2025
Si mund ta di që jam penduar dhe jam falur vërtet?
Qershor 2025


Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Qershor 2025

Si mund ta di që jam penduar dhe jam falur vërtet?

e re duke u lutur

Coming Full Circle [Plotësimi i Ciklit], nga Jenedy Paige

Zoti ka thënë: “Ai që është penduar për mëkatet e tij, po ai falet dhe unë, Zoti, nuk i kujtoj më ato.

Në këtë mënyrë ju mund të dini nëse një njeri pendohet për mëkatet e tij – vini re, ai do t’i rrëfejë ato e do t’i braktisë ato” (Doktrina e Besëlidhje 58:42–43).

Nëpërmjet pendimit të sinqertë, ne mund të marrim falje. “Kur ndieni ngushëllim nga Shpirti, mund ta dini se fuqia shlyese e Shpëtimtarit po vepron në jetën tuaj.” Dhe nëse rrëshqasim përsëri, ne mund të pendohemi përsëri, mund të falemi dhe të vazhdojmë të përpiqemi.

Përveç kësaj, Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ka dhënë mësim: “Satani do të përpiqet të na bëjë të besojmë se mëkatet tona nuk na janë falur sepse ne mund t’i mbajmë mend ato. Satani është një gënjeshtar. … Perëndia nuk na premtoi se ne nuk [do t’i kujtonim] mëkatet tona. Të mbajturit mend do të na ndihmojë të [shmangim bërjen] përsëri të të njëjtave gabime. Por nëse [qëndrojmë të vërtetë dhe] besnikë, [kujtimi] i mëkateve tona do të zbutet me kalimin e kohës.”