Seminari
Amos; Abdia; Jona: Vështrim i Përgjithshëm


“Amos; Abdia; Jona: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Amos; Abdia; Jona: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Amos; Abdia; Jona

Amos; Abdia; Jona

Vështrim i Përgjithshëm

Megjithëse nuk u prit mirë nga populli i tij, Amosi dëshmoi për rolin e profetëve (shih tek Amos 3:7) dhe profetizoi për braktisjen e ardhshme (shih tek Amos 8:11–12). Jona ia mbathi nga thirrja e mëshirshme e Zotit për të paralajmëruar popullin e Ninives. Jona u hodh në det, u shpëtua në mënyrë të mrekullueshme nga një balenë dhe në fund bëri atë që i kërkoi Zoti. Populli i Ninives u pendua dhe ndryshoi, ndërkohë që Zoti i mësoi Jonës përse duhet të ishte i mëshirshëm me ta.

ikona e seminaritInkurajojini nxënësit që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin duke e studiuar ungjillin çdo ditë. Studimi i qëndrueshëm i shkrimeve të shenjta mund të na ndihmojë të arrijmë ta njohim Shpëtimtarin dhe të ndiejmë dashurinë e Tij. Inkurajojini nxënësit të zhvillojnë një zakon të përditshëm të studimit të shkrimeve të shenjta. Bëni pyetje që i ndihmojnë nxënësit ta lidhin atë që kanë mësuar gjatë studimit të tyre vetjak dhe familjar të shkrimeve të shenjta, me përvojën në klasë. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet te përgatitja e nxënësve për Mësimin 151: “Jona”. (Shihni hollësitë më poshtë për këtë mësim.)

Për më tepër mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët të Arrinin ta Njihnin Atë duke e Studiuar Fjalën e Tij” te (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25).

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Amos 3; 7

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti zbulojnë këshillë dhe të vërtetë nëpërmjet profetëve të Tyre.

  • Material për t’u paraqitur:

    • Në tabelë, shkruani përgjigjet e rrjeteve sociale me të cilat fillon mësimi

    • Një figurë e profetit të gjallë

    • Udhëzimet për t’iu përgjigjur një komenti në rrjetet sociale, ata janë të emërtuar “1” dhe “2” nën titullin “Ndjekja e Profetëve të Zotit”

Amos 8

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të rritin sigurinë e tyre se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund ta shuajnë urinë e tyre shpirtërore nëpërmjet Rivendosjes së ungjillit.

Jona

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashurinë dhe mëshirën e Zotit për ta dhe për të tjerët.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta studiojnë historinë e Jonës me familjen e tyre ose ta përsëritin vetë atë dhe të përsiatin atë që mendojnë se është mesazhi kryesor i saj. Ata mund të formulojnë edhe pyetje ose pikëpamje nga studimi i tyre.

    ikona e seminaritKjo ftesë është një shembull i ndihmesës ndaj nxënësve që ta lidhin atë që po mësojnë në shtëpi me studimin e tyre në klasë. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë të mësuarit e tyre rreth shkrimit të shenjtë dhe Shpëtimtarit. Për trajnim shtesë mbi lidhjen e asaj që nxënësit po mësojnë në shtëpi me përvojën e tyre në klasë, shihni “Zhvilloni dhe bëni pyetje që i ndihmojnë nxënësit ta lidhin atë që kanë mësuar gjatë studimit të tyre vetjak dhe familjar të shkrimeve të shenjta me përvojën në klasë” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.