Seminari
Mikea; Nahum; Habakuk; Sofonia: Vështrim i Përgjithshëm


“Mikea; Nahum; Habakuk; Sofonia: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Mikea; Nahum; Habakuk; Sofonia: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Mikea; Nahum; Habakuk; Sofonia

Mikea; Nahum; Habakuk; Sofonia

Vështrim i Përgjithshëm

Profeti Mikea dha mësimin se Zoti dëshiron që ne të “zbato[jmë] drejtësinë, të dua[m] mëshirën dhe të ec[im] përulësisht” me Të (Mikea 6:8). Kur profeti Habakuk pati pyetje në lidhje me ligësinë që e rrethonte, ai kërkoi përgjigje nga Zoti dhe zgjodhi ta ruante besimin e tij ndërkohë që priste për to.

ikona e seminaritPërqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti. Bërja e pyetjeve kërkimore dhe pyetjeve për ndjekjen e ecurisë që i ndihmojnë nxënësit të përcaktojnë të vërtetat e kthimit në besim mund të ndërtojë besimin e tyre te Krishti dhe dëshirën e tyre për t’iu bindur Atij. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet në Mësimin 152: “Mikea”.

Për të mësuar më shumë rreth rëndësisë së përqendrimit tek të vërtetat e kthimit në besim, shihni pjesën “Shpëtimtari Dha Mësim të Vërteta që Çojnë drejt Kthimit në Besim dhe që Ndërtojnë Besim” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 22).

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju jep ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni për çdo mësim.

Mikea

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për të zbatuar drejtësinë, për të dashur mëshirën dhe për të ecur përulësisht me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për disa pjesëtarë të familjes ose shokë, më pas të mendojnë për gjërat e veçanta që do të bënin për t’u bërë qejfin atyre njerëzve. Ata mund të vërejnë në ç’mënyrë mund të bëjnë gjëra të ndryshme për secilin person.

  • Fletushkë: “Çfarë Kërkon Zoti?

  • Materiale: Pusulla ngjitëse ose copa të vogla letre dhe një mënyrë për t’i ngjitur ato në tabelë

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime dhe nxitje për të bërë një plan në fund të mësimit

Habakuku

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyrën se si ta ruajnë besimin e tyre te Jezu Krishti kur kanë pyetje që duket se nuk marrin përgjigje.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyesin një shok ose pjesëtar të familjes a ka pasur ndonjëherë probleme me pyetje të vështira që duket se nuk marrin përgjigje. Nëse po, nxënësit mund të pyesin se çfarë bëri ky person për t’i qëndruar besnik Zotit ndërsa priste përgjigjet.

  • Sende për t’u paraqitur: Një kavanoz i etiketuar me një pikëpyetje; një kavanoz i etiketuar me një figurë të Krishtit

  • Material filmik: “Pasqyrimi në Ujë” (44:24) nga kodi kohor 38:18 deri në 39:20; “His Grace: Choosing to Believe in God” [“Hiri i Tij: Zgjedhja për të Besuar te Perëndia”] (4:07)

  • Materiale: Disa fletë të vogla letre për çdo nxënës

Ushtrimi 10 i Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të tregojnë fragmente të zotërimit doktrinor që janë kuptimplota në jetën e tyre dhe i ndihmojnë t’i mësojnë dhe t’i zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsëritin fragmentet e zotërimit doktrinor nga Dhiata e Vjetër që i kanë mësuar. Inkurajojini ata të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një fragment që e ka thelluar dëshminë e tyre, kuptueshmërinë e ungjillit ose marrëdhënien me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Një listë e fragmenteve gjendet në fund të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

  • Materiale: Fletë letre për grupet e vogla