“Si Dëfton Bindje Pagëzimi?”, Liahona, janar 2023.
Eja, Më Ndiq
Mateu 3; Marku 1; Lluka 3
Si Dëfton Bindje Pagëzimi?
Shpëtimtari ynë është shembulli i përsosur i bindjes ndaj Atit Qiellor, kur deklaron: “Nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar” (Gjoni 5:30).
Shpëtimtari u pagëzua për të treguar bindjen e Tij me përpikëri ndaj Atit Qiellor. Në mënyrë të ngjashme, kur e tregojmë bindjen tonë duke u pagëzuar, ne hyjmë në një besëlidhje me Perëndinë për të qenë dishepuj të përkushtuar e të bindur të Jezu Krishtit. (Shih te 2 Nefi 31:5–13.)
Një ilustrim i bindjes së Shpëtimtarit gjendet te tregimi për pagëzimin e Tij:
“Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t’u pagëzuar prej tij.
Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ‘Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?’.
Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: ‘Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi’” (Mateu 3:13–15).
John Baptizing Jesus [Gjoni Duke Pagëzuar Jezusin], nga Harry Anderson