Seminari
Përfshirja e Zotit në të Mësuarit Tënd: Zoti do të Lartësojë dhe Forcojë Përpjekjet e Tua


“Përfshirja e Zotit në të Mësuarit Tënd: Zoti do të Lartësojë dhe Forcojë Përpjekjet e Tua”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Përfshirja e Zotit në të Mësuarit Tënd: Zoti do të Lartësojë dhe Forcojë Përpjekjet e Tua”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Arritja e Suksesit në Shkollë: Mësimi 192

Përfshirja e Zotit në të Mësuarit Tënd

Zoti do të Lartësojë dhe Forcojë Përpjekjet e Tua

teen doing homework

Në shkollimin tonë ne do të përballemi me pengesa ndërsa punojnë për të rritur njohurinë dhe kuptueshmërinë tonë për të vërtetën. Nuk është e nevojshme që të përballemi të vetëm me këto sfida. Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kujdesen për ne dhe përparimin tonë dhe Ata duan të na ndihmojnë për përpjekjet tona në shkollë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta përfshijnë Zotin në të mësuarit e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si e kanë parë Zotin t’i ndihmojë ata ose dikë që ata e njohin, të mësojnë në shkollë. Ata mund të përgatiten për t’ia treguar këtë përvojë klasës.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Sfidat në shkollë

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke e ftuar një nxënës përpara klasës për të plotësuar një detyrë që kërkon ndihmën e të tjerëve. Për shembull, lidhjani sytë nxënësit dhe kërkojini atij t’i klasifikojë karamelet ose rruazat sipas ngjyrës. Nëse nxënësi e ka të vështirë në fillim, mund të bëni një pyetje të tillë si: “Si mund të të ndihmojnë të tjerët në dhomë?”

  • Si mund të lidhet ky demonstrim me përpjekjet tona për të mësuar në shkollë?

  • Cilat janë disa situata në shkollë ose me të mësuarit që mund të jenë sfiduese për adoleshentët?

Përgjigjet e nxënësve mund të përfshijnë gjëra si vështirësia me një temë specifike në shkollë, një sfidë e të mësuarit ose problemet me organizimin e kohës. Ju mund t’i renditni këto përgjigje në tabelë. Mund t’i inkurajoni nxënësit të shkruajnë një sfidë me të cilën po përballen aktualisht në të mësuarit e tyre. Kjo listë do të jetë e dobishme për t’iu referuar gjatë gjithë mësimit.

Zoti i bekon përpjekjet tona të drejta

Lexoje thënien vijuese nga Plaku Klark G. Gilbert, i Të Shtatëdhjetëve, duke kërkuar se ku mund të drejtohemi për ndihmë për sfidat në përpjekjet tona për të mësuar në shkollë.

Official VIO portrait of Clark G. Gilbert.

“E di se ndjekja e arsimimit tuaj mund të jetë sfiduese dhe kërkon sakrificë. E di se sa shumë po punoni dhe ka shumë net të vështira ndërsa qëndroni zgjuar për t’i përfunduar detyrat, për të mësuar koncepte të reja dhe për të përballuar zotime të tjera kërkuese në jetën tuaj. Por mos u dorëzoni. Vazhdoni të demonstroni forcë të vërtetë vullneti. Por gjithashtu, jini të përgatitur për të kaluar nga forca e vullnetit në hir. Përfshini Zotin. Lutuni për ndihmën e Tij dhe Ai do t’i lartësojë përpjekjet tuaja. Dijeni se sa shumë ju duam. Më e rëndësishmja, dijeni se Zoti ju do dhe do t’ju forcojë në të gjitha përpjekjet tuaja të drejta për të mësuar dhe për t’u rritur dhe për t’u bërë më shumë si Ai.” (“From Grit to Grace” [takim shpirtëror i UBJ–Pathway Mbarëbotëror, 25 shtator 2018], f. 2, byupathway.edu)

  • Çfarë gjete që të sjell ty shpresë ose mund ta inkurajojë një adoleshent në të mësuarit e tij?

