Seminari
1 Samuelit 17: Davidi dhe Goliathi


“1 Samuelit 17: Davidi dhe Goliathi”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“1 Samuelit 17: Davidi dhe Goliathi”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

1 Samuelit 17–18; 24–26; 2 Samuelit 5–7: Mësimi 74

1 Samuelit 17

Davidi dhe Goliathi

The boy David (from the Old Testament) is bent over with his slingshot in his left hand. Goliath, in full armor, is falling back as the stone hits him. The army can be seen in the background.

Kur Davidi shkoi të luftonte me Goliathin, ai ishte “akoma djalosh”, që po përballej me Goliathin, “një luftëtar qysh në të ritë e tij” (1 Samuelit 17:33). Megjithatë, Davidi e dinte se Zoti do të ishte me të, gjë që bënte të gjithë ndryshimin. Sot ne mund të gjejmë forcë gjatë sfidave tona ndërsa i përballojmë ato me Jezu Krishtin. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mbështeten te Zoti ndërsa përballen me sfidat e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për situata kur një të riu mund t’i nevojitet të tregojë guxim. Nxënësit mund të pyesin një pjesëtar të familjes ose mik për përvojat që ka pasur, që kërkonin guxim.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Goliathi im

Para orës mësimore, merreni parasysh të vendosni shirit ngjitës ose një lloj tjetër shënuesi në mur për të treguar në mënyrë pamore se sa i gjatë mund të ketë qenë Goliathi (rreth 3 metra).

Paraqitni figurën nga fillimi i mësimit.

  • Çfarë di ti rreth historisë së Davidit dhe Goliathit?

    Ftojini disa nxënës të ngrihen në këmbë dhe të krahasojnë gjatësinë e tyre me gjatësinë e Goliathit në mur. Inkurajojini ata të imagjinojnë se si do të ishte të përballeshe me Goliathin në një luftim vetëm për vetëm.

    Vizatoni një figurë të madhe njeriu në tabelë, që përfaqëson Goliathin. Emërtojeni Sfidat Tona. Ftojini nxënësit t’i renditin sfidat me të cilat përballen të rinjtë, afër figurës së madhe të njeriut në tabelë.

  • Cilat janë disa sfida, të mëdha ose të vogla, me të cilat përballen të rinjtë sot?

Pasi nxënësit të kenë renditur disa sfida në tabelë, ftojini ata të vizatojnë një figurë të madhe njeriu në ditarin e tyre të studimit dhe ta emërtojnë Sfida Ime. Nxënësit mund të shkruajnë një sfidë vetjake afër figurës së njeriut. Vërini nxënësit të reflektojnë në heshtje për sa vijon:

Përsiat çdo sfidë që mund të kesh në jetën tënde. Zgjidh njërën për t’u përqendruar sot. Mendo rreth asaj se sa i sigurt ndihesh që Zoti mund të të ndihmojë në këtë sfidë. Shënoji mendimet e tua në ditarin tënd.

Ndërsa studion te 1 Samuelit 17, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të dish se si mund ta ftosh ndihmën e Shpëtimtarit për t’u përballur me sfidën tënde.

Besim në vend të frikës

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë kontekstin e kësaj historie, mund të tregoni çdo hollësi nga paragrafi vijues që nxënësit mund të mos e kenë dhënë në fillim të mësimit.

Izraeli ishte në luftë me filistejtë. Një luftëtar filiste, Goliathi, bëri një sfidë. Ai tha se nëse një nga izraelitët do ta mundte në një dyluftim, atëherë filistejtë do të dorëzoheshin dhe do të ishin shërbëtorë të Izraelit. Por nëse fitonte Goliathi, izraelitët do të ishin shërbëtorë të filistejve. Për 40 ditë Goliathi erdhi dhe i sfidoi izraelitët në betejë. Mbreti Saul dhe ushtria e Izraelit patën frikë. Davidi erdhi t’u jepte ushqim vëllezërve të tij që ishin ushtarë në ushtri. Ai e dëgjoi Goliathin t’u kundërvihej ushtrive të Izraelit (shih te 1 Samuelit 17:1–25).

Lexo te 1 Samuelit 17:26, duke kërkuar mënyrën se si u përgjigj Davidi kur e dëgjoi Goliathin t’u kundërvihej ushtrive të Izraelit.

  • Çfarë të bën përshtypje rreth përgjigjes së Davidit?

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i studiojnë vargjet vijuese, mund të ftoni tre nxënës të gatshëm të lexojnë rolet e mbretit Saul, Davidit dhe tregimtarit.

Lexo te 1 Samuelit 17:31–37, duke kërkuar arsyen përse Davidi ishte kaq i sigurt në “Perëndi[n]ë [e] gjallë” (vargu 36).

