“Psalmeve 49–51; 61–66; 69–72; 77–78; 85–86: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Psalmeve 49–51; 61–66; 69–72; 77–78; 85–86: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Psalmeve 49–51; 61–66; 69–72; 77–78; 85–86
Psalmeve 49–51; 61–66; 69–72; 77–78; 85–86
Vështrim i Përgjithshëm
Pasi kreu mëkate të rënda, Davidi e shprehu në një psalm dëshirën e tij për t’u penduar dhe për t’u bërë i pastër (shihni te Psalmeve 51). Në pjesën më të madhe të shkrimit të shenjtë Perëndia flet me njeriun, por shumë prej psalmeve janë shprehje e njeriut që i flet Perëndisë. Gjatë gjithë Psalmeve, psalmistët shprehën shpresat dhe ndjenjat e tyre në gjuhë të ngjashme me të lutjes. Ndërsa i studiojmë lutjet e psalmistëve, mund të mësojmë mënyra për ta thelluar marrëdhënien tonë me Atin Qiellor nëpërmjet lutjes.
Jepeni Mësim Doktrinën. Kur Shpëtimtari dha mësim duke përdorur shëmbëlltyra, Ai e lejoi nxënësin të lidhej me pjesë të ndryshme të historisë. Kjo i ndihmoi nxënësit të gjenin lidhje vetjake në mësimet e Tij. Kur japim mësim doktrinën e Shpëtimtarit, ne mund t’i ndihmojmë nxënësit të gjejnë lidhje vetjake në atë që po mësojnë. Një mënyrë se si mund ta bëjmë këtë është duke i ndihmuar nxënësit t’i marrin parasysh rrethanat e tyre vetjake ndërsa i studiojnë shkrimet e shenjta. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ndihmoi Njerëzit të Gjenin Lidhje Vetjake te Doktrina e Tij” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 23). Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet te Mësimi 105: “Psalmeve 61–86”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Psalmeve 51
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se, ndërsa pendohen, Shpëtimtari mund t’i bëjë të pastër.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta imagjinojnë veten në situatën vijuese: Imagjino sikur një shok ose shoqe të tregon se e di se është e nevojshme të pendohet por pyet veten se si. Çfarë do të doje që të kuptonte ai ose ajo rreth pendimit dhe rolit të Shpëtimtarit në mposhtjen e mëkatit?
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për t’iu përgjigjur pyetjes hipotetike nga revista Për Forcën e Rinisë; udhëzimet ndërsa nxënësit studiojnë te Psalmeve 51:1–19
Psalmeve 61–86
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të komunikojnë në mënyrë më kuptimplotë me Atin Qiellor nëpërmjet lutjes.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i kushtojnë vëmendje mënyrës se si ndihen se po lidhen me Atin Qiellor në lutjet e tyre nga tani deri në orën mësimore të radhës.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Referencat e shkrimeve të shenjta nga psalmet dhe pyetjet shoqëruese; diagrami për t’i ndihmuar nxënësit ta zbatojnë atë që mësuan rreth lutjes
Ushtrimi 7 i Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe t’i zbatojnë parimet hyjnore të marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta rishikojnë listën e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimeve të shenjta nga Dhiata e Vjetër te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Nxënësit mund të zgjedhin një fragment dhe frazë kyç të shkrimeve të shenjta nga lista. Ftojini nxënësit të shpenzojnë disa minuta duke mësuar përmendsh fragmentin dhe frazën kyç të shkrimeve të shenjta që përzgjodhën. Ata mund ta përdorin programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] si një mjet për t’i ndihmuar të mësojnë përmendsh.
-
Sende për t’u përgatitur: Katër copa të vogla letre të kapura së bashku për secilin nxënës
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për veprimtarinë e mësimit përmendsh; figura të dy kuadrove.
-
Material filmik: “Shqyrtimi i Pyetjeve me një Këndvështrim të Përjetshëm” (2:56)