“Psalmeve 61–86: ‘O Perëndi, Vëri Veshin Lutjes Sime’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Psalmeve 61–86: ‘O Perëndi, Vëri Veshin Lutjes Sime’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Psalmeve 49–51; 61–66; 69–72; 77–78; 85–86: Mësimi 105
Psalmeve 61–86
“O Perëndi, Vëri Veshin Lutjes Sime”
Ndoshta mund të të vijnë ndër mend çaste në jetën tënde kur dëshirove të afroheshe pranë Atit Qiellor. Shumë prej psalmeve janë lutje të çiltra që japin një shembull të afrimit me Atin Qiellor me besim të përulur. Lutja është një mjet i fuqishëm që e lejon këdo kurdoherë t’i thërrasë Perëndisë për ngushëllim, forcë ose udhërrëfim. Si me shumë mjete, ne mund të mësojmë ta përdorim lutjen më me efektshmëri. Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të komunikojnë në mënyrë më kuptimplotë me Atin Qiellor nëpërmjet lutjes.
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i kushtojnë vëmendje mënyrës se si ndihen se po lidhen me Atin Qiellor në lutjet e tyre nga tani deri në orën mësimore të radhës.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Të qenit i kujdesshëm kundrejt të qenit rastësor
Para orës mësimore, shkruani “i kujdesshëm” dhe “rastësor” në tabelë. Sigurohuni që nxënësit t’i kuptojnë përkufizimet vijuese të këtyre fjalëve. I kujdesshëm: i bërë me mendim ose vëmendje. Rastësor: i qetësuar ose i pashqetësuar.
Merreni parasysh t’i organizoni nxënësit në dyshe ose në grupe të vogla për të treguar se si mendojnë se do të dukej të jesh i kujdesshëm ose rastësor në veprimtaritë vijuese. Përndryshe, mund t’i ftoni dyshet ose grupet të gjejnë ide të gjërave për të cilat janë të kujdesshëm dhe gjërave për të cilat janë rastësorë.
Të luajturit e një sporti
Të mësuarit e një instrumenti
Detyrat e shkollës
Pasi nxënësit të kenë pasur një mundësi për të folur, shkruani “lutja” në tabelë.
-
Si mund të duket të jesh i kujdesshëm ose rastësor në lutje?
Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si po u qasen tani lutjeve të tyre. Në vijim është një mënyrë për ta bërë këtë gjë. Sigurojini nxënësit se ata nuk do t’i ndajnë përgjigjet e tyre me askënd tjetër.
Merri parasysh në heshtje përgjigjet e tua për pyetjet vijuese:
-
A do t’i konsideroje lutjet e tua më të kujdesshme apo më rastësore? Përse?
-
Si mund të bekoheshe nëse lutjet e tua do të ishin më të kujdesshme dhe më kuptimplota?
Pyetjet e mëparshme mund t’i ndihmojnë nxënësit të mendojnë për rrethanat e tanishme të jetës së tyre.
Kur nxënësit shohin mënyrën se si ajo që po mësojnë lidhet me rrethanat e jetës së tyre, ata kanë më shumë të ngjarë që t’i zbatojnë mësimet e Shpëtimtarit në jetën e tyre. Mund t’i ndihmoni nxënësit të gjejnë lidhje vetjake duke dhënë nxitje që i ndihmojnë nxënësit të mendojnë për rrethanat e tanishme të jetës së tyre. (Për trajnim shtesë mbi krijimin e përvojave përkatëse të të mësuarit, shihni pjesën “Ndihmojini nxënësit të gjejnë një lidhje vetjake te doktrina e Jezu Krishtit” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve [2022].)
Mund t’i ftoni nxënësit t’i bëjnë pyetjet që mund të kenë rreth lutjes.
Shumë prej psalmeve janë lutje të çiltra që japin një shembull të afrimit me Atin Qiellor me besim të përulur. Ndërsa i studion këto psalme, ji i ndjeshëm ndaj mendimeve dhe ndjenjave nga Fryma e Shenjtë rreth mënyrës se si të komunikosh në mënyrë më kuptimplotë me Atin Qiellor nëpërmjet lutjes.
Psalmet mund të na mësojnë rreth lutjes
Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë mënyrat se si mund të komunikojnë në mënyrë më kuptimplotë me Atin Qiellor në lutje, merreni parasysh t’i paraqitni fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë dhe pyetjet në tabelë. Nxënësit mund të lexojnë një fragment, më pas të mendojnë rreth mënyrës se si ai përgjigjet për një ose më shumë prej pyetjeve.
Mund të jetë e dobishme të luani muzikë instrumentale të qetë ndërsa nxënësit studiojnë.
