Seminari
1 Mbretërve 17: “Ajo Shkoi dhe Veproi Sipas Fjalës së Elijas”


“1 Mbretërve 17: ‘Ajo Shkoi dhe Veproi Sipas Fjalës së Elijas’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“1 Mbretërve 17: ‘Ajo Shkoi dhe Veproi Sipas Fjalës së Elijas’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

1 Mbretërve 12–13; 17–22: Mësimi 81

1 Mbretërve 17

“Ajo Shkoi dhe Veproi Sipas Fjalës së Elijas”

A painting by James Johnson showing a woman with long brown hair and a simple tunic, pouring oil into a small plate.

Ati ynë i dashur në Qiell dhe biri i Tij, Jezu Krishti, shpesh na japin mundësi për të ushtruar besimin tek Ata mes vështirësive të jetës. Mes një thatësire, profeti Elija i kërkoi një të veje në Sareptë që t’ia jepte atij sasinë e fundit të ushqimit të saj. Kur e veja veproi me besim, Zoti i premtoi asaj bekime të mëdha. Ashtu si e veja, ne mund ta demonstrojmë besimin tonë te Perëndia duke i ndjekur profetët e Tij. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të veprojnë me besim më të madh tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duke i ndjekur fjalët e profetëve.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përcaktojnë diçka që Zoti na ka ftuar të bëjmë nëpërmjet profetit të Tij dhe një premtim që Ai na ka dhënë nëse e bëjmë atë. Ftojini nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të folur.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ftesat profetike

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na sigurojnë udhërrëfim nëpërmjet profetëve të Tyre, mund të paraqitni veprimtarinë vijuese. Merreni parasysh të përfshini profetin e sotëm dhe një ftesë që ai ka dhënë kohët e fundit. Përndryshe, nxënësit mund të përmendin disa profetë (përfshirë profetin e sotëm) dhe të renditin të paktën një ftesë që na ka bërë Zoti nëpërmjet secilit profet.

Përkoji profetët me një ftesë që Zoti i dha popullit të tyre:

  1. Vëllai i Jaredit

  2. Moisiu

  3. Lehi

  4. Brigam Jangu

  1. Largohuni nga Jerusalemi dhe nisuni për në shkretëtirë.

  2. Udhëtoni drejt Maleve Shkëmbore.

  3. Ndërtoni mauna për të kaluar oqeanin për në tokën e premtuar.

  4. Kaloni Detin e Kuq në tokë të thatë.

Përgjigjet: 1–C (shihni tek Ethëri 2:16; 6:4, 12); 2–D (shihni tek Eksodi 14:21–22); 3–A (shihni te 1 Nefi 2:1–2); 4–B (shihni te Doktrina e Besëlidhje 136:1). Mund t’i ftoni nxënësit të përsiatin nëse do ta kishin ndjekur këtë drejtim profetik po të kishin qenë të gjallë në ditët e atyre profetëve.

Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi përgjigjet e tyre për ftesat e profetëve të gjallë duke bërë sa vijon.

Në një shkallë nga 1–10, si do ta vlerësoje veten për secilin nga pohimet vijuese:

  • Unë besoj se Zoti flet nëpërmjet profetëve.

  • Jam njohur me atë që jep mësim Zoti nëpërmjet profetëve të Tij sot.

  • Po i ndjek mësimet e Zotit që jepen nëpërmjet profetëve të Tij.

Ndërsa studion te 1 Mbretërve 17, kushtoju vëmendje mendimeve dhe ideve nga Fryma e Shenjtë. Mendo rreth mënyrës se si studimi yt sot mund të ndikojë te ndjenjat e tua rreth këtyre pohimeve.

Elija dhe e veja nga Sarepta

Dy paragrafët vijues mund të lexohen ose përmblidhen.

Për shkak të ligësisë, mbretëria e Izraelit u nda në dy mbretëri: Izraeli dhe Juda (shih te 1 Mbretërve 11–12). Gjatë mbretërimit të mbretit të lig, Ashabit, Zoti dërgoi profetin e Tij, Elijan, te populli i Izraelit.

Duke përdorur fuqinë e Perëndisë, Elija nuk lejoi që shiu të binte mbi tokë, që solli si rezultat vite thatësie. Zoti siguroi për nevojat e Elijas, duke e udhëzuar atë të fshihej pranë një përroi me ujë ku e ushqenin korbat (shih te 1 Mbretërve 17:1–6).

Një mënyrë se si nxënësit mund ta ndiejnë fuqinë e asaj që lexojnë në shkrimet e shenjta, është të imagjinojnë veten në situata të ngjashme.

Ftojini nxënësit të lexojnë vargjet vijuese dhe t’u përgjigjen pyetjeve nëpërmjet këndvështrimit të Elijas ose vejushës. Sigurohuni që të shpjegoni se një mënyrë se si Shpëtimtari na i komunikon fjalët e Tij, është nëpërmjet profetëve të Tij dhe se fjalët e Elijas në këtë tregim erdhën nga Zoti.

Nxënësit mund të vendosen në dyshe, ku çdo partner ta lexojë historinë nëpërmjet një këndvështrimi të ndryshëm. Nxënësit mund t’i përdorin më pas pyetjet shoqëruese për ta intervistuar partnerin e tyre rreth asaj që mësuan nga këndvështrimi i tyre.

Përndryshe, mund të shihni “Elijah and the Widow of Zarephath” [“Elija dhe e Veja nga Sarepta”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 4:09 deri në 10:06, si dhe të ndiqni te vargjet.

10:13

Lexo te 1 Mbretërve 17:8–16.

  • Si e treguan Elija ose vejusha besimin te Jezu Krishti?

