Seminari
Mësimi 172: Mjetet e Studimit të Shkrimeve të Shenjta: Përdorimi i Ndihmave për Studimin


“Mjetet e Studimit të Shkrimeve të Shenjta: Përdorimi i Ndihmave për Studimin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Mjetet e Studimit të Shkrimeve të Shenjta”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 172: Aftësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Mjetet e Studimit tëShkrimeve të Shenjta

Përdorimi i ndihmave për studimin

nxënëse duke shenjuar shkrimet e shenjta

Ky mësim mund të të ndihmojë ta përmirësosh studimin vetjak të shkrimeve të shenjta dhe ta forcosh marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin nëpërmjet përdorimit të mjeteve të studimit të shkrimeve të shenjta.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për t’i treguar mjetet që janë të disponueshme për të na ndihmuar në botën e sotme, që nuk ishin në dispozicion 50 vite më parë. Kërkojuni atyre të jenë të përgatitur për ta shpjeguar se çfarë ndryshimi bëjnë këto mjete në jetën tonë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mjetet

Merreni parasysh t’i paraqitni figurat vijuese (ose figura të tjera të ngjashme) dhe t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese.

kalë dhe parmendë
traktor
dikush duke kalëruar
aeroplan në fluturim
  • Si kanë ndikuar këto mjete në aftësitë tona për të udhëtuar dhe punuar?

  • Çfarë mjetesh të tjera janë zhvilluar gjatë viteve që i kanë rritur aftësitë tona për të bërë gjëra?

  • Si do të ishte jeta ndryshe nëse nuk do të ishim në dijeni të këtyre mjeteve ose se si t’i përdorim ato?

Ashtu si me udhëtimin dhe punën, ka mjete që na ndihmojnë t’i studiojmë shkrimet e shenjta dhe t’i afrohemi më shumë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Vëllai Ted R. Kelister, ish‑President i Përgjithshëm i Shkollës të së Dielës, tregoi sa vijon:

Presidenti Ted R. Kelister

“Brezi i tanishëm po zbulon të vërteta, ide dhe konfirmime shtesë të panjohura për shumë paraardhës të tij – jo ngaqë brezi i tanishëm është domosdoshmërisht më i drejtë, as ngaqë ka aftësi intelektuale më të mëdha, por sepse ka mjete më të mira. Bujku më i ditur me një kalë dhe parmendë nuk mund të krahasohet me një bujk po aq të aftë me një traktor të teknologjisë së lartë që ai komandon. Matematikani me një vizore logaritmike nuk përbën asnjë sfidë për kolegun e tij me një kompjuter me shpejtësi të lartë. Një Galileo me një teleskop dore nuk do ta zbulojë asnjëherë universin si një Galileo me teleskopin më të përparuar në dispozicionin e tij. Zoti duhet të presë shumë më tepër nga ne në diturinë e ungjillit nga sa priti në brezat e mëparshëm, për shkak se kemi kaq shumë në dispozicionin tonë.” (Tad R. Callister, The Infinite Atonement [2000], f. 21)

Përsiati pyetjet vijuese:

  • Sa në dijeni je të mjeteve të studimit të shkrimeve të shenjta që mund të të ndihmojnë të gjesh përgjigje për pyetjet e tua dhe të afrohesh më shumë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Sa mirë e ndien se i përdor ato?

Ndërsa e studion këtë mësim, kërko t’i kuptosh më mirë mjetet e studimit të shkrimeve të shenjta dhe se si ato mund të të ndihmojnë.

Përkufizo: Përdorimi i mjeteve të studimit të shkrimeve të shenjta

Bëjeni sa vijon për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë qartësisht se çfarë janë mjetet e studimit të shkrimeve të shenjta.

Ftojini nxënësit të ngrihen në dërrasë dhe ta shkruajnë çdo mjet të studimit të shkrimeve të shenjta që e dinë se Zoti na e ka siguruar për të na ndihmuar t’u përgjigjemi pyetjeve tona dhe për t’u afruar më shumë me Të. Merreni parasysh ta shtoni cilindo nga mjetet vijuese që nxënësit nuk e përmendin.

