Seminari
Gjyqtarët 2–4: Të Drejtuarit te Zoti për Çlirim


“Gjyqtarët 2–4: Të Drejtuarit te Zoti për Çlirim”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Gjyqtarët 2–4: Të Drejtuarit te Zoti për Çlirim”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Gjyqtarët 2–4; 6–8; 13–16: Mësimi 65

Gjyqtarët 2–4

Të Drejtuarit te Zoti për Çlirim

Jesus healing a lame man.  Outtakes include some of the other cast members, Jesus and disciples, and Jesus helping the lame man up by the hand.

Pasi fëmijët e Izraelit hynë në tokën e premtuar, ata zgjodhën të mos i bindeshin urdhërimit të Zotit për të dëbuar të gjithë banorët e ligj. Si rrjedhojë, shumë izraelitë i përvetësuan praktikat e liga të këtyre njerëzve dhe e humbën mbrojtjen e Zotit. Megjithatë, sa herë që izraelitët i thërrisnin Zotit për çlirim, Ai “u dha një çlirimtar” (Gjyqtarët 3:9). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rolin e Shpëtimtarit si Çliruesi ynë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një rast kur Shpëtimtari e çliroi (e shpëtoi) dikë në shkrimet e shenjta, dikë që njohin, ose vetë ata. Nxënësit mund të përcaktojnë atë që bënë individi ose individët për t’i kërkuar Shpëtimtarit ndihmë për çlirim.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Modele

Për t’i përgatitur nxënësit të mësojnë rreth një modeli shpirtëror që gjendet në librin Gjyqtarët, merreni parasysh të paraqitni modelet numerike vijuese. Ftoni grupe të vogla nxënësish të plotësojnë numrat që mungojnë.

Gjeni dy numrat e radhës në secilin prej rendeve vijuese:

A. 2, 4, 6, 8, 10, 12, ,

B. 1, 3, 7, 13, 21, 31, ,

C. 1, 4, 3, 6, 5, 8, 7, ,

D. 10, 11, 6, 8, 4, 7, 4, ,

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë, mund të jepni modelet vijuese:

A: +2

B: +2, +4, +6 e me radhë

C: +3, −1, +3, −1

D: +1, −5, +2, −4, +3, −3 e me radhë

  • Cilat janë situatat në jetën tonë kur mund të jetë e dobishme t’i përcaktojmë modelet?

  • Përse është e rëndësishme t’i dallojmë modelet shpirtërore në jetën tonë?

Ndërsa studion sot një model shpirtëror që përjetuan izraelitët në librin Gjyqtarët, mendo rreth mënyrës se si ai mund të gjejë zbatim në jetën tënde. Ftoje Frymën e Shenjtë të të mësojë më shumë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ndërsa e studion këtë model.

Cikli i mëkatit dhe çlirimit

Kur izraelitët hynë në tokën e premtuar, Zoti i urdhëroi t’i dëbonin banorët e ligj (shih te Ligji i Përtërirë 7:1–4). Shumë izraelitë zgjodhën të mos i bindeshin plotësisht këtij urdhërimi. Ata lejuan që disa nga banorët e ligj të qëndronin (shih te Gjyqtarët 1:21, 27–28). Te Gjyqtarët 2–4, ne mësojmë rreth një modeli ose cikli shpirtëror që përjetuan izraelitët për shkak se në mënyrë të vazhdueshme nuk arritën ta ndiqnin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Merreni parasysh ta paraqitni ciklin vijues në tabelë. Ftojini nxënësit ta kopjojnë atë në ditarët e tyre të studimit.

A diagram depicting the cycle of sin and deliverance in the book of Judges with four sections connected by blue arrows.

Ftojini nxënësit t’i studiojnë vargjet vijuese me një partner ose grup të vogël, duke kërkuar modelin e sjelljes që ekzistonte mes izraelitëve. Nxënësit mund ta përmbledhin secilin grup vargjesh me një fjalë ose frazë. Ata mund ta shkruajnë më pas atë fjalë ose frazë në kutinë e duhur në diagramet e tyre.

1. Gjyqtarët 3:5–7 (Shënim: Baali është një perëndi i rremë që adhurohej në Kanaan. Termi Asheroth [korijet në Biblën anglisht] i referohet “një peme të gjallë ose një shkopi të ngjashëm me një pemë, i ngritur si një send adhurimi” [Bible Dictionary, “Grove”].)

2. Gjyqtarët 3:8

3. Gjyqtarët 3:9 (fraza e parë e vargut)

4. Gjyqtarët 3:9–11

Pasi nxënësit t’i kenë studiuar vargjet, ftojini ata të tregojnë fjalët ose frazat që përfshinë në diagramet e tyre. Nëse është e nevojshme, mund të jepni sugjerimet vijuese për secilën kuti: 1. Mëkati; 2. Pasojat; 3. Thërritja e Zotit; 4. Çlirimi nëpërmjet Zotit. Për t’i ndihmuar nxënësit ta shënojnë këtë cikël në shkrimet e tyre të shenjta, mund t’i ftoni ata ta shkruajnë fjalën ose frazën nga secila kuti pranë secilit grup vargjesh.

Pastaj paraqitni udhëzimet vijuese. Jepuni nxënësve disa minuta për të studiuar disa ose të gjitha referencat.

Për të parë shembuj të tjerë të këtij cikli te Gjyqtarët 2–4, studio disa nga referencat vijuese. Ndërsa vëren elemente të ndryshme të ciklit, mund t’i emërtosh ato në shkrimet e tua të shenjta. (Shënim: Jo çdo element i ciklit do të shfaqet në çdo grup vargjesh.)

