Seminari
Ligji i Përtërirë 15: “Hapja Atij me Zemërgjerësi Dorën Tënde”


“Ligji i Përtërirë 15: ‘Hapja Atij me Zemërgjerësi Dorën Tënde’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ligji i Përtërirë 15: ‘Hapja Atij me Zemërgjerësi Dorën Tënde’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ligji i Përtërirë 6–8; 15; 18; 29–30; 34: Mësimi 60

Ligji i Përtërirë 15

“Hapja Atij me Zemërgjerësi Dorën Tënde”

Jezusi duke hapur dorën

Urdhërimet e Shpëtimtarit për izraelitët në librin Ligji i Përtërirë përfshijnë faljen e borxhlinjve, lirimin e njerëzve në skllavëri dhe lehtësimin e barrës së të varfërve. Duke qenë populli i Tij, edhe ne kemi një përgjegjësi besëlidhëse për ta ndarë lirisht atë që na ka dhënë Shpëtimtari, për të lehtësuar barrën e të varfërve. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për ta ndjekur urdhërimin e Shpëtimtarit për ta ndarë atë që u ka dhënë Ai.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të këndojnë ose të studiojnë me lutje fjalët e himnit “Sepse Mua Shum’ m’Ësht’ Dhën’” (Himne, nr. 136) ose vargjet te Mateu 25:31–40. Nxënësit mund t’i kërkojnë Atit Qiellor që t’i ndihmojë të vërejnë mënyrat se si mund t’ua tregojnë të tjerëve atë që u ka dhënë Ai.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pasuesit e vërtetë të Jezu Krishtit

Për ta filluar orën mësimore, merreni parasysh të paraqitni një figurë të parapëlqyer të Jezu Krishtit. Mund të shkruani thënien vijuese të paplotë nga Presidenti Nelson në tabelë. Nëse dëshironi, mund të vini në dukje se mund të ketë shumë mënyra të sakta për ta përfunduar thënien.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Portreti i Presidentit Nelson

“Një nga mënyrat më të thjeshta për ta dalluar një pasues të vërtetë të Jezu Krishtit, është ”. (“Kërkohen Paqebërës”, Liahona, maj 2023, f. 98–99)

  • Cilat janë disa mënyra se si mund ta përfundojmë thënien e Presidentit Nelson?

Pasi nxënësit të përgjigjen, ftojini ata të tregojnë se përse mendojnë se përgjigjja e tyre e përfundon thënien. Mund t’i përgëzoni dhe ta vlerësoni atë që tregojnë nxënësit. Më pas paraqitni thënien e plotë të Presidentit Nelson.

Portreti i Presidentit Nelson

“Një nga mënyrat më të thjeshta për ta dalluar një pasues të vërtetë të Jezu Krishtit, është se sa me dhembshuri ai person i trajton njerëzit e tjerë.” (“Kërkohen Paqebërës”, Liahona, maj 2023, f. 98–99)

  • Pse është kjo një mënyrë e mirë për të dalluar pasuesit e vërtetë të Jezu Krishtit?

  • Cilat janë disa mënyra se si dishepujt e Jezu Krishtit mund t’i trajtojnë njerëzit me dhembshuri?

    Për t’i ndihmuar nxënësit të vlerësojnë se sa mirë po i trajtojnë aktualisht të tjerët, mund të jepni disa ose të gjitha thëniet vijuese dhe t’i ftoni nxënësit të përsiatin se sa mirë gjen zbatim çdo thënie për ta.

  • Mënyra se si i trajtoj të tjerët tregon se jam një pasues i Jezu Krishtit.

  • Kam dhembshuri për të tjerët dhe dëshiroj të bëj atë që mundem për t’i ndihmuar ata.

  • Ndihem i gatshëm për ta ndarë me të tjerët atë që më ka dhënë Zoti.

Ndërsa studion sot, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të ndiesh rëndësinë e ndjekjes së urdhërimit të Shpëtimtarit për mënyrën se si i trajton njerëzit e tjerë.

Përkujdesja për njerëzit nevojtarë

Para se nxënësit të lexojnë fragmentin vijues, mund të shpjegoni se si pjesë e udhëzimeve të dhëna te Ligji i Përtërirë, Zoti i urdhëroi që çdo shtatë vjet të faleshin të gjitha borxhet.

Lexo te Ligji i Përtërirë 15:7–11, duke kërkuar mënyrën se si dëshiron Zoti që ne t’i trajtojmë njerëzit që na rrethojnë.

  • Çfarë zbulove?

    Ndërsa nxënësit tregojnë, ndihmojini ata të dallojnë një të vërtetë të tillë si: Zoti na urdhëron t’i ndajmë bekimet që na ka dhënë Ai.

    Mund të jetë e dobishme të përdorni një mësim të thjeshtë me sende për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se çfarë do të thotë fraza “t’[ua] hapësh me zemërgjerësi dorën tënde” të tjerëve (vargjet 8 dhe 11). Për ta bërë këtë, mund të vendosni një tas me drithëra të thata, fasule ose karamele të vogla përpara klasës. Ftoni dy nxënës që ta demonstrojnë këtë frazë. Një nxënës mund të marrë një grusht nga artikulli dhe ta mbajë atë mbi dorën e nxënësit tjetër. Kërkojini nxënësit ta hapë dorën “pak”, pastaj “pak më shumë”, duke lejuar që një sasi e vogël e ushqimit të bjerë në dorën e nxënësit tjetër. Në fund, ftojini nxënësit të lexojnë vargun 8 sërish dhe vëreni nxënësin ta demonstrojë mësimin me sende “t[ë] hapësh me zemërgjerësi dorën tënde”.