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i përfytyrojnë këto vargje, mund të shfaqni materialin filmik “David and Goliath” [“Davidi dhe Goliathi”] nga kodi kohor 0:00 deri në 1:20 ose “The Lord Will Deliver Me” [“Zoti do të më Çlirojë”] nga kodi kohor 0:47 deri në 1:59. Të dyja materialet filmike janë në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:36
3:24
  • Çfarë kishte mësuar Davidi rreth Zotit që i dha atij besimin në vetvete për të dalë kundër Goliathit?

    ikona e seminarit Ndihmesa ndaj nxënësve që t’i shprehin parimet që kthejnë në besim me fjalët e tyre, mund ta thellojë kuptueshmërinë e tyre për shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke bërë pyetje për ndjekjen e ecurisë pasi një nxënës të ketë dhënë një shpjegim. Pyetja vijuese është një shembull.

    (Për trajnim shtesë mbi mënyrën se si t’i ndihmoni nxënësit t’i shprehin parimet që kthejnë në besim, shihni pjesën “Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)

  • Si mund të na ndihmojë ajo që mësoi Davidi rreth Zotit, ndërsa përballemi me sfidat tona?

Një parim që nxënësit mund ta shprehin me fjalët e tyre, është që, ndërsa mbështetemi te Zoti, Ai do të na ndihmojë të përballemi me sfidat tona.

Mbështetja te Zoti

Lexo te 1 Samuelit 17:38–51, duke kërkuar mënyrat se si u mbështet Davidi te Zoti ndërsa u përball me Goliathin. Merre parasysh ta shenjosh atë që gjen.

Nëse nxënësit lexojnë role të ndryshme të historisë, ata mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë për këto vargje. Ju mund të shtoni një nxënës tjetër për pjesën e Goliathit.

Mund të përfundoni gjithashtu njërin nga materialet filmike vijuese: “David and Goliath” [“Davidi dhe Goliathi”] nga kodi kohor 1:20 deri në 2:36 ose “The Lord Will Deliver Me” [“Zoti do të më Çlirojë”] nga kodi kohor 1:59 deri në 3:23.

2:36
3:24
  • Si e tregoi Davidi se mbështetej te Zoti?

Nxënësit mund të japin një larmi përgjigjesh, të tilla si kur Davidi hoqi armaturën e mbretit dhe zgjodhi gurët dhe një hobé si armë (vargjet 39–40) ose kur dëshmoi për Jezu Krishtin (vargjet 45–47). Kërkojuni nxënësve të shpjegojnë se si çdo veprim tregoi se si u mbështet Davidi te Zoti.

Përballja me sfidat tona

Merreni parasysh të paraqitni pesë gurë ose të vizatoni pesë gurë në tabelë (shihni te 1 Samuelit 17:40). Këta gurë mund të përfaqësojnë mënyrën se si mund të mbështetemi te Zoti ndërsa përballemi me sfidat tona. Merreni parasysh t’i organizoni nxënësit në dyshe ose në grupe të vogla për të ndjekur udhëzimet më poshtë. Ata mund t’i renditin përgjigjet e tyre në tabelë afër gurëve.

Zgjidh një nga sfidat e renditura në tabelë nën titullin Sfidat Tona.

Përcakto pesë mënyra, specifike për sfidën që zgjodhe, që një individ mund të mbështetet tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ndërsa përballet me këtë sfidë. Diskuto përse e zgjodhe secilin veprim.

Ftojini nxënësit e gatshëm ta tregojnë atë që diskutuan.

  • Si të kanë ndihmuar Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ty, ose dikë tjetër që ti njeh, të përballesh me një sfidë?

  • Çfarë veprimesh ndërmore ti ose ai person për të marrë ndihmën e Tyre?

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi për mënyrën se si mund të na ndihmojë Jezu Krishti ndërsa përballemi me sfida:

14:11
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006.Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008.Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Nëse Shpëtimtari do të qëndronte këtu sot, Ai do të shprehte dashurinë e Tij të pafundme për ju, mirëbesimin e Tij të plotë te ju. Ai do t’ju thoshte se mund ta bëni këtë gjë. Ju mund të ndërtoni një jetë të gëzuar e të lumtur, sepse Jezu Krishti është forca juaj.” (“Jezu Krishti Është Forca e Rinisë”, Liahona, nëntor 2022, f. 12)

  • Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit që mund të të ndihmojë të përballesh me sfidat e tua me mirëbesim më të madh tek Ai?

Përballja me Goliathin tonë vetjak

Paraqitini udhëzimet e mëposhtme.

Reflekto mbi sfidën vetjake që shkrove më herët në ditarin tënd. Kërko mbresa nga Fryma e Shenjtë për të të ndihmuar të zgjedhësh të paktën një mënyrë se si mund të mbështetesh te Zoti për ta përballur atë sfidë.

Vizato një ose më shumë gurë në ditarin tënd të studimit. Shkruaje atë që do të bësh dhe mënyrën se si do ta bësh, afër ose brenda gurëve.

Ftojini të flasin nxënësit që janë të gatshëm.

Dëshmoni për aftësinë dhe dëshirën e Shpëtimtarit për t’i ndihmuar nxënësit në sfidat e tyre. Shprehni mirëbesimin tuaj në aftësinë e nxënësve tuaj për t’i përballur sfidat e tyre me Jezu Krishtin.