  • Si u përmbush premtimi i Zotit?

  • Si mund të jenë edhe Elija, edhe vejusha, simbole të Jezu Krishtit?

    Ftojini nxënësit të japin përgjigjet e tyre. Një nga mënyrat se si Elija mund t’u kujtojë nxënësve Jezu Krishtin, është duke e ftuar vejushën të ndjekë atë që tha ai për t’u shpëtuar. Ai i premtoi gjithashtu asaj se ushqimi i saj do të shumëfishohej (1 Mbretërve 17:14–16), ashtu si Shpëtimtari premtoi për të tjerët (shihni te Mateu 14:15–21). Një nga mënyrat se si vejusha mund t’u kujtojë nxënësve Jezu Krishtin, është nga mënyra se si ajo ishte e gatshme të sakrifikonte gjithçka kishte, ashtu siç bëri Shpëtimtari.

    Pyetni se çfarë mësimesh mësuan nxënësit nga ky tregim. Ata mund të thonë parime të ndryshme. Nëse ata nuk e përmendin të vërtetën vijuese, sigurohuni që ta shtoni atë: Të vepruarit me besim në bazë të fjalëve të Shpëtimtarit, sjell bekimet e Tij të premtuara. Kjo përfshin fjalët e Shpëtimtarit nëpërmjet profetëve të Tij.

  • Çfarë mund ta bëjë të vështirë të veprosh me besim sipas mësimeve të Shpëtimtarit?

  • Çfarë di ti rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që mund të të ndihmojë të veprosh me besim?

Fjalët e Shpëtimtarit nëpërmjet profetëve të Tij

Ftojini nxënësit të tregojnë se ku mund të gjenden fjalët e Zotit të dhëna nëpërmjet profetëve të Tij. Krahas shkrimeve të shenjta dhe konferencës së përgjithshme, nxënësit mund të tregojnë vende si revistat Liahona dhe Për Forcën e Rinisë, broshurën Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve, si dhe rrjetet sociale.

Ftojini nxënësit të përdorin ndonjë prej këtyre burimeve për të plotësuar veprimtarinë vijuese. Merreni parasysh t’i paraqitni udhëzimet dhe t’u jepni nxënësve një kohë specifike për të studiuar.

  1. Vizato dy kolona në ditarin tënd të studimit. Vizato një bukë për të përfaqësuar kulaçin e vejushës në kolonën e majtë dhe një qyp me vaj dhe një enë me miell (shih te 1 Mbretërve 17:12, 16) në kolonën e djathtë.

    An illustration of a cruse of oil, barrel of meal and a loaf of bread
  2. Emërtoje kolonën e majtë Çfarë Kërkojnë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Emërtoje kolonën e djathtë Bekimet e Tyre të Premtuara.

  3. Në kolonën e majtë, bëj një listë të gjërave që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti po na kërkojnë të bëjmë nëpërmjet profetëve të Tyre. Në kolonën e djathtë, rendit bekimet e premtuara të bindjes ndaj fjalëve të Tyre.

Mund të jetë e dobishme të jepni një shembull për nxënësit. Mund të sugjeroni “të jetuarit e Fjalës së Urtësisë” për kolonën e majtë. Nxënësit mund të lexojnë më pas te Doktrina e Besëlidhje 89:18–21 për bekimet që premton Zoti. Përndryshe, mund të jepni një shembull të kohëve të fundit nga fjalët e profetit në konferencën e përgjithshme.

Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që shkruan në kolonat e tyre në grupe të vogla. Sigurohuni që çdo nxënës të ketë një mundësi për të treguar të paktën një gjë nga secila kolonë. Grupet mund të diskutojnë më pas pyetjen vijuese.

  • Si i ke parë bekimet nga ushtrimi i besimit te fjalët e Zotit që jepen nëpërmjet profetëve të Tij?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të japin shembuj nga jeta e tyre kur kanë parë bekime nga ndjekja e këshillës profetike. Si pjesë e këtij diskutimi, mund të shfaqni materialin filmik “That Night My Family Had Sufficient” [“Atë Mbrëmje Familja Ime Pati Mjaftueshëm”] (1:47) ose “Fathers and Sons” [“Etër dhe Bij”] (5:42), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

1:47
6:2

Planifiko t’i ndjekësh profetët e Perëndisë

Inkurajojini nxënësit të kërkojnë ndihmën e Frymës së Shenjtë ndërsa bëjnë veprimtarinë vijuese.

  1. Në kolonën e majtë, shkruaj ose rretho diçka që po të kërkon Zoti të bësh nëpërmjet profetëve të Tij ku ti e ndien se Ai do të donte që të përqendroheshe.

  2. Në kolonën e djathtë, shkruaj ose rretho mënyrën se si Zoti ka premtuar të të bekojë nëse e ndjek këshillën e Tij.

  3. Reflekto mbi atë që shkrove ose rrethove, më pas shkruaj planin tënd për të qenë i bindur ndaj asaj që Zoti të ka kërkuar të bësh nëpërmjet profetit të Tij.

Ftojini nxënësit të gjejnë një mënyrë për ta mbajtur mend atë që planifikojnë të bëjnë. Për shembull, nxënësit mund të bëjnë një fotografi të përgjigjes dhe ta përdorin atë si sfond në telefonin e tyre. Nxënësit do të kenë një mundësi për të ndjekur ecurinë dhe raportuar për planin e tyre te Mësimi 96: “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6”.

Merreni parasysh ta përmbyllni orën mësimore duke dëshmuar se nxënësit do t’i afrohen më shumë Jezu Krishtit nëpërmjet përpjekjeve të tyre për të ndjekur profetin e Tij.