Seminari
1 Samuelit 16: “Zoti Shikon Zemrën”


“1 Samuelit 16: ‘Zoti Shikon Zemrën’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“1 Samuelit 16: ‘Zoti Shikon Zemrën’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

1 Samuelit 8–10; 13; 15–16: Mësimi 73

1 Samuelit 16

“Zoti Shikon Zemrën”

Christ healing a man at the Pool of Bethesda

Zoti i zbuloi Samuelit se Ai kishte zgjedhur Davidin për të pasuar Saulin si mbret të Izraelit. Nëpërmjet kësaj përvoje, Samueli mësoi se Zoti na sheh ndryshe nga ç’e shohin njerëzit zakonisht njëri-tjetrin. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë rëndësinë e të parit të vetes dhe të të tjerëve siç i shohin Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te 1 Samuelit 16:7. Kërkojuni atyre të renditin afër vargut ndryshimet ndërmjet asaj që vlerësojnë ndonjëherë të tjerët te njerëzit, dhe asaj që Ati Qiellor vlerëson te ne.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vlerë e fshehur

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se ne nuk mund ta shohim gjithmonë vlerën e diçkaje nga paketimi ku është futur. Për ta bërë këtë, mund të paraqitni dy sende identike në dy paketime të ndryshme, ose mund të paraqitni sende me vlerë të ndryshme në dy paketime identike. Para se të zbuloni se çfarë kanë brenda, ftojeni një nxënës që të zgjedhë se cilin paketim pëlqen më shumë. Pyeteni atë përse e zgjodhi atë paketim. Më pas zbuloni atë që kanë brenda të dyja paketimet.

  • Çfarë problemesh mund të vijnë nga gjykimi i njerëzve të tjerë, ose edhe nga gjykimi i vetvetes, bazuar vetëm në atë që mund të shohim?

  • Ku ndryshon mënyra se si na sheh Perëndia nga mënyra se si mund ta shohim njëri-tjetrin?

Merreni parasysh të paraqitni nxitjet vijuese për vetëreflektim.

Përsiati dhe plotësoji nxitjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  1. Kur dikush më takon për herë të parë, mendoj se ka më shumë gjasa të vërejë .

  2. Unë besoj se Ati Qiellor sheh cilësitë vijuese tek unë, që shumë të tjerë nuk i shohin: .

  3. Kur takohem për herë të parë me njerëz të tjerë, prirem të vë re .

  4. Po të mund t’i shihja të tjerët siç i sheh Ati Qiellor, mund të më ndihmonte të .

Ndërsa studion te 1 Samuelit 16 sot, ftoje me lutje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të ndiesh rëndësinë e të parit të vetes dhe të të tjerëve më shumë siç i sheh Perëndia.

Zoti e dërgon Samuelin të vajosë mbretin e ardhshëm

Për t’i lejuar të gjithë nxënësit të marrin pjesë në mënyrë aktive, merreni parasysh t’i vini ata në dyshe. Ftojini partnerët të lexojnë dy fragmentet më poshtë dhe të diskutojnë mbi pyetjet që pasojnë. Para se nxënësit të lexojnë, sigurohuni që të dinë se, për shkak të mosbindjes së Saulit, Zoti nuk e refuzoi atë si mbret të Izraelit (shihni te 1 Samuelit 13:13–14; 15:26–28).

Lexo te 1 Samuelit 16:1–5 për të parë përse Zoti e dërgoi Samuelin në Bethlehem.

  • Nëse Zoti do të të kishte dhënë përgjegjësinë e Samuelit për të vajosur një mbret të ri, çfarë cilësish do të kishe kërkuar te bijtë e Isait?

Lexo vargjet 6–13, duke kërkuar të vërtetat që Zoti dha mësim ndërsa Samueli u përpoq të përcaktonte mbretin e ardhshëm.

  • Çfarë mësove nga ky tregim që është e rëndësishme që njerëzit sot ta kuptojnë?

    Kur partnerët të mbarojnë së treguari atë që mësuan, ftojeni secilën dyshe të shkruajë në tabelë një të vërtetë bashkë me numrin e vargut ku e gjeti atë.

    Nxënësit mund të shkruajnë një larmi të vërtetash me fjalët e tyre, të tilla si: Perëndia sheh potencialin tonë të vërtetë duke parë zemrat tona në vend të pamjes sonë të jashtme.

  • Çfarë ke mësuar nga shkrimet e shenjta dhe udhëheqësit e Kishës rreth cilësive që vlerëson Zoti?

  • Si mendon, si do të ishin ndryshe marrëdhëniet tona me të tjerët po ta shihnim veten dhe njëri-tjetrin më shumë siç na sheh Zoti?

Ndihmojini nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre

Mundësitë vijuese janë metoda të ndryshme që nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për atë që dha mësim Zoti te 1 Samuelit 16:7. Zgjidhni metodat që e ndieni se janë më të mirat për nxënësit tuaj.

