“Mësimi 6: Familja”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 6”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 6
Family
Objektivi: Unë do të mësoj të flas rreth numrit të njerëzve që janë në një familje.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: You Are a Child of God
Ju Jeni një Fëmijë i Perëndisë
I am a child of God with eternal potential and purpose.
Unë jam një fëmijë i Perëndisë me potencial dhe qëllim të përjetshëm.
Perëndia është Ati i shpirtrave tanë, prandaj e quajmë Ati Qiellor. Ati juaj Qiellor ju do. Ai dëshiron që ju të kuptoni identitetin tuaj të vërtetë dhe marrëdhënien tuaj me Të. Nëpërmjet profetëve të Tij, Perëndia na mëson për natyrën tonë të vërtetë. Pali, një profet në Bibël, dha mësim:
“Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë” (Romakëve 8:16).
Mësimet e Palit janë të vërteta për ju. Ju jeni bijë ose bir i një Ati të dashur Qiellor. Ju keni potencial të përjetshëm. Perëndia ka një qëllim për jetën tuaj. Ndërsa e pyesni Perëndinë, Ai mund t’ju ndihmojë që të kuptoni se kush jeni dhe kush mund të bëheni. Kurdoherë që dyshoni tek aftësia juaj për të mësuar anglisht, mbani mend se jeni një fëmijë i Perëndisë. Ai ju do dhe dëshiron t’ju ndihmojë që të rriteni dhe të përparoni. Teksa luteni dhe kërkoni ndihmën e Tij, Ai do t’ju ndihmojë që të mësoni.
Ponder
-
Si do ta përshkruanit marrëdhënien midis një ati të dashur dhe fëmijës së tij?
-
Si ndikon tek ndjenjat tuaja rreth vetvetes dijenia se keni një Atë të dashur Qiellor?
-
Si mund ta zhvilloni marrëdhënien tuaj me Atin Qiellor?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Mendoni për situata kur do ta përdornit fjalën në ushtrimin tuaj të përditshëm.
|
family |
familja |
|
have/has |
kam/ke/ka/kemi/keni/kanë |
|
How many … ? |
Sa … ? |
|
There are …/There is … |
Ka … |
Numbers
|
1 – one |
1 – një |
|
2 – two |
2 – dy |
|
3 – three |
3 – tre |
Nouns
|
husband |
bashkëshort |
|
wife |
bashkëshorte |
|
father (dad) |
baba (babi) |
|
mother (mom) |
nënë (mami) |
|
brother/brothers |
vëlla/vëllezërit |
|
sister/sisters |
motër/motrat |
|
child/children |
fëmijë/fëmijët |
|
daughter/daughters |
bijë/bijat |
|
son/sons |
biri/bijtë |
|
boy/boys |
djalë/djemtë |
|
girl/girls |
vajzë/vajzat |
|
person/people |
person/njerëz |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: How many (noun) are in your family?A: There are (number) (noun) in my family.
Questions
Answers
Examples
Q: How many people are in Sam’s family?A: There are four people in his family.
Q: How many sisters are in your family?A: There are two sisters in my family.
Q: How many sons are in your family?A: There is one son in my family.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i përdorni modelet në një bashkëbisedim me një mik. Mund të flisni ose të dërgoni mesazhe.
Q: How many (noun) do you have?A: I have (number) (noun).
Questions
Answers
Examples
Q: How many children do you have?A: I have six children.
Q: How many brothers does she have?A: She has three brothers.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Additional Activities
Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.
Act in Faith to Practice English Daily
Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.
Conversation Group
Discuss the Principle of Learning: You Are a Child of God
(20–30 minutes)
-
Lexojeni me zë të lartë parimin e të mësuarit për këtë mësim.
-
Diskutoni pyetjet.
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilës familje. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
New Vocabulary
|
who is |
kush është |
Example: Yuka
-
A: Who is Yuka?
-
B: Yuka is the mother.
-
A: How many people are in Yuka’s family?
-
B: There are six people in her family.
-
A: How many children does Yuka have?
-
B: She has three children.
-
A: How many daughters does Yuka have?
-
B: She has two daughters.
-
A: How many sons are in her family?
-
B: She has one son.
Image 1: Kalani
Image 2: Akin
Image 3: Betty
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth njerëzve në familjen tuaj. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: How many people are in your family?
-
B: There are six people in my family.
-
A: How many sisters do you have?
-
B: I have three sisters.
-
A: How many children does your sister have?
-
B: She has six children.
Evaluate
(5–10 minutes)
Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.
Evaluate Your Progress
I can:
-
Use family words.
Të përdor fjalë për familjen.
-
Say how many people are in my family.
Të them se sa njerëz janë në familjen time.
Evaluate Your Efforts
Vlerësoni përpjekjet tuaja që:
-
Të studioni parimin e të mësuarit.
-
Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.
-
T’i ushtroni modelet.
-
Të ushtroheni çdo ditë.
Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.
Tregojani synimin tuaj një partneri.
Act in Faith to Practice English Daily
“Perëndia është Ati ynë i dashur në Qiell dhe Ai i do të gjithë fëmijët e Tij përsosurisht, përfshirë edhe ju. Ai na deshi përpara se ta donim Atë dhe prova e dashurisë së Tij për ju është kudo” (God’s Love, ComeUntoChrist.org).