Seminari
Mësimi 169 – Përqendrimi te Jezu Krishti në Shkrimet e Shenjta: Studimi i Emrave, Titujve dhe Cilësive të Shpëtimtarit


“Mësimi 169 – Përqendrimi te Jezu Krishti në Shkrimet e Shenjta: Studimi i Emrave, Titujve dhe Cilësive të Shpëtimtarit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Përqendrimi te Jezu Krishti në Shkrimet e Shenjta”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 169: Aftësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Përqendrimi te Jezu Krishti në Shkrimet e Shenjta

Studimi i Emrave, Titujve dhe Cilësive të Shpëtimtarit

Shpëtimtari në shkrimet e shenjta

Një nga qëllimet qendrore të shkrimeve të shenjta është të na ndihmojë të mësojmë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Sa më shumë që mësojmë për Ta, aq më shumë mund të rritet besimi ynë tek Ata. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të përqendrohesh te Shpëtimtari ndërkohë që i studion shkrimet e shenjta, veçanërisht librin Doktrina e Besëlidhje.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Çfarë sheh?

Merreni parasysh të bëni veprimtarinë vijuese ose një veprimtari tuajën për të paraqitur aftësinë e studimit të shkrimeve të shenjta të përqendrimit te Shpëtimtari. Për të nxitur gatishmërinë e nxënësve, mund të paraqitni variantin e turbulluar të figurës që nxënësit ta shohin ndërsa vijnë.

Vështroje figurën e turbulluar vijuese dhe përpiqu të përshkruash atë që mendon se po ndodh.

shërbesa e Shpëtimtarit e turbulluar

Në vijim, vështroje të njëjtën figurë të vënë në fokus.

shërbesa e Shpëtimtarit

Ndërsa nxënësit këqyrin figurën e Shpëtimtarit duke u dhënë shërbesë njerëzve të kontinentit të lashtë amerikan, merreni parasysh të bëni pyetje si vijueset. Ndërsa nxënësit u përgjigjen pyetjeve tuaja, bëjuani të ditur atyre se i vlerësoni pikëpamjet dhe pjesëmarrjen e tyre.

  • Çfarë hollësish vë re tani që figura është në fokus?

  • Ndërsa e vështron këtë figurë, çfarë mendimesh ose ndjenjash ke për Shpëtimtarin?

Merreni parasysh të jepni informacion si ai në vijim, për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më mirë objektivin për sot.

Fjala fokusoj/përqendroj mund të ketë kuptimin ta bësh diçka më të qartë, ta bësh qendrën e interesit ose t’i kushtosh vëmendje të veçantë asaj.

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të orvatemi të përqendrohemi te Shpëtimtari ndërsa i studiojmë shkrimet e shenjta?

  • Pse mund të duam të përqendrohemi tek Ai?

Ndërsa e studion këtë mësim, kërko udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë dhe kërko arsye pse mund të jetë një bekim për ty që të përqendrohesh te Shpëtimtari në studimin tënd të shkrimeve të shenjta. Përsiat mënyra se si mund ta bësh Atë fokusin e studimit tënd.

Përkufizo: Përcakto emrat dhe titujt e Jezu Krishtit

Një aftësi që mund t’ju ndihmojë të përqendroheni te Shpëtimtari, është kërkimi për emrat dhe titujt e Tij të shumtë ndërkohë që i studioni shkrimet e shenjta. Këta emra dhe tituj vënë në dukje rolet që Ati Qiellor i ka dhënë Atij.

Jepni Modelin

Merreni parasysh të jepni modelin për këtë aftësi për nxënësit duke përdorur fragmentin vijues të shkrimeve të shenjta ose një tjetër sipas zgjedhjes suaj. Mundet edhe të paraqitni figurën nga fillimi i mësimit ose një figurë tjetër të Shpëtimtarit. Ndërsa përcaktohen emrat dhe titujt e ndryshëm gjatë gjithë mësimit, nxënësit mund të ftohen t’i shkruajnë këto përqark figurës së Shpëtimtarit në tabelë dhe të shpjegojnë përse emri ose titulli është domethënës për ta.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 6:21 dhe kërko një ose më shumë emra ose tituj që Jezusi i përdori për të përshkruar Veten.

  • Çfarë zbulove?

    Përgjigje të ndryshme për këtë pyetje mund të përfshijnë: “Jezu Krishti”, “Biri i Perëndisë” ose “Unë jam drita”. Nxënësit mund kenë interes të dinë se titujt “Krisht” dhe “Mesia” në shqip vijnë nga përkthimet prej greqishtes dhe hebraishtes të fjalës “i vajosuri”. Në kohët e lashta, mbretërit dhe priftërinjtë që kishin detyra të veçanta për të kryer, vajoseshin me vaj (shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Vajos ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Pra, Shpëtimtari, i cili kreu detyrën më domethënëse nga të gjitha, është “Profeti i vajosur, Prift, Mbret dhe Çlirimtar”, për të gjithë fëmijët e Perëndisë (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mesia”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

  • Çfarë mund të mësojmë për Jezusin nga këta emra ose tituj të ndryshëm?

  • Përse është kuptimplotë ai titull për ty? Në çfarë mënyrash mund të të ndihmojë kjo kuptueshmëri për Jezu Krishtin pikërisht tani në jetën tënde?

Për shembull, kur ndiejmë se kemi nevojë për më tepër dritë në jetën tonë, mund të kujtojmë se Shpëtimtari është ajo dritë. Ai mund të na udhërrëfejë gjatë rrugës së kthimit tonë për tek Ati ynë Qiellor.