Gjyqtarët 2:10–18

Gjyqtarët 3:12–15, 26–30

Gjyqtarët 4:1–4, 14–16

  • Çfarë mund të mësojmë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga ky cikël te Gjyqtarët 2–4?

    ikona e seminaritNdërsa nxënësit japin përgjigjet për pyetjen e mëparshme, merreni parasysh të vini në dukje idetë e tyre që tregojnë dashurinë dhe cilësitë e Perëndisë. Një mënyrë për ta bërë këtë, është të bëni pohime të thjeshta pasi të flasin nxënësit. Mund të thoni: “Faleminderit për pikëpamjen tuaj rreth natyrës së mëshirshme të Jezu Krishtit” ose “Jam mirënjohës për kujtuesin tuaj të fuqisë që ka Shpëtimtari për të na çliruar” ose “Përse është e rëndësishme të dini se edhe Ati Qiellor e ka atë cilësi që vutë re te Shpëtimtari?” (Për trajnim shtesë mbi ndihmën ndaj nxënësve që të vijnë te Jezu Krishti, shihni pjesën “Help Learners Strengthen Their Relationship with Heavenly Father and Jesus Christ” [“Ndihmojini Nxënësit ta Forcojnë Marrëdhënien e Tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin”] tek Teacher Development Skills [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve] [2022], f. 9.)

    Disa të vërteta që mund t’i zbulojnë nxënësit rreth Zotit në këto fragmente, janë:

    Nëse zgjedhim të mos e pranojmë Zotin, ne do ta humbasim udhërrëfimin dhe mbrojtjen e Tij në jetën tonë.

    Ndërsa zgjedhim të drejtohemi te Zoti dhe të thërrasim emrin e Tij, Ai do të na çlirojë.

  • Si mendon se mund të ndikojë në jetën tënde të kuptuarit e këtyre të vërtetave?

Çliruesi

Shpjegoni se një nga titujt e Shpëtimtarit është Çlirimtari (shihni te 2 Samuelit 22:2). Nxënësit mund t’i lexojnë dhe krahasojnë vargjet te Mosia 7:33 me Gjyqtarët 3:9. Kërkojuni atyre të tregojnë se si individët që ndihmuan në çlirimin e izraelitëve në librin Gjyqtarët, simbolizojnë Jezu Krishtin.

Për t’i ndihmuar nxënësit të ndalojnë dhe individualizojnë atë që kanë mësuar, mund të shkruani “unë” në tabelë në qendër të ciklit. Ftojini nxënësit të përsiatin se ku mund të jenë aktualisht në cikël. Kërkojuni atyre të mendojnë rreth situatave në jetën e tyre ku u nevojitet çlirimi nga Shpëtimtari.

Plaku Kajl S. Mek‑Kei, i Të Shtatëdhjetëve, dëshmoi për mënyrën se si Jezu Krishti është Çliruesi i Madh:

11:39
Elder Kyle S. McKay of the General Authority Seventy Official Portraits. Taken March 2018.

“Unë jap dëshmi se Jezu Krishti është Çliruesi i Madh dhe në emrin e Tij unë premtoj se kur [drejto]heni tek Ai me bindje të vërtetë dhe qëllim të plotë të zemrës, Ai do t’ju çlirojë nga gjithçka që kërcënon ta zvogëlojë apo shkatërrojë jetën ose gëzimin tuaj”. (“Mirësia e Menjëhershme e Perëndisë”, Liahona, maj 2019, f. 107)

  • Çfarë mendimesh ose ndjenjash ke ndërsa reflekton mbi këtë thënie?

    Merreni parasysh t’u jepni nxënësve kohë për të renditur në ditarët e tyre të studimit ose në tabelë çdo kërcënim që mund të “zvogëlojë apo shkatërrojë jetën ose gëzimin [e tyre]”.

    Afër listës që krijuan, nxënësit mund të shkruajnë përgjigjet për pyetjen vijuese.

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të na çlirojë Shpëtimtari kur drejtohemi tek Ai?

Ndihmojini nxënësit të zbulojnë mënyrat shtesë se si Shpëtimtari mund të na çlirojë ndërsa drejtohemi tek Ai. Ata mund të mendojnë për shembuj të çlirimit nga Shpëtimtari në shkrimet e shenjta, në jetën e tyre ose në jetën e njerëzve që njohin. Mund t’i ftoni nxënësit të gjejnë shkrime të shenjta që u mësojnë rreth fuqisë së Zotit për të çliruar, të tilla si Alma 36:27–29; 38:5.

Ftoni vullnetarë të japin idetë e tyre. Mund t’i ftoni gjithashtu të shpjegojnë mënyrën se si të kujtuarit e këtyre shembujve mund t’i ndihmojë ata ta forcojnë besimin dhe mirëbesimin e tyre te Shpëtimtari.

Demonstro kuptueshmëri

Për t’i ndihmuar nxënësit ta demonstrojnë kuptueshmërinë e tyre për rolin e Shpëtimtarit si Çlirues, paraqitni udhëzimet vijuese. Ata mund ta plotësojnë veprimtarinë me një partner ose një grup të vogël.

  1. Krijo një skenar rreth një personi të ri në moshë që ka nevojë për ta çliruar Shpëtimtari nga një situatë e caktuar.

  2. Shkruaj një paragraf që e përmbledh atë që ke mësuar rreth mënyrës se si Shpëtimtari mund ta çlirojë këtë person.

Merreni parasysh t’i vini nxënësit të plotësojnë hapin 1 dhe më pas t’ia tregojnë skenarin e tyre një dysheje ose grupi tjetër. Ata mund ta plotësojnë më pas hapin 2 në përgjigje ndaj skenarit të grupit tjetër.

Mund ta përmbyllni këtë mësim duke treguar një përvojë ose dëshmi për fuqinë e Shpëtimtarit për të çliruar.