Seminari
Arritja e Suksesit në Shkollë: Vështrim i Përgjithshëm


“Arritja e Suksesit në Shkollë: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Arritja e Suksesit në Shkollë: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Përgatitja për Jetën: Arritja e Suksesit në Shkollë

Arritja e Suksesit në Shkollë

Vështrim i Përgjithshëm

Për shumë veta, sfidat e arritjes së suksesit në shkollë mund të duken të papërballueshme. Ndërsa e përfshijmë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në procesin e marrjes së një arsimimi, Ata do t’i lartësojnë dhe do t’i forcojnë përpjekjet tona. Ne e kuptojmë se jemi përgjegjës për vendimet tona dhe shmangim nxjerrjen e justifikimeve për rezultatet tona të ulëta. Ne mund të ndjekim modelet që na mësoi Shpëtimtari, që mund të na ndihmojnë të jemi më të organizuar, të shmangim tundimin për t’i shtyrë gjërat për më vonë, ndërsa kapërcejmë me vetëbesim çdo vështirësi të arsimimit.

Sugjerim për ritmin mësimor: Merreni parasysh të jepni mësim disa ose të gjitha këto mësime nga fillimi i vitit shkollor. Bërja e kësaj mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë zotësitë me vlerë që i ndihmojnë të përjetojnë sukses në studimet e tyre akademike gjatë gjithë vitit.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Përfshirja e Zotit në të Mësuarit Tënd

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta përfshijnë Zotin në të mësuarit e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si e kanë parë Zotin t’i ndihmojë ata ose dikë që ata e njohin, të mësojnë në shkollë. Ata mund të përgatiten për t’ia treguar këtë përvojë klasës.

  • Materiale: Përgatitni një veprimtari që do të kërkonte që një nxënës të plotësojë një detyrë me ndihmën e të tjerëve (të tillë si klasifikimi i karameleve me ngjyra ndërkohë që i ka sytë e mbuluar)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për një veprimtari ditari me shkrim në fund të mësimit

  • Fletushkë: “Përfshirja e Zotit në të Mësuarit Tonë

Mbajtja e Përgjegjësisë për të Mësuarit Tënd

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë veprimet që mund t’i bëjnë ata të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përpjekjeve të tyre arsimore me pyetjet vijuese:

    • Cilat janë disa gjëra që i bëj mirë që më ndihmojnë në shkollë?

    • Sa shpesh nxjerr justifikime që mund të jenë duke penguar të mësuarit tim?

  • Fletushkë: “Mbajtja e Përgjegjësisë

Organizimi i Detyrave dhe Përparësive

Sugjerim për ritmin mësimor: Ky mësim përdor tregimin tek Abraham 4–5 për Krijimin për të krijuar modele të rregullit dhe organizimit të dikujt që bëri zgjedhje të frymëzuara të bazuara te Jezu Krishti dhe doktrina e Tij. Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth së njëjtës kohë që jepni Mësimin 7: “Zanafilla 1:1–25”.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të mësojnë mënyrat se si shembulli i Shpëtimtarit mund të ndihmojë për të sjellë rregull në detyrat e tyre të shkollës.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të detyrave të shtëpisë që do të jetë e nevojshme të plotësojnë këtë javë. Kjo mund të përfshijë detyrat e shtëpisë, provimet, projektet ose pjesët e caktuara për lexim (përfshirë seminarin).

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e diçkaje për të cilën duhen shumë hapa që të përfundohet (për shembull një recetë, një figurëformuese ose një projekt për t’u bërë vetë); një figurë e qiejve dhe tokës

  • Fletushkë: “Organizimi dhe Vendosja e Përparësisë te Detyrat e Mia të Shkollës

Mposhtja e Shtyrjes së Gjërave për më Vonë

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë mënyrat se si ta mposhtin tundimin për t’i shtyrë për më vonë detyrat e shkollës.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur me disa prej arsyeve përse adoleshentët mund t’i shtyjnë për më vonë detyrat e tyre të shkollës. Inkurajojini ata të përgatiten për ta treguar atë që kanë bërë për të kryer në kohë detyrat e tyre të shkollës.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e izraelitëve duke mbledhur manë

  • Materiale: Mjete për punë artistike që nxënësit t’i përdorin për të krijuar një afishe

  • Material filmik: “Hapi Juaj Vijues”, kodi kohor 7:38 deri në 8:29