Seminari
Nehemia: “Jam Duke Bërë një Punë të Madhe dhe Nuk Mund të Zbres”


“Nehemia: ‘Jam Duke Bërë një Punë të Madhe dhe Nuk Mund të Zbres’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Nehemia: ‘Jam Duke Bërë një Punë të Madhe dhe Nuk Mund të Zbres’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8: Mësimi 93

Nehemia

“Jam Duke Bërë një Punë të Madhe dhe Nuk Mund të Zbres”

Nehemiah (Old Testament) inspecting the deteriorating walls of Jerusalem.

Perëndia e frymëzoi Nehemian që ta mbronte popullin e tij duke rindërtuar muret përreth Jerusalemit. Popullit të Nehemias iu desh të kapërcente kërcënime dhe shpërqendrime të vazhdueshme për ta përmbushur këtë punë. Edhe neve na është dhënë punë e rëndësishme nga Perëndia, dhe ne gjithashtu mund të përballemi me vështirësi në përmbushjen e saj. Ky mësim ka për qëllim t’i inkurajojë nxënësit të qëndrojnë të përqendruar në punën që u ka dhënë Ati Qiellor të bëjnë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në orën mësimore me një listë prej tri gjërash ku e ndiejnë se Ati Qiellor do të donte që të përqendroheshin: një gjë për këtë javë, një për disa vite në vazhdim dhe një për më vonë në jetë. Mund të sugjeroni që nxënësit që e kanë tashmë bekimin e tyre patriarkal ta lexojnë atë përsëri para se të krijojnë listën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shpërqendrimi

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke i ndihmuar nxënësit të dallojnë gjërat që mund ta largojnë vëmendjen e tyre nga bërja e punës së Perëndisë. Për ta bërë këtë, mund të shfaqni materialin filmik “Doing What Matters Most” [“Bërja e Asaj që Ka më Tepër Rëndësi”] (1:42), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ose mund të jepni informacionin në paragrafin vijues dhe të paraqitni thënien më poshtë nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë.

1:48

Vite më parë, ndërsa pilotët u përgatitën për të ulur një aeroplan, një dritë e vogël në kabinë nuk arriti të ndizej. Ekipi u përqendrua kaq shumë te llamba, saqë nuk arritën të vinin re se aeroplani po binte në një kënetë. Aeroplani u rrëzua, duke vrarë mbi 100 persona.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dha një mësim të rëndësishëm nga kjo tragjedi:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006.Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008.Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Aeroplani ishte në kushte mekanike të përkryera. Çdo gjë funksiononte siç duhej – gjithçka përveç një gjëje: një llambe të vetme drite e djegur. Llamba e vogël – me vlerë rreth 20 cent – nisi zinxhirin e ngjarjeve që së fundi çoi në vdekjen tragjike të më tepër se 100 vetëve.

Sigurisht, llamba e dritës që nuk ndizej, nuk e shkaktoi aksidentin; ai ndodhi sepse ekuipazhi u përqendrua te diçka që dukej se kishte rëndësi në atë çast, duke harruar atë që kishte rëndësinë më të madhe.

Prirja për t’u përqendruar te gjërat e parëndësishme në kurriz të atyre të thellave u ndodh jo vetëm pilotëve por gjithkujt. Të gjithë jemi në rrezik.” (“Jemi Duke Bërë një Punë të Madhe dhe nuk Mund të Zbresim”, Liahona, maj 2009, f. 59)

Ftojini nxënësit të tregojnë mënyrën se si e mendojnë se mund të gjejë zbatim mesazhi i Presidentit Uhtdorf te ne si dishepuj të Jezu Krishtit.

Më pas mund të paraqitni thënien vijuese dhe t’u kërkoni nxënësve ta lexojnë në heshtje atë. Inkurajojini ata t’i kërkojnë Atit Qiellor t’i udhërrëfejë nëpërmjet Shpirtit për të kuptuar mënyrën se si zbatohet ky mesazh tek ata personalisht. Ata mund t’i shënojnë mendimet e tyre në ditarët e studimit.

Presidenti Uhtdorf vazhdoi:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006.Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008.Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Ndaloni për një çast dhe kontrolloni se ku janë zemra dhe mendimet tuaja. A jeni të përqendruar tek gjërat që kanë rëndësinë më të madhe? Mënyra si e kaloni kohën tuaj të qetë mund të japë një të dhënë me vlerë. Ku shkojnë mendimet tuaja pasi zhduket presioni i afateve? A jepen mendimet dhe zemrat tuaja pas atyre gjërave jetëshkurtra, fluturake që kanë rëndësi vetëm për çastin, apo pas gjërave që kanë më shumë rëndësi?” (“Jemi Duke Bërë një Punë të Madhe dhe nuk Mund të Zbresim”, Liahona, maj 2009, f. 60)

Puna e Nehemias

Shpjegojuni nxënësve se një izraelit i quajtur Nehemia ishte shërbëtor i Artaksersit, mbretit të Persisë. Shumë izraelitë ishin kthyer në Jerusalem vite më parë për të rindërtuar tempullin. Nehemia mësoi se kishte rrezik që ata të sulmoheshin për shkak se muret dhe portat mbrojtëse përreth Jerusalemit ishin shkatërruar.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta plotësojnë veprimtarinë vijuese në grupe të vogla. Inkurajojini grupet të mos i kryejnë me nxitim hapat, por të ndalojnë dhe të mësojnë nga përvoja e Nehemias. Për t’i ndihmuar grupet të ruajnë të njëjtin ritëm, mund t’i paraqitni udhëzimet një e nga një, nëse dëshironi. Jepuni grupeve kohë të mjaftueshme për ta plotësuar atë hap para se të paraqitni hapin e radhës.