  • Çfarë mendon se do të thotë se ne duhet t’i hapim duart me zemërgjerësi për t’u kujdesur për të varfrit?

  • Çfarë mund të mësojmë rreth Shpëtimtarit nga urdhërimi i Tij? Si e hap Ai dorën e Tij me zemërgjerësi për ne?

  • Në cilat rrethana mund të tundohemi ta mbyllim dorën për të varfrit?

Para se nxënësit ta lexojnë fragmentin vijues, mund të shpjegoni se Zoti gjithashtu urdhëroi që, çdo shtatë vjet, çdo shërbëtor që dëshironte lirinë, duhej të lirohej nga robëria.

Lexo te Ligji i Përtërirë 15:12–15, duke kërkuar mënyrën se si Zoti u tha izraelitëve se duhej ta trajtonin një shërbëtor që dëshironte të çlirohej nga robëria.

  • Nga ajo që keni mësuar rreth izraelitëve, si kishin qenë ata të robëruar fizikisht dhe shpirtërisht? Si mund të jetë dikush në robëri shpirtërore sot?

  • Si mund të ndikojë të kujtuarit se si Shpëtimtari na ka çliruar nga robëria jonë shpirtërore dhe fizike, në mënyrën se si i trajtojmë të tjerët?

“A nuk jemi ne të gjithë lypësa?”

Ftojini nxënësit të marrin parasysh se si mund të duket për një adoleshent që të jetë “i varfër” jo vetëm nga ana financiare, por edhe shpirtërore, fizike, emocionale dhe sociale.

  • Si mund ta hapim dorën tonë me zemërgjerësi për dikë në nevojë në secilën nga këto mënyra?

Përdori mjetet e studimit të shkrimit të shenjtë për të gjetur një fragment të shkrimit të shenjtë ose një thënie nga një udhëheqës i Kishës që mund ta ndihmojë dikë të ndjekë urdhërimin e Shpëtimtarit për t’u përkujdesur për të varfrit

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë shtesë, mund të sugjeroni fragmente të tilla si: Lluka 6:30–38; Mosia 4:16–27; Doktrina e Besëlidhje 104:15–18; Moisiu 7:18. Nxënësit gjithashtu mund të kërkojnë në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për fjalë si “i varfër”.

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të gjetur një shkrim të shenjtë ose një thënie, ftojini ata t’ia tregojnë atë që gjetën, një partneri ose një grupi të vogël. Nxënësit mund të diskutojnë edhe pyetjet vijuese.

  • Si mund të gjejë zbatim ky shkrim i shenjtë ose thënie në mënyrën se si kujdesemi për dikë që është “i varfër” nga ana financiare, shpirtërore, fizike, emocionale ose sociale?

  • Kur ke pasur një përvojë që je bekuar nga bujaria e të tjerëve?

Për t’i ndihmuar nxënësit ta rritin dëshirën e tyre për t’u dhënë me bujari të tjerëve, mund të shfaqni materialin filmik “The Coat” [“Palltoja”] (2:07) nga programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Ju mund t’u shpjegoni nxënësve se kjo histori paraqet një përvojë fëmijërie të Presidentit Hibër J. Grant. Merreni parasysh ta ndaloni materialin filmik pasi Hibëri në moshë të re sheh për herë të parë djalin e vogël pa pallto. Ftojini nxënësit të shqyrtojnë vargjet te Ligji i Përtërirë 15:7–8 dhe të tregojnë gjërat që mund të bënte Hibëri nëse “do të hapte me zemërgjerësi dorën e tij” dhe mënyrën se si Zoti mund ta bekonte atë për bujarinë e tij. Më pas shikoni pjesën e mbetur të materialit filmik.

2:8

Rrite dëshirën tonë për të ndarë me të tjerët

Lexo te Mateu 25:31–40, duke kërkuar se si ndihet Shpëtimtari rreth përpjekjeve tona për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë fjalët ose të këndojnë himnin “Sepse Mua Shum’ m’Ësht’ Dhën’” (Himne, nr. 136). Ftojini të kërkojnë fjalë dhe fraza në tekstin e himnit që i ndihmojnë ata të ndiejnë rëndësinë e urdhërimit të Shpëtimtarit për të ndarë me zemërgjerësi me të tjerët.

ikona e seminarit Para se të jepni pyetjet vijuese, mund t’u kujtoni nxënësve thënien nga Presidenti Nelson në fillim të mësimit. T’i kujtoni nxënësit për këtë thënie mund t’i ndihmojë ata t’i lidhin të vërtetat që kanë mësuar dhe ndier sot, me fjalët e profetëve. (Për trajnim shtesë mbi ftesat që ndihmojnë që nxënësit të lidhen me fjalët e profetëve, shihni pjesën “Teach from the scriptures and the words of latter-day prophets” [“Jepni mësim nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme”] tek Teacher Development Skills [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve].)

Nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve në vijim në ditarët e tyre të studimit.

  • Çfarë ke mësuar ose ndier sot që ka ndihmuar të rritet dëshira jote për të qenë një pasues i vërtetë i Jezu Krishtit duke u dhënë me bujari të tjerëve?

  • Çfarë ke ndier mbresën të bësh?

Merreni parasysh të tregoni për një rast kur jeta juaj është bekuar nga bujaria e të tjerëve që u përpoqën të ishin pasues të vërtetë të Jezu Krishtit. Mund t’i ftoni nxënësit të kërkojnë udhërrëfimin e Atit Qiellor për të gjetur dikë për t’i shërbyer dhe mënyrën se si ta bëjnë atë.