marrim Frymën e Shenjtë dhe do të mësojmë t’i dallojmë e kuptojmë nxitjet e Tij, ne vërtet do të udhërrëfehemi në çështje të mëdha e të vogla.

…A do Perëndia vërtet të flasë me ju? Po!” (“Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 94–95)

Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dyshe për të lexuar vargjet vijuese. Për t’i ndihmuar nxënësit të studiojnë, ftojini ata të ndalojnë pasi ta lexojnë secilin varg dhe ta diskutojnë me partnerin e tyre të leximit atë që gjejnë që mund të na ndihmojë ta dëgjojmë dhe ta dallojmë zbulesën nga Perëndia.

Lexo tek 3 Nefi 11:1–7, duke kërkuar atë që mund të mësojmë rreth dëgjimit dhe dallimit të zbulesës nga Perëndia.

  • Çfarë mësove rreth marrjes së zbulesës nga ky rrëfim?

Dallimi i zbulesës nga Perëndia

Shpjegoni se një nga mënyrat se si mund të mësojmë ta dallojmë zërin e Zotit në jetën tonë është të kuptojmë mënyrat e ndryshme se si Ai mund të komunikojë me ne. Për të ndihmuar që nxënësit të përgatiten për të mësuar se si mund të komunikojë Zoti me ne, merreni parasysh t’u tregoni atyre një telefon inteligjent ose të paraqitni një figurë të një telefoni dhe ta shkruani pyetjen vijuese në tabelë.

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të marrësh mesazhe nëpërmjet një telefoni inteligjent?

    Përgjigjet e mundshme përfshijnë telefonatën, dërgimin e mesazheve me tekst, dërgimin e mesazheve brenda programeve, madje edhe figurat që zgjedhim për të paraqitur në telefonat tanë. Pas një diskutimi të shkurtër për pyetjen më sipër, fshijeni frazën “një telefon inteligjent” dhe zëvendësojeni atë me “Fryma e Shenjtë”.

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të marrësh mesazhe nëpërmjet Frymës së Shenjtë?

  • Cilat janë disa mënyra se si marrja e mesazheve nga Fryma e Shenjtë është ndryshe nga marrja e mesazheve në një telefon inteligjent?

Nëse mendoni se veprimtaria vijuese e studimit të shkrimeve të shenjta mund të jetë e vështirë për nxënësit tuaj, nëse doni, mund të lexoni fragmentin e parë dhe ta pyesni klasën se çfarë mësimi jep vargu rreth mënyrave se si mund ta dallojmë kur Perëndia po na flet nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Nëse e lexoni fragmentin, mund t’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë nga ky varg se ne mund ta dimë se Ai po komunikon nëpërmjet Frymës së Shenjtë kur ndiejmë një rritje të urtësisë, kuptueshmërisë ose njohurisë. Nxënësit mund të studiojnë më pas disa nga shkrimet e tjera të shenjta vijuese në dyshe ose në grupe të vogla. Nuk është nevoja që nxënësit t’i studiojnë të gjitha këto shkrime të shenjta.

Studio disa nga referencat vijuese të shkrimit të shenjtë. Për çdo referencë që studion, përcakto mënyrat se si mund ta dallojmë kur Perëndia na flet nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Shkruaji referencat që studiove dhe atë që mësove në ditarin tënd të studimit.

Eksodi 31:3

Gjoni 14:26–27

Gjoni 16:13

Galatasve 5:22–23

2 Nefi 28:30

2 Nefi 32:5

Mosia 5:2

Alma 18:35

Doktrina e Besëlidhje 6:21–23

Doktrina e Besëlidhje 8:2–3

Doktrina e Besëlidhje 11:12–13

Joseph Smith – Historia 1:11–12

ikona e seminaritNjë mënyrë se si mund ta bëni veprimtarinë e mëparshme është të shtypni disa kopje të fletushkës shoqëruese dhe të prisni figura individuale të telefonave inteligjentë. Shkruani një referencë të ndryshme të shkrimit të shenjtë mbi çdo telefon inteligjent dhe vendosini ata nëpër klasë. Ftojini nxënësit të ecin nëpër klasë dhe të studiojnë disa prej tyre.

Mund të merrni parasysh gjithashtu të vendosni thënie të shkurtra mbi disa prej telefonave inteligjentë në lidhje me mënyrën se si Ati Qiellor komunikon me ne. Thëniet e mundshme gjenden te pjesa Burime Shtesë e këtij mësimi te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Organizojini nxënësit në grupe të vogla dhe ftojini ata ta tregojnë atë që u bëri përshtypje nga referencat e shkrimit të shenjtë që studiuan. Ata mund të tregojnë edhe çdo përvojë që kanë pasur me dëgjimin e zërit të Zotit nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Kjo mund të përfshijë përgjigjet për pyetjet e tyre ose mesazhe të tjera ngushëllimi ose drejtimi. Kujtojuni atyre të mos tregojnë hollësi të përvojave të shenjta, tepër vetjake.

Nëse është e dobishme, mund të shihni “Receiving Revelation” [“Marrja e Zbulesës”] (4:17), nga kodi kohor 0:00–2:18 në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Në këtë material filmik, disa njerëz i përgjigjen pyetjes: “Si të dërgon Shpirti zbulesë?”

4:17
  • Si mund të na ndihmojë kuptueshmëria e mënyrave të ndryshme se si Ati Qiellor komunikon me ne nëpërmjet Frymës së Shenjtë, që ta dallojmë zbulesën prej Tij?

Perëndia të flet

Për t’i ndihmuar nxënësit të japin përgjigjet e tyre për skenarin vijues, ata mund t’i përgjigjen pyetjes më poshtë me një partner. Kjo do t’i japë çdo nxënësi mundësinë për ta treguar atë që ka mësuar.

Përndryshe, mund të ftoni dy nxënës përpara klasës që të interpretojnë skenarin. Një nxënës mund të japë përgjigjen e tij ose të saj. Të dy nxënësit mund të zgjedhin më pas dy nxënës të rinj për të interpretuar skenarin. Ju mund ta përsëritni këtë disa herë.

Imagjino sikur skenari vijues ndodh këtë të diel:

Gjatë mbledhjes së sakramentit, një folës citoi Presidentin Rasëll M. Nelson kur tha: “‘A do Perëndia vërtet të flasë me ju? Po!’” (“Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 95). Ndërsa largoheni nga kisha pas mbledhjes, shoku yt të thotë: “Do të doja ta dalloja udhërrëfimin dhe zbulesën nga Perëndia në jetën time, por nuk jam i sigurt se si.”

  • Çfarë do t’i thoshe shokut tënd bazuar në atë që ke mësuar nga Fryma e Shenjtë dhe rreth Tij sot?

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj rreth dëshirës së Zotit për të na folur nëpërmjet shushuritjes së Frymës së Shenjtë.