2024
Groposja e Armëve Tona të Rebelimit
Nëntor 2024


Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Groposja e Armëve Tona të Rebelimit

Pjesë të shkëputura

afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Rebelimi mund të jetë aktiv ose pasiv. …

Ndoshta forma më tinëzare e rebelimit kundër Perëndisë, sidoqoftë, është varianti pasiv – shpërfillja e vullnetit të Tij në jetën tonë. Shumë njerëz që nuk do ta çonin kurrë nëpër mend rebelimin aktiv, mundet sërish ta kundërshtojnë vullnetin dhe fjalën e Perëndisë duke ndjekur rrugën e tyre pa e konsideruar drejtimin hyjnor. …

Shpatat dhe armët e tjera që lamanitët e kthyer në besim i groposën, ishin armë rebelimi për shkak të mënyrës se si ata i kishin përdorur. Po ato lloj armësh në duart e bijve të tyre, që u përdorën në mbrojtje të familjes dhe lirisë, nuk ishin aspak armë rebelimi kundër Perëndisë. …

Në të njëjtën mënyrë, ka gjëra në jetën tonë që mund të jenë neutrale apo edhe në thelb të mira, por që, nëse përdoren në mënyrë të gabuar, bëhen “armë … rebelimi”. …

… Nëse dashuria jonë për Perëndinë dhe vendosmëria jonë për t’i shërbyer Atij me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tonë bëhen kriteri matës me anë të të cilit i gjykojmë të gjitha gjërat dhe marrim të gjitha vendimet tona, do t’i kishim groposur armët tona të rebelimit. Me anë të hirit të Krishtit, Perëndia do t’i falë mëkatet dhe rebelimet tona të së kaluarës dhe do ta heqë nga zemra jonë njollën e atyre mëkateve dhe rebelimeve. …

Groposja e armëve tona të rebelimit çon drejt një gëzimi të pashoq. … E groposshim – shumë, shumë thellë – çfarëdo elementi rebelimi kundër Perëndisë në jetën tonë dhe e zëvendësofshim atë me një zemër të gatshme dhe një mendje të gatshme!