Sesioni i Pasdites të së Dielës
Ushqejini Rrënjët dhe Degët do të Rriten
Pjesë të shkëputura
Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të mësojmë në këtë jetë, është ndryshimi midis asaj që është e përjetshme dhe asaj që nuk është. …
… Disa të vërteta janë në palcë, në thelb, në rrënjë të besimit tonë. Të tjerat janë shtojca, apo degë: me vlerë, por vetëm kur janë të lidhura me themelet. …
Me fjalë të tjera, Jezu Krishti dhe flijimi i Tij shlyes janë rrënja e dëshmisë sonë. Gjithë gjërat e tjera janë degë. …
Kur vjen puna tek të ushqyerit e dëshmive tona për Jezu Krishtin, vras mendjen nëse nganjëherë i ngatërrojmë degët me rrënjët. …
Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: A bazohet dëshmia ime tek ajo që shpresoj të ndodhë në jetën time? A varet ajo nga veprimet ose qëndrimet e të tjerëve? Apo është ajo e themeluar palëkundshëm mbi Jezu Krishtin, “duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të” [Kolosianëve 2:7], pavarësisht nga rrethanat e ndryshueshme të jetës? …
Nuk duhet të presim të kuptojmë gjithçka përpara se të veprojmë. Ai nuk është besim. … Nëse presim të veprojmë derisa të gjitha pyetjet tona të marrin përgjigje, ne e kufizojmë rëndë të mirën që mund të përmbushim, dhe e kufizojmë fuqinë e besimit tonë. …
Besimi i duron sprovat dhe pasiguritë e jetës ngaqë rrënjoset palëkundshëm te Krishti dhe doktrina e Tij. Jezu Krishti dhe Ati ynë në Qiell që e dërgoi Atë, së bashku përbëjnë objektin e vetëm, të padevijueshëm, përsosurisht të besueshëm të mirëbesimit tonë. …
Është lutja e sinqertë dhe bekimi im që ne do t’i ushqejmë vazhdimisht rrënjët e besimit tonë te Shpëtimtari, te doktrina e Tij dhe te Kisha e Tij.