    Ndërsa nxënësit flasin, ndihmojini ata të përcaktojnë një parim si: ndërsa e përfshijmë Zotin në të mësuarit tonë, Ai do të lartësojë dhe forcojë përpjekjet tona.

  • Si mund t’i bekojë, lartësojë ose forcojë Zoti përpjekjet tona kur e përfshijmë Atë në të mësuarit tonë?

Nxënësit mund të përmendin gjëra të tilla si mënyra se si Zoti mund t’i ndihmojë ata ta kujtojnë atë që kanë studiuar, të kenë durim me mësuesit dhe shokët e klasës ose të ndiejnë paqe gjatë një provimi. Ju mund të shpjegoni se Zoti shpesh do të na ndihmojë të mësojmë nëpërmjet Frymës së Shenjtë, që mund të na mbushë me paqe, mund të na ndihmojë të njohim të vërtetën dhe të ndriçojë mendjen tonë (shihni te Romakëve 15:13; Moroni 10:5; Doktrina e Besëlidhje 6:15).

Si ta përfshish Zotin në të mësuarit tënd

ikona e seminarit Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth mënyrave të ndryshme se si mund ta përfshijmë Zotin në të mësuarit tonë në shkollë, ju mund t’u jepni atyre shembuj nga shkrimet e shenjta. Një mënyrë për ta bërë këtë, është me fletushkën “Përfshirja e Zotit në të Mësuarit Tonë”. Mund t’i organizoni nxënësit në grupe më të vogla dhe t’i caktoni secilit grup pjesë të fletushkës. Si një alternativë, nxënësit mund të përzgjedhin një pjesë të fletushkës për ta studiuar dhe për ta punuar me nxënësit e tjerë që përzgjodhën të njëjtën pjesë.

Pasi nxënësit ta plotësojnë fletushkën, merreni parasysh t’i ftoni ata të përzgjedhin një zëdhënës për të treguar atë që diskutoi grupi.

  • Bazuar në atë që ke studiuar, cilat janë disa gjëra specifike që mund të bëjmë për ta përfshirë Zotin në të mësuarit tonë?

Nëse nxënësit kanë nevojë për udhërrëfim shtesë, mund të jepni një pjesë ose të gjitha pikat vijuese si mënyra për ta përfshirë Zotin në të mësuarit tonë:

  1. Vini re dhe jini mirënjohës për përmirësimet e vogla ose të qëndrueshme (2 Nefi 28:30).

  2. Në lutje, kërkojini Atit Qiellor bekime specifike të tilla si pasja e guximit për të ngritur dorën, për të bërë pyetje dhe për të marrë ndihmë shtesë (Ethëri 2:18–23).

  3. Pranojini dobësitë tuaja dhe ushtroni besimin te Zoti se Ai do t’ju ndihmojë për to (Moisiu 6:31–34; Moisiu 7:13).

  4. Studiojini shënimet nga ora mësimore çdo ditë dhe kërkoni një bekim të priftërisë para një provimi ose detyre të rëndësishme (Doktrina e Besëlidhje 88:118).

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë një përvojë rreth mënyrës se si Zoti i ka lartësuar dhe forcuar ata ose dikë që ata njohin, ndërsa e kanë përfshirë Zotin në të mësuarit e tyre.

Përfshirja e Zotit në të Mësuarit Tonë

Jepuni nxënësve kohë për të bërë një plan për ta përfshirë Zotin në të mësuarin e tyre. Mund të paraqitni udhëzimet vijuese dhe t’i inkurajoni nxënësit ta shkruajnë planin e tyre në ditarin e tyre të studimit.

Mendo rreth sfidës së të mësuarit me të cilën po përballesh aktualisht. Plotësoje sa vijon në ditarin e studimit.

  • Çfarë je i gatshëm të provosh në detyrat e shkollës për ta përfshirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? Ji specifik/e në lidhje me atë që do të bësh.

Mund t’u kërkoni nxënësve të gatshëm ta tregojnë atë që u ndien të frymëzuar të bënin. Merreni parasysh të jepni dëshmi për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe mënyrën se si Ata do të na bekojnë ndërsa i përfshijmë në të mësuarit tonë.