Para se të paraqitni mundësinë ose mundësitë e zgjedhjes suaj, merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit ta lidhin atë që do të studiojnë, me jetën reale. Mund ta bëni këtë duke paraqitur një situatë të shkurtër me të cilën mund të ndihmojnë nxënësit. Për shembull, mund t’u kërkoni atyre të kërkojnë gjërat që mund t’ia tregojnë dikujt që ndihet i shpërfillur ose i gjykuar keq nga njerëzit rreth vetes. Ose mund t’i ftoni nxënësit të kërkojnë gjërat që mund t’ia tregojnë dikujt që ndien se Zoti nuk e kupton në të vërtetë.

Mundësia 1

Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dyshe. Vëreni secilin nxënës që të studiojë një thënie të ndryshme. Nxënësit mund t’ia tregojnë më pas atë që mësojnë partnerit të tyre. Nëse dëshironi, mund të paraqitni ose jepni kopje të thënieve.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, tha:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006.Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008.Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Interesimi i Atit Qiellor për ju nuk varet nga sa të pasura, apo të bukura, apo të shëndetshme, apo të zgjuara jeni. Ai nuk ju sheh sikurse ju sheh bota; Ai sheh se kush jeni me të vërtetë. Ai shikon zemrën tuaj. Dhe ju do, sepse ju jeni fëmija e Tij.” (“Udhëtimi Juaj i Mrekullueshëm për në Shtëpi”, Liahona, maj 2013, f. 128)

Motra Mishel D. Krejg, më parë e Presidencës së Përgjithshme të Të Rejave, shpjegoi:

Sister Michelle D. Craig, first counselor, Young Women general presidency.  Official Portrait as of October 2018.

“Jezu Krishti i sheh njerëzit thellësisht. Ai i sheh individët, nevojat e tyre dhe se cilët mund të bëhen ata. Atje ku të tjerët panë peshkatarë, mëkatarë ose tagrambledhës, Jezusi pa dishepuj; atje ku të tjerët panë një burrë të pushtuar nga djaj, Jezusi pa përtej vuajtjes së jashtme, e pranoi atë njeri dhe e shëroi atë.

Edhe në jetët tona të ngarkuara, ne mund ta ndjekim shembullin e Jezusit dhe t’i shohim individët – nevojat e tyre, besimin e tyre, shqetësimin e tyre dhe se cilët mund të bëhen ata.” (“Sy për të Parë”, Liahona, nëntor 2020, f. 16)

Mundësia 2

Nxënësit mund të kërkojnë te lista e fragmenteve të zotërimit doktrinor te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023) fragmente që i ndihmojnë të kuptojnë se si ndihet Perëndia rreth nesh dhe se sa përsosurisht na njeh Ai. Nxënësit mund të punojnë në grupe me nga katër veta, ku çdo nxënës kërkon fragmente që gjejnë zbatim nga një prej katër veprave standarde. (Shembujt që ata mund të tregojnë, përfshijnë vargjet tek Abraham 3:22–23; Jeremia 1:4–5; Hebrenjve 12:9; Alma 7:11–13; Doktrina e Besëlidhje 18:10–11.)

Mundësia 3

Shfaqni për nxënësit një material filmik që i ndihmon të kuptojnë mënyrën se si na sheh Perëndia ose që tregon dikë tjetër duke i parë të tjerët siç i sheh Ai. Ftojini nxënësit të mendojnë dhe të përgatiten për të treguar situata nga jeta reale kur mund ta përdorin atë që mësojnë nga materiali filmik. Materiali filmik “Identiteti Ynë i Vërtetë” (3:39), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, është një shembull që mund ta përdorni.

3:44

Përvojat vetjake

Kjo pjesë e mësimit mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë rëndësinë e të parit të vetes dhe të të tjerëve siç i shohin Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Të kujtuarit dhe tregimi i përvojave mund ta ftojnë Frymën e Shenjtë të dëshmojë për të vërtetat që po mësojnë nxënësit.

Mund të jetë e dobishme të paraqitni mundësitë vijuese.

Zgjidh njërën nga mundësitë vijuese dhe shënoji mendimet e tua në ditarin e studimit. Sigurohu që të përfshish atë që ke mësuar rreth Perëndisë sot nga shkrimet e shenjta ose udhëheqësit e Kishës.

  • Shkruaj rreth dikujt që duket se sheh të mirën tek ti edhe nëse është në dijeni të disa prej dobësive dhe gabimeve të tua. Si vepron ndikimi i tij në mënyrën se si ndihesh për veten tënde? Si të kujton ndikimi i tij mënyrën se si të shohin Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

  • Shkruaj rreth dikujt që ke arritur ta duash dhe admirosh ndërsa ke arritur ta njohësh më mirë. Çfarë sheh tani tek ai që të tjerët mund të mos e shohin ose që nuk e pe kur e takove për herë të parë? A ndien ndonjë mbresë nga Fryma e Shenjtë për mënyrën se si mund ta ndihmosh atë ta shohë veten siç e sheh ti ose mënyrën se si e shohin Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

Ftoni vullnetarë të tregojnë pjesë të asaj që shënuan në ditarët e tyre të studimit.