Poshtëshënimet

Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta

Hartat

Fotografitë e Historisë së Kishës

Vini në dukje mjetet e ndryshme në tabelë dhe pyetini nxënësit se çfarë janë ato dhe ku mund t’i gjejnë. Nëse nxënësit nuk kanë njohuri për asnjërin prej tyre, merreni parasysh t’i përdorni shpjegimet vijuese dhe t’u tregoni nxënësve se ku janë ato.

Poshtëshënimet – Poshtëshënimet paraqiten me shkronja të vogla në një varg dhe ju drejtojnë në fundin e faqes ku do të gjeni referenca shtesë të shkrimit të shenjtë ose tema që lidhen me vargun. Në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], duke prekur me gisht poshtëshënimin do të shfaqen të njëjtat informacione.

Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta – Ky burim përmban përkufizimeve të shkurtra e të thjeshta të termave të shkrimeve të shenjta së bashku me disa referenca të shkrimeve të shenjta që lidhen me secilin term. Ai mund të gjendet në fund të Librit të Mormonit ose në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] nën Shkrimet e Shenjta, më pas Ndihmat e Studimit.

Harta dhe Fotografi të Historisë së Kishës – Këto burime mund të gjenden në fund të kombinimit tresh ose në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] nën Shkrimet e Shenjta, më pas Ndihmat e Studimit.

Modeli

Për ta dhënë modelin për përdorimin e mjeteve të studimit të shkrimeve të shenjta si klasë, bëni veprimtarinë vijuese:

Mendo për atë që di dhe çfarë do të doje të dije rreth faljes.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 64:9–11 dhe kërko të vërteta rreth faljes.

  • Çfarë mësove? Çfarë të ndihmojnë këto vargje të kuptosh më mirë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

    Tani ftojini nxënësit të tregojnë se çfarë mjetesh mund të përdorin për ta thelluar kuptueshmërinë e tyre. Ndërsa një nxënës e tregon një mjet, pyeteni se si përdoret dhe ftojini të gjithë nxënësit ta ndjekin drejtimin e tij. Për shembull, ai mund të kërkojë shkrimet e shenjta që gjenden në poshtëshënimet e këtyre vargjeve. Ai mund të kërkojë gjithashtu “Jezu Krishti” ose “Shëlbues” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

    Ftojini nxënësit ta tregojnë se çfarë mësuan dhe përse ishte kuptimplotë për ta.

  • Si e ndihmuan studimin tënd këto mjete të studimit të shkrimeve të shenjta?

Ushtrohu

Ftojini nxënësit të vijnë përpara dhe t’i shkruajnë në tabelë temat e ungjillit ose pyetjet për të cilat ata ose të tjerë që ata i njohin, duan të dinë më shumë ose u kanë dhënë përgjigje. Përndryshe, mund të përdorni një mjet anketimi anonim për t’i marrë përgjigjet e tyre.

Nëse nxënësit e kanë të vështirë të krijojnë ide, merreni parasysh t’i shkruani temat vijuese në tabelë. Ftojini nxënësit ta përzgjedhin njërën prej këtyre temave (ose një temë tjetër të zgjedhur nga ata) për të cilën ata kanë pyetje ose e ndiejnë se studimi rreth saj do t’i afronte më shumë me Jezu Krishtin:

  • Falja

  • Marrja e zbulesës

  • Ati Qiellor

  • Përse kemi nevojë për Jezu Krishtin

  • Ekzistenca para lindjes

  • Bota e shpirtrave

  • Gjykimi i Fundit

  • Martesa dhe familja

  • Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit

Përndryshe, nxënësit mund ta interpretojnë me role një shok që dëshiron të dijë më shumë rreth njërës prej temave më lart.

Duke i përdorur mjetet e studimit të shkrimeve të shenjta, shpenzoni disa minuta për ta studiuar këtë temë ose pyetje. Kërkoji të vërtetat që janë kuptimplota për ty, u përgjigjen pyetjeve të tua ose të sjellin më afër Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Pas një kohe të mjaftueshme, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta tregojnë në dyshe ose grupe të vogla atë që mësuan dhe se si e mësuan. Më pas ftojini nxënësit t’i përgjigjen pyetjes vijuese për ta përfunduar orën mësimore:

  • Si mund të ndikojë përdorimi i vazhdueshëm i këtyre mjeteve të studimit vetjak të shkrimeve të shenjta në njohurinë dhe marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?