2023
Plaku Aleksandër Dushku
Nëntor 2023


“Plaku Aleksandër Dushku”, Liahona, nëntor 2023.

Plaku Aleksandër Dushku

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Prindërit e Plakut Aleksandër Dushku u bashkuan me Kishën në Boston, Masaçusets në SHBA pasi vizituan Panairin Botëror në Nju‑Jork‑Siti në vitin 1964. Babai i tij u prek shpirtërisht nga ajo që mësoi rreth ungjillit në një pavijon të financuar nga Kisha, dhe i ftoi misionarët që t’i jepnin mësim atij dhe asaj që do të ishte bashkëshortja e tij së shpejti.

Prindërit e tij ishin anëtarë të rinj në Kishë kur ai u lind, por Plaku Dushku tha se ai gjithmonë e dinte se do të shërbente në një mision.

“Vetëm kur mbërrita në misionin tim fillova ta kuptoja vërtet lavdinë e punës misionare dhe thjesht se sa e fuqishme mund të jetë ajo”, tha Plaku Dushku, i cili shërbeu në Misionin e Portugalisë, Lisbonë nga viti 1986 deri në 1988. “Ai thjesht m’i hapi tërësisht sytë për mbretërinë e Perëndisë dhe se çfarë domethënie ka ajo.”

Plaku Dushku beson se anëtarësia në Kishë ka potencial të madh për të sjellë ndryshim në botë.

“Ndërkohë që numrat tanë mund të jenë të vegjël, ata janë domethënës dhe të fuqishëm”, tha ai. “Ne ecim me Krishtin, krah për krah. Dhe më pas ecim me njëri‑tjetrin. Ne vetë bëhemi duart dhe zëri i Zotit për lartësimin shpirtëror dhe forcimin e të tjerëve.”

Aleksandër Dushku iu lindi Nikolas dhe Dona Li Dushkut më 17 nëntor 1966, në Ferfilld të Kalifornisë në SHBA. Plaku Dushku u martua me Xhenifer Bërnhamin në vitin 1988 në Tempullin e Solt-Lejkut. Ata kanë tetë fëmijë dhe nëntë nipër e mbesa.

Plaku Dushku mori një diplomë universitare në degën e ekonomisë nga Universiteti “Brigam Jang” në vitin 1990. Ai mori një doktoratë për jurist nga Shkolla e Ligjit “J. Ruben Klark” e UBJ-së në vitin 1993. Ai punoi për një firmë ligjore kombëtare të interesit publik dhe ishte nëpunës për Gjykatën e Apelit të SHBA‑së për Qarkun e Shtatë përpara punësimit të tij më të fundit në firmën ligjore “Kirton McConkie” në Solt-Lejk-Siti, ku u përqendrua në Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA‑së dhe lirinë fetare.

Plaku Dushku po shërbente si president kunji në kohën kur mori thirrjen. Ai gjithashtu ka shërbyer si peshkop, këshilltar i lartë, këshilltar i peshkopatës dhe president i kuorumit të pleqve.