2024
Në Hapësirën e Jo Shumë Viteve
Nëntor 2024


Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës

Në Hapësirën e Jo Shumë Viteve

Pjesë të shkëputura

afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Libri i Mormonit nuk është kryesisht një anal historik që sheh nga e shkuara. Përkundrazi, ky vëllim i shkrimit të shenjtë sheh nga e ardhmja dhe përmban parime, paralajmërime dhe mësime të rëndësishme që synojnë rrethanat dhe sfidat e kohës sonë. Prandaj, Libri i Mormonit është një libër rreth së ardhmes sonë dhe kohës në të cilën jetojmë dhe asaj që do të jetojmë më tej. …

Zërat e lashtë prej pluhurit na përgjërohen sot që të nxjerrim këtë mësim të përhershëm: begatia, zotërimet materiale dhe rehatia përbëjnë një përzierje të fuqishme që mund ta shtyjë edhe të drejtin të pijë helmin shpirtëror të kryelartësisë. …

… Ne përherë duhet të bëjmë rojë kundër ndjesisë së ekzagjeruar e të nxitur nga kryelartësia të rëndësisë vetjake, kundër vlerësimit të gabuar të vetëmjaftueshmërisë dhe të marrjes me veten në vend të shërbimit ndaj të tjerëve. …

Më lejoni t’ju sugjeroj që, nëse ju ose unë besojmë se jemi mjaftueshëm të fortë dhe këmbëngulës për ta shmangur arrogancën e kryelartësisë, atëherë ndoshta jemi duke vuajtur tashmë nga kjo sëmundje vdekjeprurëse nga ana shpirtërore. …

Megjithatë, nëse ju ose unë besojmë se mund të prekemi nga kryelartësia dhe prej saj, atëherë do t’i bëjmë vazhdimisht gjërat e vogla dhe të thjeshta që do të na mbrojnë dhe do të na ndihmojnë të bëhemi “si një fëmijë, [të] nënshtruar, [të] bindur, [të] përulur, [të] duruar, plot me dashuri, [të] gatshëm t’u nënshtrohe[mi] të gjitha gjërave që Zoti i sheh të përshtatshme të shkaktojë mbi [ne]” [Mosia 3:19].

… Teksa e studiojmë dhe e përsiatim [Librin e Mormonit], ne do të bekohemi me sy për të parë, veshë për të dëgjuar, mendje për të rrokur dhe zemër për të kuptuar mësimet që duhet të nxjerrim që të “ruh[emi] nga krenaria që të mos bie[m] në tundim” [Doktrina e Besëlidhje 23:1].