Për të të ndihmuar të përsiatësh domethënien e emrave dhe titujve, shiko materialin filmik “‘Nombre’—What Should We Name Him?” [“‘Nombre’ – Si Duhet ta Quajmë Atë?”] (1:47) që ndodhet në ChurchofJesusChrist.org.

1:48

Ushtrohu

Merrini parasysh nevojat e nxënësve tuaj ndërsa vendosni a duhet ta bëjnë ata veprimtarinë vijuese individualisht ose në grupe të vogla. Për më tepër, nxënësit mund të tregojnë titujt që gjetën nga studimi i tyre vetjak, që janë kuptimplotë për ta.

Vazhdo ta ushtrosh përcaktimin e emrave dhe titujve të ndryshëm të Jezusit te Doktrina e Besëlidhje. Disa fragmente që studion, mund të përmbajnë më shumë se një emër ose titull. Nëse ke nevojë për ndihmë që ta kuptosh domethënien e një emri ose titulli, merr parasysh burimet Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose Bible Dictionary [Fjalori Biblik] që janë në dispozicion te scriptures.ChurchofJesusChrist.org.

Lexoji disa ose të gjitha fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta dhe shëno çdo emër ose titull që zbulon, në ditarin tënd të studimit. Përsiat atë që mund të mësosh rreth Jezusit nga emri ose titulli dhe mënyrën se si Ai mund të të ndihmojë në jetën tënde.

  1. Doktrina e Besëlidhje 10:70

  2. Doktrina e Besëlidhje 19:1

  3. Doktrina e Besëlidhje 38:22

  4. Doktrina e Besëlidhje 45:3

  5. Doktrina e Besëlidhje 50:44

Pasi t’u jepni nxënësve kohë për të studiuar dhe përsiatur, ftojini ata të tregojnë atë që mësuan dhe ndien nga veprimtaria. Kërkoni mënyra për të theksuar se si emrat e Shpëtimtarit shkojnë paralelisht me përpjekjet e Tij për të na ndihmuar.

Përkufizo: Kërko cilësitë hyjnore të Shpëtimtarit

Sa vijon është një mënyrë tjetër për t’u përqendruar te Shpëtimtari ndërkohë që i studioni shkrimet e shenjta. Nëse keni kohë të mjaftueshme në mësimin tuaj, mund të jepni modelin dhe t’i ftoni nxënësit ta ushtrojnë këtë aftësi gjithashtu.

Një mënyrë tjetër për t’u përqendruar te Shpëtimtari ndërkohë që i studion shkrimet e shenjta, është të kërkosh cilësitë e Tij hyjnore. Një cilësi është një veti ose tipar që një person zotëron ose ka zhvilluar, si ndershmëria ose dashamirësia.

Jepni Modelin

Nëse është e nevojshme, merreni parasysh t’u jepni nxënësve modelin se si të përcaktojnë një cilësi të Shpëtimtarit duke përdorur njërin nga fragmentet në seksionin tjetër ose një fragment sipas zgjedhjes suaj. Një mënyrë për t’iu qasur veprimtarisë vijuese, është të shkruani fragmentet nga Doktrina e Besëlidhje në copa të veçanta letrash dhe t’i vini ato në vendndodhje të ndryshme kudo nëpër dhomë. Nxënësit mund të punojnë në grupe të vogla që të shkojnë te secila copë e letrës dhe të kërkojnë te fragmenti për një cilësi hyjnore të Shpëtimtarit.

Ushtrohu

Lexoji disa ose të gjitha fragmentet vijuese dhe kërko cilësi hyjnore të Shpëtimtarit. Zgjidh një cilësi që është domethënëse për ty, dhe shpjego shkurtimisht se si dallimi i asaj cilësie te Shpëtimtari, mund të të ndihmojë ta duash dhe t’i mirëbesosh më shumë Atij.

  1. Doktrina e Besëlidhje 19:24

  2. Doktrina e Besëlidhje 61:2

  3. Doktrina e Besëlidhje 62:6

  4. Doktrina e Besëlidhje 101:9

  5. Doktrina e Besëlidhje 133:52

Për shembull, nxënësit mund të përcaktojnë gatishmërinë e Krishtit për të bërë vullnetin e Atit Qiellor te seksioni 19. Nëse nxënësit kanë shkruar emra dhe tituj përqark një figure të Shpëtimtarit në tabelë, inkurajojini ata t’i shkruajnë edhe cilësitë që zbulojnë. Kërkoni mënyra për t’i falënderuar nxënësit për pjesëmarrjen e tyre dhe theksoni pse duhet ta duam Shpëtimtarin dhe t’i mirëbesojmë Atij.

Përqendrohu te Shpëtimtari në çdo seksion

  • Bazuar tek ajo që mësove dhe ushtrove sot, si mund të sjellë përqendrimi te Jezu Krishti një ndryshim në studimin tënd të shkrimeve të shenjta?

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për sa i përket rëndësisë së përqendrimit te Shpëtimtari kur jeni duke studiuar shkrimet e shenjta. Ftojini nxënësit të përqendrohen te Shpëtimtari në çdo seksion të librit Doktrina e Besëlidhje.

Në orën mësimore të ardhshme, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë atë që gjetën në studimin e tyre vetjak ose familjar rreth Shpëtimtarit. Kërkoni mundësi në mësimet e ardhshme për t’i inkurajuar nxënësit ta ushtrojnë këtë aftësi në orën mësimore.