“Zanafilla 37–41: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Zanafilla 37–41: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Zanafilla 37–41
Zanafilla 37–41
Vështrim i Përgjithshëm
Pavarësisht se u shit si sllav në Egjipt, u akuzua në mënyrë të rreme dhe u burgos, Jozefi jetoi me drejtësi dhe ushtroi besim te Perëndia. Si rezultat, Zoti e bekoi dhe e ndihmoi atë gjatë sprovave të tij. Në fund Jozefit iu besua nga faraoni përgatitja e Egjiptit për zinë e ardhshme të bukës.
Ndihmojini Nxënësit ta Dallojnë Dashurinë, Fuqinë dhe Mëshirën e Zotit në Jetën e Tyre. Ftesa që nxënësit të përsiatin dhe të tregojnë përvoja kur ata e kanë parë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre mund t’i ndihmojë ata të ndihen më pranë Tij. Për të mësuar më shumë, shihni “Ndihmojini Nxënësit ta Dallojnë Dashurinë, Fuqinë dhe Mëshirën e Zotit në Jetën e Tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 8). Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet te Mësimi 33: “Zanafilla 37–41”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Zanafilla 37–41
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shpresën se Perëndia mund t’i përdorë sprovat e tyre për t’ua bekuar jetën.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth sprovave ose sfidave që kanë hasur ose mund t’i hasin. Ftojini ata të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar se si Zoti mund të përdorë ose ka përdorur sfida për ta bekuar jetën e tyre.
-
Figura për t’u paraqitur: Një gomar, Jozefi duke marrë një rrobë, Jozefi si skllav, Jozefi dhe gruaja e Potifarit, Jozefi në burg, Jozefi përpara faraonit
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet dhe pyetjet e vetëvlerësimit nga fillimi i mësimit, udhëzimet e leximit dhe pyetjet për një veprimtari mbi kapitujt te Zanafilla 39–41
-
Material filmik: “Faith Murray’s Story: Overcoming Adversity through Service” [“Historia e Feith Mërrit: Kapërcimi i Vështirësive nëpërmjet Shërbimit”] (4:52)
Zanafilla 39
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta tregojnë përkushtimin e tyre ndaj Perëndisë duke i bërë ballë tundimit për të shkelur ligjin e dëlirësisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur iu kërkua të drejtonin një diskutim në orën mësimore të Shkollës të së Dielës rreth mënyrave të ndryshme se si mund t’u bëjnë ballë tundimeve të Satanit. Ftojini nxënësit të mendojnë për tri mënyra se si mund të flasin me klasën.
-
Materiale për nxënësit: Letër për çdo nxënës
-
Figura për t’u paraqitur: Jozefi duke marrë një rrobë, Jozefi si skllav, Jozefi dhe gruaja e Potifarit, Jozefi në burg, Jozefi përpara faraonit
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një thënie nga materiali Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve
-
Fletushkë: “Forcimi i Aftësisë Sonë për ta Mbajtur Ligjin e Dëlirësisë”
-
Material filmik: “Temptation Fades as We Seek Christ in Every Thought” [“Tundimi Zbehet Kur e Kërkojmë Krishtin në Çdo Mendim”] (2:57)