  1. Lexo te Nehemias 1:1–4; 2:1–6, 11–12, 17–18. Kërko dhe diskuto provën që dëshirat e Nehemias për të rindërtuar muret e Jerusalemit u frymëzuan nga Perëndia.

  2. Shkruaj në një copë letër bosh tri gjëra ku Perëndia u ka kërkuar adoleshentëve shenjtorë të ditëve të mëvonshme të përqendrohen nëpërmjet profetëve të Tij. Një mënyrë për ta bërë këtë është të rishikosh shpejt bisedat nga konferenca e përgjithshme më e fundit.

    Më pas, shkëmbeje letrën me një grup tjetër dhe diskutoje me grupin tënd atë që shkroi grupi tjetër. (Shënim: Mbaje letrën e grupit tjetër. Në hapin katër të kësaj veprimtarie, ti do të shtosh gjëra në të.)

  3. Lexo te Nehemias 2:19; 4:1, 7–8, duke kërkuar mënyrën se si reaguan armiqtë e judenjve ndaj punës që Perëndia u dha atyre. Diskuto mënyrat se si Satani përdor taktika të ngjashme sot për të na bërë ta humbasim përqendrimin në atë që na kërkon Perëndia të bëjmë.

  4. Afër secilës prej tri gjërave të përmendura në letrën e grupit tjetër, shkruaj një shpërqendrim ose vështirësi që mund t’ia bëjë të vështirë një adoleshenti të qëndrojë i përqendruar në punën që Perëndia i ka dhënë atij nëpërmjet profetëve të Tij.

  5. Lexo te Nehemias 4:9, 14–20 dhe diskuto atë që mëson nga populli i Nehemias rreth kapërcimit të shpërqendrimeve dhe vështirësive në përmbushjen e punës që na jep Ati Qiellor.

  6. Ktheja letrën grupit fillestar. Lexoji dhe diskutoji shpërqendrimet dhe vështirësitë që shtoi grupi tjetër në letrën tënde. Diskuto idetë e mënyrës se si dikush mund t’i kapërcejë ato dhe të qëndrojë i përqendruar në punën që Perëndia u ka dhënë adoleshentëve nëpërmjet profetëve të Tij.

  7. Përmblidhe me një fjali atë që mësove ose ndjeve rreth bërjes së punës që na ka dhënë Ati Qiellor. Shkruaje këtë të vërtetë në tabelë.

Pas veprimtarisë, inkurajoni vullnetarë që t’ia tregojnë atë që mësuan ose ndien klasës. Mund t’i ftoni nxënësit të vënë në dukje në tabelë një të vërtetë që e shkroi një grup tjetër dhe të tregojnë atë që mësuan prej saj. Ndërsa nxënësit japin të vërteta, ndihmojini ata të përqendrohen te Jezu Krishti duke bërë pyetje të tilla si: “Cilat mësime ose shembuj nga jeta e Shpëtimtarit na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë këtë të vërtetë?”

Shembuj të të vërtetave që mund të kenë shkruar grupet janë:

Nëpërmjet lutjes, ne mund të marrim mbrojtje dhe forcë nga Perëndia për të përmbushur punën e Tij. (Nehemias 1:4; 4:9)

Perëndia do t’i ndihmojë shërbëtorët e Tij ta kapërcejnë kundërshtimin ndaj bërjes së punës së Tij. (Nehemias 4:20)

  • Si mund të të ndihmojë ajo që mësove në këtë veprimtari të mbetesh i përqendruar në punën që të ka dhënë Perëndia të bësh?

Materiali filmik “The Soul’s Sincere Desire” [“Dëshira e Sinqertë e Shpirtit”] (3:28), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org mund t’i ndihmojë nxënësit të vënë re dhe të diskutojnë mënyrën se si edhe gjërat e mira mund të bëhen shpërqendrime nga përqendrimi te puna më e rëndësishme që na ka dhënë Perëndia.

3:29

Zbatimi në planin personal

Shpjegojuni nxënësve se Nehemia u shënjestrua individualisht nga armiqtë e tij. Ata provuan shumë taktika për ta penguar atë që të mos bënte punën e Perëndisë për rindërtimin e mureve të Jerusalemit. Një taktikë ishte të përpiqeshin që ta tërhiqnin atë jashtë qytetit, ku mund ta lëndonin me lehtësi.

Ftojini nxënësit të plotësojnë në heshtje sa vijon. Nëse doni, mund t’u jepni atyre shumë kohë dhe t’i inkurajoni të mendojnë rreth mënyrës se si ndiejnë se do të donte Perëndia që ata t’i përfundojnë thëniet.

Lexo te Nehemias 6:1–4, 15–16 dhe përsiat atë që mëson nga përgjigjja e Nehemias ndaj përpjekjeve të armiqve të tij për ta larguar atë nga puna e Perëndisë. (Nëse dëshiron, mund të shenjosh dhe përsiatësh kuptimin që mund të ketë vargu 3 në jetën tënde.)

Plotësoji thëniet vijuese bazuar në jetën tënde. Shënoji mendimet e tua në ditarin e studimit ose në anë të shkrimeve të shenjta pranë vargut 3.

Unë besoj se Ati Qiellor do të donte që të përqendrohesha te .

Disa shpërqendrime ose vështirësi të mundshme me të cilat mund të përballem janë .

Disa mënyra se si mund të mbetem i përqendruar në punën e Atit Qiellor janë .