Seminari
1 Mbretërve 12–13; 17–22: Vështrim i Përgjithshëm


“1 Mbretërve 12–13; 17–22: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“1 Mbretërve 12–13; 17–22: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

1 Mbretërve 12–13; 17–22

1 Mbretërve 12–13; 17–22

Vështrim i Përgjithshëm

Gjatë një zie buke, profeti Elija i kërkoi një të veje në Sareptë t’ia jepte atij sasinë e fundit të ushqimit të saj. Vejusha veproi me besim dhe Zoti e bekoi që vaji dhe mielli i saj të mos mbaronin. Elija i sfidoi priftërinjtë e Baalit në një garë për të vërtetuar se Perëndia i Izraelit ishte i vetmi Perëndi i vërtetë. Zoti dërgoi zjarr nga qielli për t’iu përgjigjur lutjeve të Elijas dhe për të triumfuar në garë.

ikona e seminaritVëzhgoni cilësitë e ngjashme me të Krishtit te nxënësit. Në përpjekjet tona për t’i ndihmuar nxënësit të bëhen më shumë si Jezu Krishti, duke vënë në dukje cilësitë e ngjashme me të Krishtit që i shohim tek ata, ne mund t’i ndihmojë ata të shohin ecurinë e madhe që po bëjnë tashmë. Një shembull i kësaj zotësie gjendet te Mësimi 82: “1 Mbretërve 18”. Për ide të tjera mbi mënyrën se si të merrni frymëzim për t’i ndihmuar nxënësit të bëhen më shumë si Jezu Krishti, shihni te “Ndihmojini Nxënësit të Përpiqen Qëllimisht që të Jenë më Shumë si Jezu Krishti” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 9).

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

1 Mbretërve 17

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të veprojnë me besim më të madh tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duke ndjekur fjalët e profetëve.

1 Mbretërve 18

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për ta ndjekur Zotin.