Lexo të paktën tre prej fragmenteve vijuese të shkrimit të shenjtë, duke kërkuar përgjigjet për një ose më shumë prej pyetjeve që pasojnë.
Psalmeve 55:16–17
Psalmeve 61:1–3
Psalmeve 63:1–7
Psalmeve 69:13–18
Psalmeve 86:3–12
-
Kur duhet t’i lutem Atit Qiellor?
-
Si mund të jem më i kujdesshëm në lutjet e mia?
-
Cili duhet të jetë qëndrimi im kur i qasem Atit Qiellor në lutje?
Ftojini nxënësit të tregojnë atë që zbuluan. Si pjesë e diskutimit, shkruani thënien e paplotë vijuese në tabelë: Lutjet tona ndaj Atit Qiellor mund të bëhen më kuptimplota ndërsa ne …
Kërkojuni nxënësve ta plotësojnë thënien me atë që mësuan rreth lutjes nga psalmet që lexuan. Disa shembuj të asaj që mund të thonë nxënësit përfshijnë:
lutemi në çdo kohë të ditës (shihni te Psalmeve 55:16–17).
lutemi kur ndihemi të dërrmuar (shihni te Psalmeve 61:2).
lutemi për çlirim (shihni te Psalmeve 69:13–18).
lutemi për mëshirë (shihni te Psalmeve 86:3–5).
lutemi me një qëndrim dashurie, nderimi dhe lavdërimi (shihni te Psalmeve 63:4–6; 86:8–13).
Lutja me dashuri dhe nderim për Atin Qiellor
Kjo pjesë e mësimit përqendrohet në këtë të vërtetë: Lutjet tona ndaj Atit Qiellor mund të bëhen më kuptimplota ndërsa lutemi me një qëndrim dashurie, nderimi dhe lavdërimi.
Një mënyrë se si mund t’i lutemi Atit Qiellor me një qëndrim dashurie dhe nderimi të madh është nëpërmjet tonit dhe gjuhës së lutjes sonë.
Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:
“Gjuha e veçantë e lutjes vjen në forma të ndryshme në gjuhë të ndryshme, por parimi është gjithmonë i njëjtë. Ne duhet t’i trajtojmë lutjet ndaj Atit tonë Qiellor me fjalë që folësit e gjuhës [përkatëse] ta lidhin me dashurinë, respektin, nderimin dhe afërsinë. …
… Ne dëshirojmë të ndjekim mësimin e Shpëtimtarit: ‘Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t’u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë.’ [Mateu 6:7; shihni gjithashtu tek 3 Nefi 13:7.] Lutjet tona duhet të jenë të thjeshta, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta.” (“The Language of Prayer”, Ensign, maj 1993, f. 16)
Mund të shpjegoni se ne mund të tregojmë dashuri, respekt dhe nderim ndaj Atit Qiellor duke iu drejtuar Atij me anë të fjalëve “ty, ti, tënde dhe e jotja”. Për më shumë informacion, shihni “The Language of Prayer”, Ensign, maj 1993.
Mendo rreth gjuhës që përdor në lutjet e tua dhe mënyrës se si ajo i reflekton ndjenjat e tua për Atin Qiellor.
-
Përse mund t’ia vlejë përpjekja për të përdorur gjuhë me respekt dhe nderim në lutjet e tua?
Lexo te Mateu 6:5–13 duke kërkuar mënyrën se si Jezu Krishti e mishëroi dashurinë dhe nderimin ndaj Atit Qiellor në lutje.
-
Çfarë mëson nga mësimet dhe shembulli i Shpëtimtarit që mund të ndikojë në mënyrën se si lutesh?
-
Si e ka bekuar lutja e sinqertë jetën tënde?
Zbatimi
Diagrami vijues mund t’i ndihmojë nxënësit të mendojnë rreth mënyrave se si ta zbatojnë atë që mësuan rreth lutjes. Ftojini nxënësit ta vizatojnë diagramin në ditarët e tyre. Më pas ftojini ata t’i shkruajnë përgjigjet për pyetjet në grafik në secilën pjesë.
Ndihmojini nxënësit të dallojnë se ato që shkruan janë gjëra që ata mund të fillojnë t’i zbatojnë sot. Ftojini ata të veprojnë sipas një ose dy gjërave që shkruan. Nëse nxënësit munden, mund t’i ftoni të bëjnë një fotografi të grafikut të tyre për të kujtuar atë që shkruan.
Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për mënyrën se si mund të komunikojmë me Atin Qiellor në mënyra kuptimplota nëpërmjet lutjes.