Nismat shëndetësore të Kishës trajtojnë mungesat dhe nivelet e vdekshmërisë
Çdo 7 prill, Dita Botërore e Shëndetit, na kujton se shëndeti është bazë për familje dhe komunitete të suksesshme. Këtë vit, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme përsëri po demonstron zotimin e vet nëpërmjet projekteve humanitare anembanë Europës dhe në vende të tjera.
Në Shqipëri, maternitetet përballeshin me mungesa të mëdha të pajisjeve jetëshpëtuese dhe burimet e kufizuara qeveritare e vunë në rrezik përkujdesjen për nënën dhe foshnjën. Kisha dhuroi mjete thelbësore, përfshirë dy pajisje CPAP, monitorë për pacientët, 12 kupola oksigjeni për foshnjat dhe një pajisje ekografie, dhe financoi trajnimin e personelit, duke sjellë një përfitim për më shumë se 34 000 individë çdo vit. Një organizator shprehu mirënjohje, duke vënë në dukje se nisma “do t’u sjellë klientëve godina me cilësi dhe privatësi”.
Mali i Zi gjithashtu pati një arritje të rëndësishme në kujdesin shëndetësor për gratë. Kisha pajisi dy spitale kryesore me pajisje digjitale të mamografisë, duke trajtuar njërën nga nivelet më të larta në botë të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit. Ministri i Shëndetësisë, Vojislav Shimuni, e lavdëroi dhurimin si “një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për gratë në Malin e Zi”, duke forcuar zbulimin e hershëm dhe ofrimin e shpresës për mijëra gra.
Në Moldavi, programi REACH i përkrahur nga Kisha dhe Projekti HOPE, u dorëzuan tri njësi të lëvizshme mjekësore dhe mjete diagnostikuese komuniteteve pa shërbimet e duhura. Këto njësi siguruan mbi 1200 konsultime të shëndetit mjekësor dhe mendor, ndërkohë që trajnoheshin punonjësit vendorë të kujdesit shëndetësor. “Nëpërmjet këtij dhurimi, kemi si synim që të përkrahim përpjekjet e mjekëve të familjeve dhe qendrave shëndetësore vendore”, – tha Ana-Maria Bubuioci.
Këto përpjekje pasqyrojnë një parim udhërrëfyes: shëndeti është trupor dhe shpirtëror. Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Unë ju nxit të ndërmerrni hapa për të qenë të përgatitur materialisht. Por jam akoma më i shqetësuar për përgatitjen tuaj shpirtërore dhe emocionale.” Kisha e ndërthur ekspertizën profesionale me dhembshurinë si të Krishtit për të bekuar jetën.
Për anëtarët e Kishës dhe pasues të tjerë të Jezu Krishtit, nxitja e shëndetit është një veprim dishepullimi. Nëpërmjet dhurimeve, shërbimit ose zakoneve vetjake, qoftë sigurimit të një vakti ushqimor ose të mësuarit rreth nismave vendore, secili prej nesh mund të sjellë ndryshim. Së bashku, ne ndjekim shembullin e Shpëtimtarit, duke u sjellë shpresë dhe shërim fëmijëve të Perëndisë.