Series of images of family spending time together and female child playing the guitar/ukelele

Kush Jemi Ne

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, përbëjnë një komunitet të larmishëm njerëzish nëpër botë me një besim të përbashkët te Perëndia dhe Biri i Tij, Jezu Krishti.

Një Besim Aktiv

Miqtë dhe Fqinjët
Ju mund të na gjeni duke jetuar, punuar dhe duke forcuar familjen anekënd botës. Për ne, të qenit të përfshirë në komunitetin tonë është një mënyrë se si mund ta duam fqinjin tonë sikurse na mësoi Jezusi.
Bashkësitë e Angazhuara
Ndryshe nga kleri kohëplotë me pagesë, ne të gjithë luajmë një rol në bashkësitë tona vendore nëpërmjet roleve të udhëheqjes, detyrave si folës dhe mundësive të tjera për shërbim vullnetar.
Përkrahje përtej ditës së diel
Për ne, kisha është më shumë sesa adhurimi të dielën – ajo është gjithashtu një vend për të gjetur përkrahje nëpërmjet miqësive dhe përvojave që e forcojnë besimin dhe ofrojnë ndihmë praktike për sfidat e jetës.

Ne Punojmë së Bashku si Ndjekës të Jezu Krishtit

Përmirësimi i jetës dhe ndërtimi i komuniteteve të forta

Ne Adhurojmë së Bashku
Në më shumë se 30 000 bashkësi vendore nëpër botë, njerëzit lidhen me të tjerët në komunitetin e tyre për të adhuruar, për t’u lutur, për të kënduar himne dhe për të studiuar ungjillin e Jezu Krishtit.
Ne Mësojmë së Bashku
Gjatë javës, njerëz të të gjitha moshave mblidhen në orë mësimore, të tilla si seminari për rininë ose instituti për të rinjtë e të rejat në moshë madhore, për të studiuar mësimet e Jezusit së bashku.
Ne u Shërbejmë të Tjerëve
Projektet e shërbimit janë një përbërës i rregullt i aktivizimit në kishë dhe një mënyrë kyç për t’iu bindur urdhërimit të Perëndisë për ta dashur fqinjin tonë.
Ne Ndërtojmë Marrëdhënie
Bashkësitë tona janë një pjesë e lagjeve tona të banimit dhe ne punojmë fort për të qenë fqinj dhe miq të mirë. Veprimtaritë shoqërore janë një pjesë zbavitëse dhe e rëndësishme e ndërtimit të komunitetit të kishës.
Ne i Forcojmë Familjet
Lidhjet e forta familjare e bëjnë këtë jetë të gëzueshme dhe na ndihmojmë të krijojmë atë lloj bote që dëshirojmë. Përvoja dhe shërbimet tona në kishë i përkrahin marrëdhëniet më të thella dhe më të dashura familjare.
Ne Bëhemi më të Mirë
Bërja ai lloj njeriu që shpresojmë të jemi, është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë në kishë. Programet e kishës i ndihmojnë njerëzit të mësojnë dhe të rriten si shpirtërisht edhe në mënyra praktike nëpërmjet ungjillit të Jezu Krishtit.

Gjeni Kishën Tonë Afër Jush

A doni të shihni se si mund t’ju sjellë dobi një komunitet përkrahës i kishës? Ejani dhe shiheni vetë duke vizituar një bashkësi vendore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Udhëheqja e Kishës

“Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë.” – 1 Pjetër 4:10.

Ne Besojmë te Profetët dhe Apostujt
Duke ndjekur të njëjtin model që themeloi Jezu Krishti për t’i udhëhequr njerëzit e Tij në kohët biblike, Kisha udhëhiqet nga një profet dhe apostuj sot. Këta udhëheqës shërbejnë dhe punojnë nën drejtimin e Tij të frymëzuar. Mund të mësoni më shumë rreth tyre këtu.
Udhëheqësit Janë nga e Gjithë Bota
Burra dhe gra nga të gjitha fushat e jetës ndihmojnë për drejtimin e punës së Kishës në rang botëror dhe rajonal. Një shembull i kësaj janë gratë që drejtojnë organizatën Shoqata e Ndihmës.
Udhëheqësit Vendorë Janë Njerëz të Zakonshëm
Ndryshe nga kleri kohëplotë me pagesë, bashkësitë vendore udhëhiqen nga anëtarë të Kishës që japin vullnetarisht kohën e tyre. Ata përkrahen nga anëtarë të tjerë të zakonshëm të Kishës, të cilët ndihmojnë për gjithçka, nga mësimdhënia në orët mësimore të Shkollës të së Dielës, deri te pastrimi i ndërtesës së kishës.
Ne i Japim Mësim Njëri‑Tjetrit
Kur t’i vizitoni bashkësitë tona, do të vini re se ne i japim mësim njëri-tjetrit dhe mësojmë së bashku nga shkrimet e shenjta. Ne besojmë se gjithkush ka diçka me vlerë për të dhënë dhe kështu udhëheqësit u kërkojnë një larmie njerëzish të predikojnë në foltore, të luten dhe të japin mësim në klasa.

Gjeni një Paraqitje Posaçërisht për Ju

Nëse jeni i/e interesuar të vizitoni bashkësinë tuaj vendore, ne duam që të jeni sa më rehat që të jetë e mundur. Misionarët vendorë mund të bisedojnë me ju paraprakisht për t’ju vënë në dijeni se çfarë të prisni, t’iu përgjigjen pyetjeve tuaja dhe madje t’ju ruajnë një vend kur të jeni gati të vini për vizitën.

Frymëzohuni prej Mesazheve në Postën Tuaj Elektronike
Merrni materiale filmike, artikuj dhe gjëra të tjera lartësuese me një postë të përjavshme elektronike.